• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pas një viti pritje, merren mostrat nga mbetjet toksike të Kurum në Porto Romano

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Tetor, 2025
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
Si po sabotohen hetimet për skandalin me mbetjet toksike të Kurum, SPAK thirret të bëjë detyrën!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Më në fund, pas më shumë se një viti nga shpërthimi i skandalit, ekspertë të specializuar mbërritën në zonën industriale të Porto Romanos në Durrës për të marrë mostra nga 102 kontejnerët me rreth 2,100 tonë mbetje të dyshuara toksike, të sekuestruara prej një viti me urdhër të Prokurorisë.

Procesi po zhvillohet me kujdes maksimal, pasi mbetjet kanë qëndruar gjatë në ambient të hapur dhe dyshohet se janë ngurtësuar, duke e bërë marrjen e kampionëve më të ndërlikuar.

Sipas burimeve zyrtare, mostrat do të dërgohen në një laborator të specializuar në Itali, ku do t’i nënshtrohen analizave të detajuara për të përcaktuar përbërjen kimike dhe nivelin e mundshëm të toksicitetit.

Rezultatet pritet të jenë vendimtare për hetimin penal ndaj kompanisë “Kurum International”, nën akuzë për eksport të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme.

Skyweb.al raportoi më herët se për më shumë se 11 muaj, kontejnerët qëndrojnë të mbyllur në Porto Romano pa u analizuar, ndërsa Prokuroria e Durrësit nuk ka kryer as aktet bazë të hetimit, si marrja e mostrave me zinxhir prove apo përcaktimi shkencor i përbërjes.

Hetimet janë zvarritur dhe sabotuar, pavarësisht se ngarkesa është kthyer nga jashtë vendit pas dyshimeve për mbetje të rrezikshme.

Mbetjet kishin dalë nga furrat e shkrirjes së çelikut të kompanisë Kurum, ndërsa në dokumentet doganore janë deklaruar si “oksid hekuri”, me qëllim shmangien e përkufizimit ligjor si mbetje toksike.

Si plasi skandali

Në gusht të vitit të kaluar, autoritetet tajlandeze refuzuan hyrjen e një ngarkese me “material riciklues” të dërguar nga Shqipëria, pasi testet paraprake zbuluan elementë të rrezikshëm.

Ngarkesa u rikthye në Portin e Durrësit, ku më pas u sekuestrua me urdhër të Prokurorisë.

Në total, 102 kontejnerë me mbi 2,100 tonë mbetje mbërritën sërish në vend, por që prej asaj kohe nuk është kryer asnjë analizë e plotë laboratorike, deri në ndërhyrjen e fundit të autoriteteve.

Rezultatet e analizave në Itali do të përcaktojnë nëse mbetjet janë toksike dhe nëse përbëjnë rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik, duke hapur rrugën për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe kompanive të përfshira, Kurum International dhe Sokolaj Shpk. /skyweb.al

Artikulli para

Gjermania bën gati 7 miliardë euro për 20 avionë Eurofighter të rinj dhe pajisje të tjera ushtarake

Artikulli pas

Një këngë, një Evropë: mesazh frymëzues për sot dhe nesër

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Një këngë, një Evropë: mesazh frymëzues për sot dhe nesër

Një këngë, një Evropë: mesazh frymëzues për sot dhe nesër

Të Përzgjedhura

Zjarri rrethoi Krujën, Rama: Bilanci mund të kishte qenë tragjik, siç po ndodh në vende të tjera të Europës
Aktualitet

Zjarri rrethoi Krujën, Rama: Bilanci mund të kishte qenë tragjik, siç po ndodh në vende të tjera të Europës

Nga Editor
9 Gusht, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarrit në Krujë, ku forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe policore u angazhuan gjatë...

Lexo të plotë
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Gati 1 në 3 shqiptarë në moshë pensioni drejt varfërisë ekstreme

11 Korrik, 2026
Drejt një epokë të re zhvillimi dhe inovacioni, One Albania emëron Barna Kutvolgyi CEO të ri

Drejt një epokë të re zhvillimi dhe inovacioni, One Albania emëron Barna Kutvolgyi CEO të ri

8 Tetor, 2025
Nga teknologjia te mjekësia, Microsoft kërkon të shpikë super-inteligjencën që shpëton jetë

Nga teknologjia te mjekësia, Microsoft kërkon të shpikë super-inteligjencën që shpëton jetë

6 Nëntor, 2025
Studimi i fundit zbulon efektet e ushqyerjes me gji tek zhvillimi i trurit dhe pasojat psikologjike gjatë jetës

Studimi i fundit zbulon efektet e ushqyerjes me gji tek zhvillimi i trurit dhe pasojat psikologjike gjatë jetës

16 Korrik, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr