• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ndryshon fatura e energjisë elektrike, ERE miraton formatin e ri

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar një udhëzim të ri që detyron përfshirjen e më shumë të dhënave në faturat mujore të energjisë elektrike. Të gjitha faturat, sipas rregullave të reja, duhet të përmbajnë identifikimin e plotë të konsumatorit, kategorinë përkatëse dhe të dhëna të detajuara lidhur me vetëprodhimin e energjisë apo instalimin e pajisjeve për karikimin e automjeteve elektrike.

Konsumatoret do të kategorizohen sipas kuadrit ligjor në familjarë, biznese të lidhura në nivelin 0.4 kV që furnizohen nga Furnizuesi Universal, familjarë me konsum nën 700 kW, konsumatorë të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, objekte kulti, furra buke apo prodhues mielli, stacione karikimi për automjete elektrike, vetëprodhues me burime të rinovueshme dhe ujësjellës-kanalizime të lidhura në tension 35/20/10/6 kV. Furnizuesit janë të detyruar të përditësojnë sistemet e faturimit elektronik për të reflektuar këto kategori.

Sipas vendimit të Bordit të ERE të datës 13 nëntor, kompanitë furnizuese do të raportojnë çdo tre muaj listën e konsumatorëve që kanë instalime vetëprodhimi ose pajisje karikimi për automjete elektrike. Kjo bëhet për të garantuar transparencë dhe monitorim të saktë të rrjetit.

Udhëzimi përcakton se konsumatorët ekzistues që kanë stacione karikimi me fuqi mbi 11 kW të lidhura në 0.4 kV, por nuk disponojnë kontratë furnizimi të dedikuar, do të pajisen automatikisht me një kontratë të re nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, pa kosto shtesë për instalimin e sistemeve të matjes. E njëjta procedurë do të zbatohet për çdo konsumator të ri që aplikon për pika karikimi me të njëjtin kapacitet.

Udhëzimi i ri hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe do të zbatohet në faturimet që nisin nga muaji dhjetor 2025, duke sjellë transparencë më të madhe dhe kategorizim më të saktë në tregun e energjisë. /skyweb.al

Etiketat: faturaoshee
Artikulli para

87 mln lekë për rrjetin e ri elektrik Kashar-Kamëz, OSSH: Synohet rritje e cilësisë së furnizimit

Artikulli pas

GJKKO pezullon nga detyra Zv.Kryeministren Belinda Balluku

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave

GJKKO pezullon nga detyra Zv.Kryeministren Belinda Balluku

Të Përzgjedhura

RIKTHIMI/ Gjermania po ndërton një ushtri të madhe dhe të frikshme
Aktualitet

RIKTHIMI/ Gjermania po ndërton një ushtri të madhe dhe të frikshme

Nga SkyWeb
5 Qershor, 2025
0

The Economist Përktheu: Skyweb.al Gjermania i kthehet fuqishëm ushtrisë. Një brigadë tankesh në Lituani dhe një ambicie për të udhëhequr...

Lexo të plotë
Mbi 30 000 shqiptarë dorëzojnë DIVA 2025, Tatimet presin rritje të numrit për shkak të kompensimeve

Bizneset kërkojnë më shumë informacion prej tatimeve në lidhje me DIVA 2025

6 Mars, 2026
Ora e artë, si ndikon perëndimi i diellit në shëndetin mendor

Ora e artë, si ndikon perëndimi i diellit në shëndetin mendor

30 Qershor, 2026
Tatimet, në gjurmët e 33 milionë eurove të fituara nga rrjetet sociale në Shqipëri

Tatimet, në gjurmët e 33 milionë eurove të fituara nga rrjetet sociale në Shqipëri

25 Qershor, 2025
50 milion euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën, kush i mbron?

50 milion euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën, kush i mbron?

2 Gusht, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr