• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Si po i rekruton Rusia adoleshentet ukrainas për sabotime ndaj vendit të tyre përmes rrjeteve sociale?

Editor Nga Editor
20 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
Si po i rekruton Rusia adoleshentet ukrainas për sabotime ndaj vendit të tyre përmes rrjeteve sociale?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në korrik të këtij viti, një 17-vjeçar nga lindja e Ukrainës udhëtoi rreth 800 kilometra drejt qytetit perëndimor Rivne për të marrë një bombë dhe një telefon të fshehur në një park. Atij i ishte premtuar një pagesë prej 2,000 dollarësh për të vendosur bombën në një furgon të shërbimit të rekrutimit ushtarak të Ukrainës.

“Kur po lidhja telat, mendova se mund të shpërthente aty për aty. Mendova se mund të vdisja,” i tha ai BBC-së.

Vlad, emër i ndryshuar për të ruajtur anonimitetin është një nga qindra fëmijë dhe adoleshentë që, sipas autoriteteve ukrainase, janë rekrutuar online nga Rusia dhe janë paguar për të kryer akte sabotimi dhe sulme kundër Ukrainës. Ai thotë se i ishte kërkuar të përgatiste telefonin për transmetim të drejtpërdrejtë, në mënyrë që personi që e udhëzonte të aktivizonte bombën në distancë.

Por shërbimi i sigurisë ukrainase e kishte zbuluar planin dhe e ndaloi sulmin. Tani, 18-vjeçari ndodhet në paraburgim në qendrën e sigurisë së lartë të Rivnes, duke pritur gjyqin për akuza terrorizmi që mund t’i sjellin deri në 12 vite burg.

Ai pranon se veprimi i tij mund të kishte shkaktuar viktima. “E mendova këtë. Por askush nuk i pëlqen oficerët e rekrutimit,” thotë ai me indiferencë.

Sipas SBU-së, gjatë dy viteve të fundit janë identifikuar mbi 800 ukrainas të rekrutuar nga Rusia, mes tyre 240 të mitur, disa vetëm 11 vjeç. Ekspertja e sigurisë kibernetike, Anastasiia Apetyk, thotë se është në dijeni edhe të rasteve të fëmijëve 9 ose 10 vjeç që janë kontaktuar nga rekrutuesit rusë.

Zëvendësshefi i policisë kombëtare të Ukrainës, Andriy Nebytov, thekson se kjo është një strategji e qëllimshme: “Ata kërkojnë njerëz vulnerabël, të manipulueshëm. Fëmijët nuk e kuptojnë plotësisht pasojën e veprimeve të tyre.”

SBU thotë se platforma kryesore ku rekrutohen fëmijët është Telegram, por raste janë raportuar edhe në TikTok e deri te platformat e videolojërave. Sipas autoriteteve, motivimi kryesor është paraja, jo simpatia për Rusinë.

 

Etiketat: adoleshenterekrutim
Artikulli para

FMN kundërshton paqen fiskale: Rrezikon disiplinën tatimore dhe stabilitetin fiskal

Artikulli pas

5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Aktualitet

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Aktualitet

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

Të Përzgjedhura

Rritet varësia nga importet e ushqimeve, 1.4 miliardë euro në 10-mujor
Ekonomi

Rritet varësia nga importet e ushqimeve, 1.4 miliardë euro në 10-mujor

Nga Editor
1 Dhjetor, 2025
0

Ekonomia e vendit tonë harxhoi për blerjen e ushqimeve jashtë një shumë prej 135 miliardë lekësh (1.4 miliardë euro) në...

Lexo të plotë
Rrjeti SefJorunalists kundër Gjykatës së Posaçme për rregulloren e re: Kufizohet puna e gazetarëve dhe e drejta e publikut për t’u informuar

Rrjeti SefJorunalists kundër Gjykatës së Posaçme për rregulloren e re: Kufizohet puna e gazetarëve dhe e drejta e publikut për t’u informuar

7 Gusht, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Rritet lehtë euro, si mbyllet java për valutat kryesore

21 Nëntor, 2025
Pse ultra tëpasurit tani po zgjedhin Portugalinë kundrejt Monte Carlos, etj?

Pse ultra tëpasurit tani po zgjedhin Portugalinë kundrejt Monte Carlos, etj?

9 Korrik, 2026
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

Shqiptarët fluturuan më shumë në Londër dhe Bergamo, TIA thotë së menaxhoi mbi 1.1 mln pasagjerë në qershor

25 Korrik, 2025

Të Fundit

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

13 Tetor, 2026
Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

13 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr