• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Largimi nga Selaniku, RyanAir liston Shqipërinë në krye të destinacioneve: Forcohet pozicioni i TIA-s në rajon

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
në Kryesore
A A
Largimi nga Selaniku, RyanAir liston Shqipërinë në krye të destinacioneve: Forcohet pozicioni i TIA-s në rajon
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përplasja e hapur mes Ryanair dhe operatorëve të aeroporteve në Greqi po prodhon pasoja të drejtpërdrejta në hartën ajrore të rajonit, duke i dhënë një avantazh të ri Shqipërisë si një nga tregjet më tërheqëse për operimet e kompanisë.

Pas njoftimit për mbylljen e bazës me tre avionë në Selanik për sezonin dimëror 2026 dhe reduktimit me 45% të kapaciteteve, Ryanair ka bërë të qartë se po orienton flotën dhe investimet drejt vendeve më konkurruese. Në listën e destinacioneve që konsiderohen më të favorshme për operim, kompania përmend drejtpërdrejt Shqipërinë, Suedinë, Italinë dhe Sllovakinë, si tregje me tarifa më të ulëta dhe kushte më tërheqëse.

RyanAir njofton mbylljen e bazës në Selanik, fokusi në Tiranë dhe Zagreb

Vendimi vjen pas një konflikti të ashpër me Fraport Greece, të cilin Ryanair e akuzon për rritje të tarifave deri në 66% që nga viti 2019 dhe për mungesë fleksibiliteti në një periudhë të vështirë për industrinë, të ndikuar nga çmimet e larta të karburantit dhe pasiguria gjeopolitike.

Në këtë kontekst, Shqipëria po del si një nga përfituesit kryesorë të kësaj zhvendosjeje strategjike.

Ryanair ka hapur tashmë një bazë operative në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke vendosur avionë dhe duke zgjeruar rrjetin e linjave drejt destinacioneve europiane. Kjo bazë pritet të marrë një rol edhe më të rëndësishëm pas tërheqjes nga Selaniku, pasi kompania kërkon të kompensojë kapacitetet e humbura në tregje të tjera.

Faktori kryesor mbetet ekonomik. Në një treg ku “çdo cent ka rëndësi”, siç theksojnë drejtuesit e kompanisë, Ryanair po favorizon aeroportet me tarifa më të ulëta dhe politika më fleksibël. Pikërisht këto elemente e bëjnë Shqipërinë më konkurruese në raport me Greqinë, ku tarifat dhe kostot operacionale janë kthyer në pengesë për zgjerimin e operimeve.

Zhvendosja e fokusit drejt Tiranës nuk është vetëm një vendim afatshkurtër për dimrin 2026, por një sinjal për një ripozicionim më të gjerë në rajon. Në një kohë kur konkurrenca mes aeroporteve europiane është në rritje, TIA po konsolidohet si një nyje strategjike për linjat low-cost në Ballkan. /skyweb.al

Etiketat: ryanairselanik
Artikulli para

WhatsApp forcon rregullat për thirrjet nga numrat e panjohur

Artikulli pas

Brukseli paralajmëron kompanitë ajrore: Shtrenjtimi i karburanteve s’është arsyetim për shkeljen e të drejtave të pasagjerëve, por pjesë e riskut të industrisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe
Ekonomi

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

8 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua
Ekonomi

Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Korçë: Nuk realizoi as gjysmën e investimeve, kaos me taksat dhe pronat
Ekonomi

KLSH “nxin” Bashkinë Korçë: Nuk realizoi as gjysmën e investimeve, kaos me taksat dhe pronat

7 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Salvini qetëson italianët dhe rajonin: Kemi karburant avionësh, por kriza mbetet ende kërcënim

Brukseli paralajmëron kompanitë ajrore: Shtrenjtimi i karburanteve s’është arsyetim për shkeljen e të drejtave të pasagjerëve, por pjesë e riskut të industrisë

Të Përzgjedhura

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton planin e ri, ndryshon lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton planin e ri, ndryshon lëvizja e mjeteve

Nga Editor
14 Tetor, 2025
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan të ri të menaxhimit të trafikut në...

Lexo të plotë
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga BSH

15 Prill, 2026
“Paguaj sipas mbetjeve” Qeveria synon tarifim të plehrave sipas sasisë së prodhuar nga çdo familje

“Paguaj sipas mbetjeve” Qeveria synon tarifim të plehrave sipas sasisë së prodhuar nga çdo familje

22 Dhjetor, 2025
OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

5 Nëntor, 2026
A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse hipim në avion gjithnjë nga ana e majtë e tij?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse hipim në avion gjithnjë nga ana e majtë e tij?

4 Qershor, 2025

Të Fundit

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

8 Nëntor, 2026
”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr