• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Ç’punë ka kjo foto në duart e Gaz Bardhit?!” Manjani akuzon SPAK për rrjedhje të qëllimshme të provave pas publikimit të fotos së Ervis Berberit

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
“Ç’punë ka kjo foto në duart e Gaz Bardhit?!” Manjani akuzon SPAK për rrjedhje të qëllimshme të provave pas publikimit të fotos së Ervis Berberit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi ashpër në Facebook pas qarkullimit të një fotografie të Ervis Berberit, e cila u publikua nga Gazmend Bardhi. Sipas Manjanit, imazhi – i bërë në Pallatin e Brigadave dhe jo në një mjedis shtëpie – del nga një celular i sekuestruar nga SPAK, por nuk është pjesë e asnjë fashikulli hetimor apo dosjeje gjyqësore.

Manjani ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si fotoja ka dalë nga memorja e telefonit të Berberit dhe ka përfunduar në duart e Bardhit. Ai thekson se imazhi nuk ka vlerë provuese dhe për këtë arsye nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar të çështjes, duke e cilësuar publikimin e tij si nxitje të “drejtësisë popullore dhe politike”.

Në qëndrimin e tij, ish-ministri e quan “akt flagrancë” daljen e fotos dhe deklaron se përgjegjësinë e mban prokurori i çështjes, të cilin e akuzon për shkelje të të drejtave dhe të dhënave personale. Sipas tij, sjellja e prokurorëve është “anti-kushtetuese dhe anti-ligjore”, duke thelluar një fenomen që prej kohësh e denoncon publikisht.

Manjani gjithashtu sulmon Gazmend Bardhin, të cilin e akuzon se po përdor të dhëna të dala nga SPAK për të mbuluar humbjen elektorale në Fier, por thekson se “përhapja e rrjedhjeve nuk të bën fitues në zgjedhje”.

Në përfundim, ish-ministri paralajmëron se rasti i fotos së Berberit është një tjetër provë e një praktike që, sipas tij, dhunon personin dhe drejtësinë.

REAGIMI I PLOTË

Kjo foto e bërë nga Ervis Berberi, duket qartë që nuk është mjedis shtëpie. Ky mjedis gjendet në Pallatin e Brigadave.

Por pavarësisht kësaj, pyetja themelore që kam është kjo:

Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?!

Në ç’rrethana ligjore, apo proçedurale kjo foto, e cila nuk është pjesë e asnjë fashikulli gjykimi dhe, nuk gjendet në asnjë dosje të asnjërit prej të pandehurve, ka dalë nga memoria e celularit të Ervis Berberit dhe gjendet në dorë të Gazit?!

Shikoni, kjo foto në vetvete nuk shërben si provë e as si indicie për hetimet që janë në proçes. Ndaj dhe nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar të dosjeve me akuzat e bëra.

Kjo foto provon vetëm një gjë: që SPAK nxit drejtësinë popullore dhe politike ndaj personave që ka nën hetim. Huq i përhershëm ky…😡

Dalja e kësaj foto në publik, përbën akt flagrance ndaj prokurorit të çështjes, i cili duhet të japë llogari për këtë gjë.

Ai është rojtari i të dhënave hetimore. Askush tjetër, përveç atij nuk ka përgjegjësi për nxjerrjen në publik e të dhënave personale të personave.

Gaz Bardhi, i cili kërkon të lajë turpin e dështimit politik për humbjen më të thellë në Fier, është i gatshëm të bëjë lajmësin e SPAK të drejtësisë popullore, qoftë dhe me gënjeshtra. Sidoqoftë përhapësi i të dhënave që i jep SPAK, nuk e bën atë fitues në zgjedhje, por temë tjetër kjo.

Përgjegjës ligjor për nxjerrjen e kësaj foto është Prokurori i SPAK.

Ky nuk është thjesht skandal, por sjellje anti kushtetutë e anti ligj nga ana e prokurorëve.

Kam kohë që e denoncoj këtë fenomen. Kjo e sotmja është provë tjetër e kësaj sjellje dhune ndaj personit dhe drejtësisë.
Kaq.

Artikulli para

Shein në qendër të hetimeve, Franca kërkon mbylljen e platformës së shitjeve online

Artikulli pas

Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”
Ekonomi

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty

Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës

Të Përzgjedhura

Avionë privatë, anije e qindra makina luksoze, ky është mbreti më i pasur në botë
Uncategorized

Avionë privatë, anije e qindra makina luksoze, ky është mbreti më i pasur në botë

Nga Editor
22 Shtator, 2025
0

Monarku i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i njohur zyrtarisht si Rama X është mbreti më i pasur në botë. Ai zotëron...

Lexo të plotë
Si të gjeni makina me qira të lira, teknika për të kursyer para

Si të gjeni makina me qira të lira, teknika për të kursyer para

17 Maj, 2025
Udhëtoi 1 vit e 3 muaj me biçikletë për t’i propozuar vajzës që dashuronte, indonezianët nuk pranojnë shqiptarin për dhëndër

Udhëtoi 1 vit e 3 muaj me biçikletë për t’i propozuar vajzës që dashuronte, indonezianët nuk pranojnë shqiptarin për dhëndër

2 Nëntor, 2025
Kuvendi kërkon tarifim me fasha për ujin, çfarë do të thotë kjo për familjarët dhe bizneset 

Kuvendi kërkon tarifim me fasha për ujin, çfarë do të thotë kjo për familjarët dhe bizneset 

4 Korrik, 2026
DENONCIMET/ Endri Meksi del nga SPAK pas 5 orësh! U pyet se çfarë di mbi skandalin AKSHI: “Ishte interesante!”

DENONCIMET/ Endri Meksi del nga SPAK pas 5 orësh! U pyet se çfarë di mbi skandalin AKSHI: “Ishte interesante!”

11 Maj, 2026

Të Fundit

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

22 Tetor, 2026
Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr