• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pabarazia financiare, INSTAT thotë se jemi më mirë se Serbia, gjithë vendet e rajonit, përfshi dhe Bullgarinë

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pabarazia financiare, INSTAT thotë se jemi më mirë se Serbia, gjithë vendet e rajonit, përfshi dhe Bullgarinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria rezulton të ketë pabarazinë më të ulët në rajon, sipas të dhënave të fundit të INSTAT, që matin shpërndarjen e të ardhurave përmes koeficientit Gini.

Ky tregues, që varion nga 0 në 100 për qind, mat shkallën e pabarazisë ekonomike në një vend, sa më i ulët të jetë, aq më të barabarta janë të ardhurat mes qytetarëve.

Sipas raportit të publikuar për vitin 2024, koeficienti Gini në Shqipëri është 29.8 për qind, duke shënuar rënie me 0.8 pikë përqindje krahasuar me vitin 2023. Kjo e vendos vendin tonë në pozicionin më të favorshëm në Ballkan sa i takon shpërndarjes së të ardhurave.

Në krahasim me fqinjët, Serbia regjistron një nivel pabarazie prej 32.8 për qind, Mali i Zi 31.5 për qind, Maqedonia e Veriut rreth 31 për qind dhe Bosnjë-Hercegovina 30.5 për qind.

Ndërkohë, Bullgaria, vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka një nga nivelet më të larta të pabarazisë në rajon, me 38.4 për qind, sipas të dhënave të Eurostat.

Ekspertët e ekonomisë theksojnë se ky rezultat tregon një shpërndarje më të balancuar të të ardhurave në Shqipëri, megjithëse niveli absolut i tyre mbetet më i ulët në raport me vendet e rajonit.

Faktorët që kanë ndikuar pozitivisht përfshijnë rritjen e punësimit, forcimin e politikave sociale dhe efektin e remitancave, të cilat kanë amortizuar ndikimin e krizave të fundit në ekonomi.

Megjithatë, perceptimi publik është krejt ndryshe nga statistikat zyrtare. Sipas Bankës Botërore, në raportin e saj ekonomik për Ballkanin të publikuar në pranverë, qytetarët në Shqipëri dhe rajon ndjejnë se pabarazia është shumë më e lartë nga sa tregohet në të dhëna.

Rreth dy të tretat e popullsisë në Ballkan mendojnë se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është zgjeruar gjatë katër viteve të fundit, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut mbi 80 për qind e të anketuarve besojnë se situata po përkeqësohet.

Banka Botërore paralajmëron se ky ndarje midis realitetit ekonomik dhe perceptimit publik është shqetësuese, sepse cenon besimin në institucionet dhe efektivitetin e politikave që synojnë uljen e pabarazisë.

Në standardet ndërkombëtare, një koeficient Gini nën 30 për qind konsiderohet tregues i pabarazisë së moderuar, ndërsa vlerat mbi 35 për qind sinjalizojnë ndarje të theksuar midis shtresave të pasura dhe atyre me të ardhura të ulëta. /skyweb.al

Etiketat: koeficienti gini
Artikulli para

Gangrena e ndërmarrjeve publike: Si po përdoren KESH, OSHEE, OST si hambar RROGASH ndërkohë që janë në krizë financiare

Artikulli pas

SHIFRAT/ 545 mijë shqiptarë në prag të varfërisë, pa pensione dhe ndihmën e familjarëve shifra shkon gati 900 mijë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“PS nuk ka asnjë arsye të ndihet e lodhur”, Rama për protestuesit: U bënë papritur ambjentalistë
Aktualitet

“PS nuk ka asnjë arsye të ndihet e lodhur”, Rama për protestuesit: U bënë papritur ambjentalistë

8 Qershor, 2026
Gjenerata Z kërkon “kokën” e tij dhe të Berishës, Rama letër mediave të huaja: Janë vetëm 2 mijë veta në shesh
Aktualitet

A po jep Rama shenja zbutjeje ndaj protestës? Udhëzimi për deputetët dhe një paralajmërim

8 Qershor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet: Afati i fundit për deklaratat e padorëzuara është 30 qershori, përfituesit shmangin gjobat

8 Qershor, 2026
Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Euro vazhdon rënien, ngrihet dollari

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë
Aktualitet

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë
Ekonomi

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
SHIFRAT/ 545 mijë shqiptarë në prag të varfërisë, pa pensione dhe ndihmën e familjarëve shifra shkon gati 900 mijë

SHIFRAT/ 545 mijë shqiptarë në prag të varfërisë, pa pensione dhe ndihmën e familjarëve shifra shkon gati 900 mijë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Po sikur “boom-i” investimeve 3 trilionë dollarë në AI të dështojë?!
Ekonomi

Po sikur “boom-i” investimeve 3 trilionë dollarë në AI të dështojë?!

Nga SkyWeb
2 Janar, 2025
0

Investimet në inteligjencën artificiale kanë marrë përmasa të papara më parë, duke u kthyer në një nga boom-et më të...

Lexo të plotë
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët

STRUKTURA/ 350 punonjës, si do të funksionojë pasardhësja e AKSHI-t, Albanian Digital Solution

26 Maj, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Konsumatorët optimistë, por biznesi mendon ndryshe: Bie besimi te ekonomia

2 Tetor, 2025
Qiratë po ndezin zemërimin e votuesve në Europë

Qiratë po ndezin zemërimin e votuesve në Europë

28 Maj, 2026
Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave

Vendimi i Kushtetueses botohet në Fletoren Zyrtare, Balluku rikthehet zyrtarisht në detyrë

13 Dhjetor, 2025

Të Fundit

“PS nuk ka asnjë arsye të ndihet e lodhur”, Rama për protestuesit: U bënë papritur ambjentalistë

“PS nuk ka asnjë arsye të ndihet e lodhur”, Rama për protestuesit: U bënë papritur ambjentalistë

8 Qershor, 2026
Gjenerata Z kërkon “kokën” e tij dhe të Berishës, Rama letër mediave të huaja: Janë vetëm 2 mijë veta në shesh

A po jep Rama shenja zbutjeje ndaj protestës? Udhëzimi për deputetët dhe një paralajmërim

8 Qershor, 2026
Zgjimi i Gen Z shqiptare

Zgjimi i Gen Z shqiptare

8 Qershor, 2026
A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr