• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 2 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

U hap PUSETA e tenderëve të AKSHI-t, Gerond Meçe hidhet në sulm për 2.4 mln euro: Çfarë ndodhi ditën që Mirlinda Karçanaj “dridhej” në SPAK dhe Ermal Beqiri po llogariste burgun

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t
Share on FacebookShare on WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik ka zhbllokuar dje pas gati një viti, një nga tenderët më të debatueshëm të AKSHI, me vlerë rreth 2.4 milionë euro, duke i hapur rrugën vijimit të vlerësimit të ofertave. Bëhet fjalë për tenderin

“Përmirësimi dhe Integrimi i Sistemeve të Menaxhimit të Informacionit për Ndihmën Ekonomike, Personat me aftësi të Kufizuar dhe Shërbimit Social” me fond limit rreth 2.4 milionë euro.

Vendimi vjen pikërisht pak ditë pasi TRE emrat kryesorë të skemës së dyshuar së tenderëve të teknologjisë së informacionit të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ermal Beqiri dhe Gerond Meç përballeshin me goditjen më të fortë nga SPAK.

Historia nis në dhjetor 2024

Pas shpalljes së procedurës në dhjetor 2024, fillimisht, në qershor 2025, në këtë tender u shpall fituese bashkimi i kompanive Advanced Business Solutions (ABS) dhe Synapse, me një ofertë rreth 1.9 milionë euro. Pak ditë më pas, AKSHI vendosi ta anulonte procedurën duke me arsyetimin se kishte gjetur “mungesa në dokumentacion”, duke e kthyer tenderin nga e para.

Ndizet “lufta” Gerond Meçe – Ermal Beqiri për tenderat e AKSHI-it, pëplasje në KPP për kontratën 4 milionë euro të DOGANAVE: Në lojë dhe Grigor Joti

Vendim i KVO-së së AKSHI-t nxiti ankimin nga ABS dhe Synapse që u drejtuan në KPP. KPP ndërkohë vendosi në korrik pezullimin e çdo hapi të AKSHI deri në sqarimin e shkeljeve.

Në garë, përveç ABS dhe Synapse, kishte edhe një bashkim tjetër operatorësh: IMAGE & COMMUNICATION DEVELOPMENT dhe HardTech shpk, me një ofertë rreth 2.3 milionë euro.

Si në shumë tenderë të AKSHI, e pranishme ishte edhe NAOL shpk, e cila shpreh interes, por nuk dorëzon ofertë, duke ushqyer dyshimet se kjo kompani shërben thjesht për të krijuar fasadën e konkurrencës.

Koha që shënoi zhbllokimin e tenderit u përputh në mënyrë domethënëse me zhvillimet në SPAK: Mirlinda Karçanaj ishte duke u marrë në pyetje për rreth tre orë nga prokurori Bledar Maksuti, në lidhje me të paktën 12 tenderë të dyshuar si problematikë. Ndërkohë, Ermal Beqiri, pronar i Soft & Solutio,  kompania e favorizuar sistematikisht në tenderët e AKSHI, përballej me pasojat e një hetimi që po prek pikërisht zemrën e skemës.

Sipas burimeve të Skyweb.al, SPAK po verifikon edhe rolin e ABS, pasi kompania e Gerond Meçes, Advanced Business Solutions, është një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderëve të AKSHI.

Hetuesit po shqyrtojnë arsyet pse Meçe, i cili kishte dorëzuar ankesa të njëpasnjëshme kundër procedurave të AKSHI, u tërhoq papritur nga të gjitha ankimet, duke ngritur dyshime për marrëveshje në prapaskenë.

 

Me vendimin e KPP-së, tenderi i ngrirë prej muajsh kthehet në procedurë dhe AKSHI duhet të vlerësojë ofertat nga fillimi.

Mbetet për t’u parë tani çfarë ndodhmne fonde publike te AKSHI që jane4 zhvatur deri më tani pe asnjë kriter nga dy tre kompani të lidhura pikërisht me Beqirin, Meçen dhe “shefin” e Karçanajt teksa SPAK po patrullon mbi kokat e tyre….. /skyweb.al

Etiketat: akshiermal beqirigerond mecemirlinda karcanaj
Artikulli para

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë e më të thellë në botë

Artikulli pas

Skema e re e TVSH-së, fati i fermerëve në dorë të grumbulluesve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën
Aktualitet

Protestat për “Territorialen”, Rama: Djegia e teserave të PS akt i turpshëm

2 Gusht, 2026
50 milion euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën, kush i mbron?
Aktualitet

50 milion euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën, kush i mbron?

2 Gusht, 2026
Alabbar pendohet: Në Shqipëri ndërtova shumë shpejt, ishte gabim
Aktualitet

Alabbar pendohet: Në Shqipëri ndërtova shumë shpejt, ishte gabim

1 Gusht, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

1 Gusht, 2026
Tre krizat që mund të “ndezin” sërish çmimet e naftës në botë
Ekonomi

Tre krizat që mund të “ndezin” sërish çmimet e naftës në botë

1 Gusht, 2026
Avionë dhe jahte, “fiksime” e shtrenjta të Ermal Beqirit, një ndër kokat e skandalit AKSHI krahas Ergys Agasit
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit: Autoritetet franceze konstatuan llogari bankare me 2 mln euro dhe blerjen e një kështjelle

1 Gusht, 2026
Artikulli pas
Skema e re e TVSH-së, fati i fermerëve në dorë të grumbulluesve

Skema e re e TVSH-së, fati i fermerëve në dorë të grumbulluesve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

EMRAT/ “Furtunë” në qeveri, Rama ndryshon thuajse të gjithë kabinetin
Aktualitet

EMRAT/ “Furtunë” në qeveri, Rama ndryshon thuajse të gjithë kabinetin

Nga Editor
26 Shkurt, 2026
0

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar. Albana...

Lexo të plotë
Nga Velipoja në Ksamil, Rama: Bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet problematike

“Luxus Magazine”: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i turizmit luksoz

14 Maj, 2026
Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S’ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S’ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

12 Mars, 2026
Barcelona rrit taksat për turistët pas protestave të banorëve

Barcelona rrit taksat për turistët pas protestave të banorëve

26 Shkurt, 2026
25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë

25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë

22 Janar, 2026

Të Fundit

Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

Protestat për “Territorialen”, Rama: Djegia e teserave të PS akt i turpshëm

2 Gusht, 2026
Si po ndërtohet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë në Alpet austriake, ndërsa natyra përgatitet të rilindë

Si po ndërtohet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë në Alpet austriake, ndërsa natyra përgatitet të rilindë

2 Gusht, 2026
Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit

Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit

2 Gusht, 2026
A është ky avion revolucionar e ardhmja e fluturimeve?

A është ky avion revolucionar e ardhmja e fluturimeve?

2 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr