• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 1 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

BE: Nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

Editor Nga Editor
10 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
BE: Nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nisma e dërguar në Komisionin Evropian propozon që për hapat teknikë ndërmjetës të vendosen me shumicë të kualifikuar, ndërsa për fillimin dhe përfundimin e negociatave të jetë i nevojshëm votimi njëzëri. Sipas ministres austriake për Europën, Klaudia Plakolm, e qendroi në Shkup (10.10.2025) qëllimi i kësaj iniciative është të përshpejtohet procesi dhe të shmangen çështje bilaterale politike që bllokojnë procesin e anëtarësimit.

“Austria do të angazhohet për shumicë të kualifikuar në procesin e inkuadrimit të vendeve në BE, me qëllim që të ulet burokracia. Kjo do të thotë se nuk do të jetë i domosdoshëm konsensusi për çdo hap teknik për secilin vend kandidat. Për procesin përfundimtar të anëtarësimit do të kërkohet konsensus, por ndërkohë do të ulen tensionet në marrëdhëniet dypalëshe dhe do të mund të merren vendime në një masë më të madhe në mënyrë neutrale”, deklaroi ministrja austriake Plakolm.

Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë Neva Grashiç thotë; se zgjerimi i BE-së edhe më tej mbetet prioritet para së gjithash për shkak të dinamikës gjeopolitike: “Insistojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030. Duam të shohim vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë të përparojnë, ndaj propozojmë votim me shumicë të kualifikuar për çështje teknike lidhur me zgjerimin”, është e mendimit Neva Grashiç.

Murtezani: Ndryshim do të përshpejtonte procesin e anëtarsimit

Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut Orhan Murtezani vlerëson se metodologjia e re do të ishte e mirëseardhur për vendet kandidate për anëtarim në BE, sepse kjo metodologji dukshëm do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit. “Në kohën kur është përcaktuar kjo metodologji rrethanat kanë qenë të tjera, tani rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar dhe patjetër duhet të vendoset metodologji e re, e cila do të mundësojë përmbyllje të shpejtë të procesit në kushtet e pasigurive të mëdha”, u shpreh Murtezani.

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova duke vënë në dukje paqëndrueshmërinë e pritjes së gjatë të Ballkanit Perëndimor në portat e Brukselit, mirëpret iniciativën për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsim në BE: “Unë besoj në vullnetin e mirë, besoj në qëllimet e mira, besoj në angazhimin e iniciatorëve ndaj procesit dhe përgjegjësinë e tyre të veçantë ndaj rajonit dhe përparimit të tij të përshpejtuar drejt BE-së”, thekson presidentja Siljanovska-Davkova.

Kacarska :Në thelb nuk ndryshohet asgjë, veto-ja mbetet

Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Europiane thotë, se iniciativa për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes në fazat kalimtare të negociatave mund të jetë një lehtësim por megjithatë në esencë procedura aktuale me votimin njëzëri nuk ndryshon. “Ndyshimi eventual i metodoligjisë do t’u bënte presion vendeve që janë skeptike dhe pengojnë politikën e zgjerimit, ku para së gjithash mendoj për Hungarinë për shkak të bllokimit ndaj Ukrainës. Në aspektin teknik, gjthsesi do të mundësonte përshpejtim të një pjese të rëndësishme të procesit, por megjithatë mos të krijojmë pritshmëri se ky ndryshim do ta ndryshonte në thelb mënyrën e vendimmarrjes në procesin e zgjerimit ku tek e fundit veto-ja mbetet”, vëren Kacarska.

Iniciativa për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes deri më tani ka mbështetjen e 16 shteteve anëtare të BE-së dhe kjo nismë i është dërguar kryetarit të Këshillit Evropian Antonio Kosta. /DW

Etiketat: anetaresimBE
Artikulli para

ChatGPT po përdoret edhe nga hidraulikët, si i ndihmon

Artikulli pas

Plakja e popullsisë dhe estetika rrit ndjeshëm të ardhurat për tregun farmaceutik

Editor

Editor

Nga Kategoria

DOSJA E SPAK/ Pjerin Ndreu mbahej me lekë nga Mir Pepa krahas motrave Berisha?
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Pjerin Ndreu mbahej me lekë nga Mir Pepa krahas motrave Berisha?

1 Maj, 2026
Donald Trump zbulon pse nuk vesh antiplumb
Aktualitet

Donald Trump zbulon pse nuk vesh antiplumb

1 Maj, 2026
Një tjetër goditje për fermerët/ Skema e subvencioneve në rrezik për shkak të keqmenaxhimit
Aktualitet

Një tjetër goditje për fermerët/ Skema e subvencioneve në rrezik për shkak të keqmenaxhimit

1 Maj, 2026
Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi
Aktualitet

Rama: BE është bekim për Shqipërinë, duhen më pak pengesa burokratike

1 Maj, 2026
Ministria e Jashtme njofton 10 pozicione të lira pune pranë misionit shqiptar në Bruksel: Si të aplikoni
Aktualitet

Ministria e Jashtme njofton 10 pozicione të lira pune pranë misionit shqiptar në Bruksel: Si të aplikoni

1 Maj, 2026
Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë lëvizin pa kontrolle kufitare nga sot deri në 30 shtator
Aktualitet

Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë lëvizin pa kontrolle kufitare nga sot deri në 30 shtator

1 Maj, 2026
Artikulli pas
3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

Plakja e popullsisë dhe estetika rrit ndjeshëm të ardhurat për tregun farmaceutik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

HARTAT/ Dalin çmimet e referencës për çdo bashki në vend, sa kushtojnë apartamentet
Ekonomi

HARTAT/ Dalin çmimet e referencës për çdo bashki në vend, sa kushtojnë apartamentet

Nga SkyWeb
24 Korrik, 2025
0

Publikohen hartat e zonave kadastrale të çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve për 61 bashkitë në rang vendi. Për...

Lexo të plotë
Pse e “dogji” Rama-Spiropalin? Gazetari zbulon prapaskenat, gabimi i pafalshëm që bëri “Mamica”

Pse e “dogji” Rama-Spiropalin? Gazetari zbulon prapaskenat, gabimi i pafalshëm që bëri “Mamica”

27 Shkurt, 2026
Alba Cosmetic International, fabrika që kërcënon në çdo moment jetën e banorëve në Porto Romano

Alba Cosmetic International, fabrika që kërcënon në çdo moment jetën e banorëve në Porto Romano

2 Qershor, 2025
Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

12 Gusht, 2025
Google pranon problemet dhe heq disa përmbledhje të AI për shëndetin

Google pranon problemet dhe heq disa përmbledhje të AI për shëndetin

11 Janar, 2026

Të Fundit

1 Maji në epokën e Inteligjencës artificiale: a do të ketë më punëtorë?

1 Maji në epokën e Inteligjencës artificiale: a do të ketë më punëtorë?

1 Maj, 2026
DOSJA E SPAK/ Pjerin Ndreu mbahej me lekë nga Mir Pepa krahas motrave Berisha?

DOSJA E SPAK/ Pjerin Ndreu mbahej me lekë nga Mir Pepa krahas motrave Berisha?

1 Maj, 2026
Donald Trump zbulon pse nuk vesh antiplumb

Donald Trump zbulon pse nuk vesh antiplumb

1 Maj, 2026
Një tjetër goditje për fermerët/ Skema e subvencioneve në rrezik për shkak të keqmenaxhimit

Një tjetër goditje për fermerët/ Skema e subvencioneve në rrezik për shkak të keqmenaxhimit

1 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr