• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Aplikacion i ri u tregon viktimave në kohë reale vendndodhjen e përndjekësve

Editor Nga Editor
4 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
Aplikacion i ri u tregon viktimave në kohë reale vendndodhjen e përndjekësve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoritetet koreano-jugore po zhvillojnë një aplikacion mobil që do t’u lejojë viktimave të përndjekjes të gjurmojnë në kohë reale vendndodhjen e përndjekësve të tyre, nëse ata ndodhen pranë.

Aplikacioni, i njoftuar të mërkurën nga ministria e drejtësisë, është pjesë e një ndryshimi të miratuar në ligjin për monitorimin elektronik, shkruan BBC.

Vitet e fundit, përndjekja është shndërruar në një shqetësim të madh publik në Korenë e Jugut, sidomos pas disa krimeve të profilit të lartë që kanë tronditur vendin.

Sipas ligjit aktual, viktimat marrin vetëm mesazhe paralajmëruese kur përndjekësi ndodhet afër, megjithatë pa marrë informacion të saktë mbi vendndodhjen e tij. Kjo e vështirëson orientimin dhe marrjen e masave të menjëhershme për siguri, tha ministria në një deklaratë.

Me ndryshimet e reja, viktimat do të jenë në gjendje të shohin në hartë pozicionin e përndjekësit përmes telefonit të tyre, duke u dhënë kohë të mjaftueshme për t’u larguar drejt një vendi të sigurt. Autoritetet përdorin pajisje elektronike të vendosura në trupin e përndjekësve për t’i gjurmuar ata.

Ministria e drejtësisë ka bërë të ditur gjithashtu se po punon për integrimin e këtij sistemi me linjën kombëtare të emergjencave, në mënyrë që policia të njoftohet menjëherë dhe të ndërhyjë për të mbrojtur viktimat. Sipas mediave lokale, ky integrim pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se fenomeni i përndjekjes është pjesë e një problemi më të gjerë të dhunës ndaj grave në Korenë e Jugut – shumë prej të cilave kanë qenë viktima të filmimeve të fshehta dhe kërcënimeve për shkak të aktivizmit feminist.

Në vitin 2022, vendi u trondit nga vrasja e një të reje nga ish-kolegu i saj, i cili e kishte përndjekur për vite me radhë. Edhe pse ajo e kishte raportuar në polici, ai nuk u arrestua dhe nuk iu vendos një urdhër mbrojtjeje, pasi autoritetet e konsideruan si “rrezik të ulët”.

Koreja e Jugut miratoi në vitin 2021 një ligj kundër përndjekjes, që parashikon deri në tre vjet burg dhe gjobë deri në 30 milionë won (rreth 20,400 dollarë). Në vitin 2023, parlamenti uli barrierat e ndjekjes penale ndaj përndjekësve.

Si rezultat, numri i rasteve të raportuara u rrit ndjeshëm, nga rreth 7,600 në vitin 2022 në më shumë se 13,000 vitin e kaluar, sipas të dhënave të ministrisë së drejtësisë. /skyweb.al

Etiketat: aplikacionperndjekjeviktima
Artikulli para

Gjermania dislokon avionë luftarakë në Poloni pas ndërhyrjeve ruse

Artikulli pas

Reshjet e nëntorit rekord, Shqipëria më e goditura në rajon

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Reshjet e nëntorit rekord, Shqipëria më e goditura në rajon

Reshjet e nëntorit rekord, Shqipëria më e goditura në rajon

Të Përzgjedhura

Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht
Turizëm

Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht

Nga SkyWeb
1 Nëntor, 2025
0

Ndërsa të ardhurat nga turizmi po shënojnë rritje të ndjeshme, buxheti i shtetit grek po përfiton gjithashtu nga tarifat dhe...

Lexo të plotë
Dita e Hapur e Wizz Air Pilot Academy në Tiranë frymëzon brezin e ri të pilotëve shqiptarë

Dita e Hapur e Wizz Air Pilot Academy në Tiranë frymëzon brezin e ri të pilotëve shqiptarë

12 Dhjetor, 2025
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

7 Tetor, 2025
INVESTIGIMI/ Dy kompani nga Shqipëria, “lakun në fyt” Kosovës për energjinë elektrike: Dyshime për paracaktim fituesish në tenderë

INVESTIGIMI/ Dy kompani nga Shqipëria, “lakun në fyt” Kosovës për energjinë elektrike: Dyshime për paracaktim fituesish në tenderë

24 Korrik, 2026

Të Fundit

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr