• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Familje të evakuara, dhjetëra hektarë nën ujë, si paraqitet situata me përmbytjet në vend

Editor Nga Editor
21 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Familje të evakuara, dhjetëra hektarë nën ujë, si paraqitet situata me përmbytjet në vend
Share on FacebookShare on WhatsApp

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në disa zona të vendit, ndërsa strukturat e emergjencave civile raportojnë se situata vijon të monitorohet pa ndërprerje. Sipas të dhënave zyrtare, disa zona janë stabilizuar, por në qarqe si Vlorë, Lezhë, Fier dhe Korçë ka ende problematika që kërkojnë ndërhyrje të vazhdueshme.

Sipas MInistrise se Mbrojtjes, në qarkun e Vlorës ka nisur tërheqja e ujërave të Vjosës, por rreziku mbetet i pranishëm. Në Njësinë Administrative Novoselë janë evakuuar 7 familje, ndërsa 3 familje të tjera pranë urës së Mifolit janë larguar për arsye sigurie. Në total, 10 familje janë evakuuar që prej ditës së djeshme.

Në Himarë është hapur rruga Shën Vasil–Nivicë, ndërsa vazhdon pastrimi i shtigjeve të dëmtuara nga rrëshqitjet. Në Sarandë monitorohet aksi Sarandë–Delvinë, ku lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati, ndërsa në fshatin Çukë po punohet për të shmangur rrezikun ndaj banesave nga dëmtimi i argjinaturës së Bistricës. Probleme me furnizimin me energji janë evidentuar në zonën e tunelit të Llogarasë, ku ekipet e OSHEE po punojnë për rikuperimin e linjave.

Edhe në Fier po mbahet nën vëzhgim situata e Vjosës. Në zonat Kashisht–Çervën–Ferras, lumi ka dalë nga shtrati brenda argjinaturës, duke përmbytur rreth 60 hektarë tokë bujqësore. Një familje është evakuuar, ndërsa 30 banesa kanë prani uji në oborre. Si masë sigurie, është stakuar funksionimi i pompave të ujësjellësit në Kafaraj.

NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT NË VEND

Gjatë 24 orëve të fundit, të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë monitoruar pa ndërprerje situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve në fundit, në disa qarqe të vendit.
Në një pjesë të zonave situata është e stabilizuar, ndërsa në Vlorë, Lezhë, Fier, etj. është bërë evakuimi i disa familjeve.
Më poshtë situata e detajuar sipas qarqeve dhe bashkive:

QARKU VLORË
Sot ka nisur tërheqja e ujërave të Vjosës.
Për shkak të prurjeve të larta të lumit Vjosa, në njësinë administrative Novoselë janë evakuuar dje 7 familje, të cilat u sistemuan pranë të afërmve.
Gjithashtu, 3 familje pranë urës së Mifolit u evakuuan për arsye sigurie. Në total deri mbrëmjen e djeshme ishin 10 familje të evakuuara.
Bashkia Himarë
Pas ndërhyrjes së kontraktorit është hapur rruga, e cila u bllokua në segmentin midis fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa vijon puna për pastrimin e segmentit Selenicë–Rromës.
Bashkia Sarandë
Në monitorim është aksi Sarandë–Delvinë në vendin e quajtur Shelegar, ku ka prani uji për shkak të daljes së lumit të Kalasës nga shtrati.
Me prioritet po vijon puna për të shmangur rrezikun për banesat në fshatin Çukë, ku është dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë.
Ekipet e OSHEE po punojnë për rilidhjen e energjisë në tunelin e Llogarasë.
Gjithashtu po punohet për pastrimin e rrugës në Shkallë Qafë Botë dhe në segmentin nga karburanti drejt qendrës së Konispolit.
Forcat në terren kanë bërë të mundur pastrimin e ujit në një banesë në Ksamil dhe në Metoq, ndërsa puna vijon në një banesë në fshatin Vrion ku ka prani të uji në një banesë.
Rrugët hyrëse në bashkinë e Delvinës janë të gjitha të kalueshme. Në mbështetje janë 30 efektivë dhe 3 mjete të DRGj Gjirokastër. Hidrovorët e bashkisë Vlorë po punojnë me kapacitet të plotë.

QARKU FIER
Po monitorohet me vëmendje maksimale situate e krijuar si pasojë e prurjeve të Vjosës.
Lumi në Kashisht–Çervën–Ferras, ka dalë nga shtrati por është brenda argjinaturës, ndërsa 50–60 ha tokë bujqësore janë nën ujë. 1 familje me 2 anëtarë është evakuuar në Çerven.
Ka prezencë uji, në oborret e 30 ndërtesave në fshatrat Kashisht, Cerven, Ferras. Si masë paraprake, janë stakuar pompat në stacionin e ujësjellësit në Kafaraj.
Po ashtu ka rritje prurjesh edhe në lumin Seman, por pa rrezik për banesa.

QARKU KORÇË
Po mbahet nën monitorim situate si pasojë e fryrjes së lumenjve Devoll dhe Dunavec.
Në disa zona si në Dërsnik, Bulgarec dhe lagjen nr. 6, po bëhet devijimi provizor i ujërave.
Po ndërhyhet në Sheqeras në një banesë.
Po punohet nga kontraktori për pastrimin nga gurët e rënë në aksin Qafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë.

QARKU LEZHË
Në njësitë Shënkoll dhe Zejmen, niveli i ujit nga çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit vijon të rritet, por ekipet e emergjencave po punojnë për të shmangur rrezikun për banesat e bizneset.
Në rastet kur është e nevojshme është kryer edhe evakuim me varka, ndërsa punimet për riparimin e argjinaturës do të vijojnë edhe sot.
Vijojnë ndërhyrjet në aksin Skuraj–Gallatë–Vinjollë, në bashkinë Kurbin.
Në bashkinë e Mirditës situate është e stabilizuar; po vazhdon rehabilitimi i rrugëve.
Lumi Drin ka rënie niveli, ndërsa hidrovorët funksionojnë, përjashtuar Talen.

QARKU DURRËS
Në lumenjtë Erzen, Ishëm, Zezë nuk ka rritje niveli. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj po punojnë normalisht.
Vijon pastrimi i kanaleve të Tonës dhe Tarinit. Lumi Erzen ka nisur të tërhiqet.
Situatë e qetë është në bashkinë e Krujës, ku ka përfunduar forcimi i argjinaturës në lumin e Drojes.
Po pastrohen kanalet në Borzanë dhe po punohet në njësinë Cudhi.
Në tokat bujqësore ka tyërheqje të ujërave.

QARKU DIBËR
Në bashkinë e Bulqizës situiata është e stabilizuar, por po punohet në aksin e qytetit të vjetër. Në bashkinë e Dibrës po punohet në Luzni, Zall Dardhë, Muhur për hapjen e përrenjve.
Furnizimi me energji normal, përveç fshatit Vakuf.
Rrugët e fshatrave Vinjoll, Stojan, Derjan, Urxall në bashkinë Mat janë hapur.
Me mbështetjen e FA është normalizuar situata në Bruç.
Po punohet për pastrimin nga rrëshqitjet e dheut, në lagjen Mali-Lezajtë në bashkinë e Klosit.

QARKU SHKODËR
Në qarkun e Shkodrës reshjet kanë vijuar me intensitet mesatar deri të lartë.
Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit po punohet për pastrimin e rrugëve, ndërsa në Malësinë e Madhe ka rritje të prurjeve në përroin e Thatë.

QARKU BERAT
Po monitorohet më vëmendje situate si pasojë e prurjeve të larta të lumit Osum, ka rrezik daljeje nga shtrati në lagjen Goricë.
Po ndërhyhet nga UKT Në lagjen 28 Nëntori.
Në Bashkinë e Poliçanit, ujërat në tokat bujqësore janë tërhequr.
Ndërsa në Dimal, ka prani uji në tokat bujqësore të Çiflig dhe Arrëz.

QARKU GJIROKASTËR
Jnaë pastruar nga inertet e rëna gjatë natës në akset Kardhiq–Delvinë, Tepelenë–Gjirokastër, Gjirokastër–Kakavijë dhe tashmë janë të qarkullueshme.

Në qarqet e Kukësit, Tiranës, dhe Elbasanit, situate paraqitet e stabilizuar, ndërsa në disa fshatra po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura si dhe të gjitha strukturat në varësi të tyre mbeten në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm me strukturat vendore dhe qendrore për menaxhimin e çdo situate dhe marrjen e masave të nevojshme në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

/Skyweb.al

Etiketat: lumi vjosapermbytjet
Artikulli para

Të ushqyerit keq, Shqipëria dhe rajoni në krye të listës së Europës për diabetin

Artikulli pas

Rritet lehtë euro, si mbyllet java për valutat kryesore

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Rritet lehtë euro, si mbyllet java për valutat kryesore

Të Përzgjedhura

Largimi nga Selaniku, RyanAir liston Shqipërinë në krye të destinacioneve: Forcohet pozicioni i TIA-s në rajon
Kryesore

Largimi nga Selaniku, RyanAir liston Shqipërinë në krye të destinacioneve: Forcohet pozicioni i TIA-s në rajon

Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
0

Përplasja e hapur mes Ryanair dhe operatorëve të aeroporteve në Greqi po prodhon pasoja të drejtpërdrejta në hartën ajrore të...

Lexo të plotë
Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulëta se në 1990-n

Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulëta se në 1990-n

11 Shkurt, 2026
Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë

Mafia e Call Centera-ve që zhvasin europianët, media greke “brenda” skemës dhjetëra miliona euro në Shqipëri

5 Maj, 2026
30 mjekë e shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

30 mjekë e shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

20 Maj, 2026
Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 38 të arrestuar

Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 38 të arrestuar

27 Shtator, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr