• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Bllokohen 450 ton misër serb me aflatoksinë, ishte nisur drejt konsumatorëve shqiptarë

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Bllokohen 450 ton misër serb me aflatoksinë, ishte nisur drejt konsumatorëve shqiptarë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit 15 kamionë të ngarkuar me misër të ardhur nga Serbia, me një peshë totale prej rreth 420 tonësh.

Ngarkesa dyshohet se përmban aflatoksinë, një nga toksinat më të rrezikshme për shëndetin e kafshëve dhe të njeriut.

Mostrat janë dërguar jo vetëm në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, por edhe në laboratorë të akredituar në Belgjikë dhe Itali, për shkak se këto laboratorë japin rezultatet shumë më shpejt se ISUV-i shqiptar.

Tashmë, analizat e para të kryera më 7 nëntor kanë konfirmuar se një sasi prej 25 tonësh misër serb rezultoi e kontaminuar me aflatoksinë. Ngarkesat e tjera janë në pritje të verifikimit, ndërsa të gjitha kanë si destinacion fermat blegtorale shqiptare.

Aflatoksina është toksinë kancerogjene e prodhuar nga myku, e cila futet në zinxhirin ushqimor sapo konsumohet nga kafshët.

Më pas ajo kalon në qumësht dhe nënprodukte të tij, pa u shpërbërë as nga proceset e pasterizimit apo përpunimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon aflatoksinën si një nga substancat më të rrezikshme për shëndetin e njeriut, me rrezik të lartë për kancer, veçanërisht atë të mëlçisë.

Sipas ekspertëve, mykotoksinat krijohen kur misri ruhet në kushte të papërshtatshme, pa tharje dhe ventilim.

Në Shqipëri, prodhimi vendas i misrit është në rënie të lirë, ndërsa fermerët detyrohen të ushqejnë bagëtinë me misër importi, kryesisht nga Serbia.

Arsyeja është e qartë: fermerët shqiptarë të drithërave janë më pak të subvencionuarit në rajon, ndërsa prodhuesi serb ka kosto më të ulëta dhe mund të shesë më lirë, duke zënë tregun vendas.

Si pasojë, lopët, delet dhe shpendët shqiptarë ushqehen me misër të importuar, i cili në këtë rast rezulton i rrezikshëm për shëndetin publik.

Ngarkesa e bllokuar prej 420 tonësh do të përfundonte në qindra ferma në të gjithë vendin.

Rasti shton edhe një herë alarmet për sigurinë ushqimore, ndërsa ngre pyetje serioze mbi varësinë e tregut blegtoral nga importet dhe dështimin e politikave bujqësore të viteve të fundit./skyweb.al

Artikulli para

BSH thotë se shtimi i të ardhurave buxhetore po ndikohet nga rritja e pagave

Artikulli pas

ANKESA NË KPP/ Akuza të forta për paracaktim të fituesit të tenderit 2.6 milionë euro të AKSHI-t për sistemin e gradave dhe revistave shkencore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

ANKESA NË KPP/ Akuza të forta për paracaktim të fituesit të tenderit 2.6 milionë euro të AKSHI-t për sistemin e gradave dhe revistave shkencore

Të Përzgjedhura

Qeveria zgjeron kompetencat e SHISH: Akses pa limit në të dhënat shtetërore, fokus edhe te kërcënimet ekonomike ndaj vendit
Aktualitet

Qeveria zgjeron kompetencat e SHISH: Akses pa limit në të dhënat shtetërore, fokus edhe te kërcënimet ekonomike ndaj vendit

Nga SkyWeb
21 Maj, 2026
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për Shërbimin Informativ Kombëtar” dhe ia ka kaluar projektligjin Kuvendit të Shqipërisë...

Lexo të plotë
“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër

“Ka problem motorri”, piloti “shokon” udhëtarët në ajër

2 Tetor, 2025
Europa në prag të krizës së madhe energjetike nëse vazhdon ndërprerja e furnzimit

Europa në prag të krizës së madhe energjetike nëse vazhdon ndërprerja e furnzimit

27 Mars, 2026
Studimi: Personat nën 50 vjeç po plaken biologjikisht më shpejt se brezat e mëparshëm

Studimi: Personat nën 50 vjeç po plaken biologjikisht më shpejt se brezat e mëparshëm

29 Qershor, 2026
Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve

Misteri i anulimit të tenderit për ndërtimin e burgut në Kukës pasi Salillari u shpall fitues

14 Korrik, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr