• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Të ushqyerit keq, Shqipëria dhe rajoni në krye të listës së Europës për diabetin

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Nëntor, 2025
në Kryesore, Shëndet
A A
Të ushqyerit keq, Shqipëria dhe rajoni në krye të listës së Europës për diabetin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjet më të larta të diabetit në Europë, sipas të dhënave të International Diabetes Federation për vitin 2024.

Të dhënat tregojnë se rreth 10 për qind e të rriturve shqiptarë të moshës 20 deri në 79 vjeç jetojnë me diabet, një normë që e pozicionon vendin në zonën e kuqe të hartës, së bashku me shumicën e rajonit, raporton skyweb.al.

Situata është edhe më e rënduar në vendet fqinje. Turqia ka nivelin më të lartë në të gjithë kontinentin, me 16.5 për qind, ndërsa Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut luhaten mes 9 dhe mbi 10 për qind, duke e bërë Ballkanin një nga rajonet më të goditura në Europë. Edhe Kosova, sipas vlerësimeve të njëjta, qëndron mbi pragun 10 për qind.

Në krahun tjetër, vendet e Evropës Veriore si Norvegjia (4.8 për qind) dhe Suedia (4.5 për qind) raportojnë nivelet më të ulëta të diabetit, ndërsa Europa Qendrore dhe Perëndimore qëndrojnë kryesisht në intervalin 6 deri në 8 për qind.

Ekspertët shpjegojnë se faktorët kryesorë lidhen me stilin e jetesës, obezitetin, aktivitetin e ulët fizik dhe qasjen e kufizuar ndaj shërbimeve parandaluese. Në Shqipëri, ritmet në rritje të mbipeshës dhe plakja e popullsisë po ndikojnë drejtpërdrejt në përhapjen e sëmundjes.

Hartat e publikuara tregojnë qartë se rajoni i Ballkanit mbetet një zonë me risk të lartë, duke e bërë domosdoshmëri forcimin e politikave parandaluese dhe aksesin në diagnozë të hershme.

Sipas ekspertëve të shëndetit, përhapja e lartë e diabetit në Shqipëri dhe në Ballkan lidhet kryesisht me kombinimin e disa faktorëve të njohur risku.

Dieta tradicionale e pasur me karbohidrate, sheqerna dhe ushqime të përpunuara, së bashku me aktivitetin e ulët fizik, krijon terrenin kryesor për diabetin tip 2.

Mbipesha dhe obeziteti janë tashmë të përhapura në të gjitha grupmoshat, ndërsa diagnostikimi i vonuar dhe qasja e kufizuar në kontrolle parandaluese e rëndojnë situatën. Stresi i lartë ekonomik e social, edukimi shëndetësor i mangët dhe faktorët gjenetikë shtojnë më tej rrezikun, duke e bërë rajonin ndër më të prekurit në Europë. /skyweb.al

Artikulli para

VIDEO/ Revoltohet Ylli Manjani, çohet në këmbë: SPA, grusht shteti me Ballukun

Artikulli pas

Familje të evakuara, dhjetëra hektarë nën ujë, si paraqitet situata me përmbytjet në vend

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në
Shëndet

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara
Shëndet

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Australia ashpërson rregullat për kremrat kundër diellit pas skandalit me nivelin e mbrojtjes
Shëndet

Australia ashpërson rregullat për kremrat kundër diellit pas skandalit me nivelin e mbrojtjes

3 Nëntor, 2026
Ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit, Reddit nis ndjekjen në rrugë ligjore
Shëndet

Ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit, Reddit nis ndjekjen në rrugë ligjore

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Familje të evakuara, dhjetëra hektarë nën ujë, si paraqitet situata me përmbytjet në vend

Familje të evakuara, dhjetëra hektarë nën ujë, si paraqitet situata me përmbytjet në vend

Të Përzgjedhura

Temperaturat e larta, ekspertët e ISHP këshilla për qytetarët
Shëndet

Temperaturat e larta, ekspertët e ISHP këshilla për qytetarët

Nga Editor
24 Qershor, 2026
0

Temperaturat e larta paraqesin rrezik të shtuar sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike. Mjekët ekspertë të...

Lexo të plotë
Jetike për fluturimin, çfarë janë “flapset” që hapen poshtë krahëve të avionit pak para ngjitjes?

Jetike për fluturimin, çfarë janë “flapset” që hapen poshtë krahëve të avionit pak para ngjitjes?

18 Qershor, 2025
BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti

BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti

11 Shkurt, 2026
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

SPAK, gati prangat për hajdutët e fondeve IPARD

17 Shkurt, 2026
S&P konfirmon vlerësimin “BB” për Shqipërinë, ekonomia mban ritmin dhe perspektiva mbetet e qëndrueshme

S&P konfirmon vlerësimin “BB” për Shqipërinë, ekonomia mban ritmin dhe perspektiva mbetet e qëndrueshme

25 Mars, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr