• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 14 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rritja historike e arit, çmimi mund të kapërcejë deri në 4 mijë dollarë vitin e ardhshëm

Editor Nga Editor
1 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Rritja historike e arit, çmimi mund të kapërcejë deri në 4 mijë dollarë vitin e ardhshëm
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas një periudhe të gjatë stabiliteti, ari ka shënuar një rikthim të fuqishëm në tregjet ndërkombëtare, duke u pozicionuar sërish si një nga asetet më të kërkuara nga investitorët. Që nga fillimi i vitit 2025, çmimi i arit është rritur me afro 50%, duke arritur një rekord historik prej mbi 3,800 dollarësh për onz. Bankat më të mëdha botërore si J.P. Morgan, Bank of America dhe Goldman Sachs parashikojnë që kjo rritje mund të vazhdojë, duke çuar çmimin në mbi 4,000 dollarë deri në vitin 2026 dhe ndoshta deri në 5,000 dollarë, nëse trendet aktuale nuk ndryshojnë.

Ky moment historik i arit mbështetet në tre shtylla kryesore: politikat monetare në SHBA, zhvendosja e rezervave valutore nga bankat qendrore dhe shtimi i kërkesës nga investitorët institucionalë dhe privatë.

  1. Ulja e normave të interesit dhe rikthimi I inflacionit

Rezerva Federale e SHBA (FED) ka nisur një cikël të ri të uljes së normave të interesit, në përpjekje për të zbutur ngadalësimin ekonomik dhe për të mbështetur tregun e punës. Në shtator 2025, FED uli normën bazë me 0.25 pikë përqindje, edhe pse inflacioni mbeti mbi objektivin e 2%, duke arritur në 2.9% në gusht.

Historikisht, periudhat me norma të ulëta dhe inflacion të lartë kanë sjellë rritje të konsiderueshme të çmimit të arit. Bank of America raporton se që nga viti 2001, në situata të ngjashme, ari ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej 13%. Edhe sipas J.P. Morgan, në çdo cikël të fundit të uljes së normave nga FED, ari është rritur mesatarisht me 7% brenda nëntë muajve.

  1. Rënia e besimit në dollarin amerikan dhe obligacionet shtetërore

Pasiguria gjeopolitike, borxhi i lartë i SHBA-së dhe tensionet tregtare kanë bërë që bankat qendrore të orientohen gjithnjë e më shumë drejt arit si një aset i sigurt, në vend të dollarit apo obligacioneve amerikane.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, bankat qendrore blenë 166.5 ton ar, ndërsa për gjithë vitin priten blerje mes 700 dhe 800 tonëve. Kina në veçanti, e cila aktualisht ka vetëm 8% të rezervave të saj në ar, ka njoftuar synimin për të rritur këtë përqindje në 20%, duke gjeneruar kërkesë të qëndrueshme në vitet që vijnë.

  1. Interesi i lartë nga investitorët privatë dhe fondet ETF

Interesi për arin nuk po vjen vetëm nga bankat qendrore. Investitorët institucionalë dhe privatë, përfshirë fondet ETF, po rrisin ekspozimin ndaj këtij aktivi. Të dhënat e Bloomberg tregojnë se fondet ETF që investojnë në ar kanë arritur vlerën rekord prej 112.5 miliardë dollarësh, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Duke qenë se tregu i arit përfaqëson vetëm rreth 4% të aseteve globale të investueshme, edhe lëvizje të vogla në kapital mund të kenë ndikim të madh në çmim. J.P. Morgan vlerëson se për çdo 10 miliardë dollarë të reja të investuara në ar, çmimi mund të rritet me rreth 3% në afat të shkurtër.

Në një klimë të pasigurt globale dhe me perspektiva të dobëta për monedhën amerikane, ari duket se është rikthyer fuqishëm si strehë e sigurt për investitorët në kërkim të mbrojtjes nga inflacioni dhe paqëndrueshmëria ekonomike. /Skyweb.al

Etiketat: ari
Artikulli para

Pesticide mbi normë, Kroacia bllokon 8 mijë kilogramë speca të kuq djegës nga Shqipëria

Artikulli pas

I pari në histori, Elon Musk arrin 500 miliard dollarë pasuri neto

Editor

Editor

Nga Kategoria

FMN ngre alarmin: Bota pranë krizës më të madhe energjetike të kohëve moderne
Ekonomi

FMN ngre alarmin: Bota pranë krizës më të madhe energjetike të kohëve moderne

14 Prill, 2026
RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes
Ekonomi

RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

14 Prill, 2026
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve
Ekonomi

FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve

14 Prill, 2026
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve
Ekonomi

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

14 Prill, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, si nis java për dollarin dhe valutat e tjera
Ekonomi

Java nis “dramë” për euron dhe dollarin, leku nuk “pyet” dhe vijon forcimin

14 Prill, 2026
Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3 mijë lekë në muaj në fund të 2025-s
Ekonomi

Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3 mijë lekë në muaj në fund të 2025-s

14 Prill, 2026
Artikulli pas
I pari në histori, Elon Musk arrin 500 miliard dollarë pasuri neto

I pari në histori, Elon Musk arrin 500 miliard dollarë pasuri neto

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Aktualitet

Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim

Nga SkyWeb
4 Gusht, 2025
0

Në Shqipëri, pallatet prej vitesh janë kthyer në një arenë debatesh të pafundme mes fqinjësh, ku secili rregullon sipas dëshirës...

Lexo të plotë
GJKKO lë në fuqi masat për Belinda Ballukun

GJKKO lë në fuqi masat për Belinda Ballukun

22 Nëntor, 2025
Si ndihmoi karboni radioaktiv në zgjidhjen e mistereve natyrore

Si ndihmoi karboni radioaktiv në zgjidhjen e mistereve natyrore

21 Tetor, 2025
Studimi: ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun për zemrën

Studimi: ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun për zemrën

23 Mars, 2026
Me një përvojë të gjatë në fushën e sigurisë, kush është Major Vasil Çuni që kandidon për kreun e Gardës së Republikës

Me një përvojë të gjatë në fushën e sigurisë, kush është Major Vasil Çuni që kandidon për kreun e Gardës së Republikës

5 Janar, 2026

Të Fundit

Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!

Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!

14 Prill, 2026
FMN ngre alarmin: Bota pranë krizës më të madhe energjetike të kohëve moderne

FMN ngre alarmin: Bota pranë krizës më të madhe energjetike të kohëve moderne

14 Prill, 2026
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin

VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin

14 Prill, 2026
E BUJSHME/ Italia i njeh zyrtarisht dy grave dëmtime shëndetësore nga vaksina anti-Covid: Çfarë do të thotë kjo

E BUJSHME/ Italia i njeh zyrtarisht dy grave dëmtime shëndetësore nga vaksina anti-Covid: Çfarë do të thotë kjo

14 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr