• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

AKSHI vë firmën, komunikimi i qeverisë në duart e aktorëve të parajsës fiskale Durana Tech Park: Armand Shara merr tenderin 3.1 mln euro

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Prill, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
AKSHI vë firmën, komunikimi i qeverisë në duart e aktorëve të parajsës fiskale Durana Tech Park: Armand Shara merr tenderin 3.1 mln euro
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka përfunduar procesin e dhënies së tenderit me vlerë 3.1 milionë euro pa TVSH për mirëmbajtjen e rrjetit qeveritar GOVNET, një nga sistemet më të rëndësishme të komunikimit institucional në vend, duke ia dhënë kontratën shoqërisë Infosoft Systems shpk.

Sipas dokumenteve të konsultuara nga Skyweb.al, kontratat janë firmosur tashmë dhe AKSHI ka bërë njoftimin publik për nënshkrimin e tyre, duke finalizuar një procedurë që ishte raportuar më herët nga skyweb.al që në janar 2026.

Ky tender zhvillohet në një periudhë kur AKSHI ndodhet në qendër të hetimeve të SPAK, pas zbërthimit të një skeme të dyshuar për fryrje kostosh dhe paracaktim fituesish në disa procedura prokurimi publik.

Nga të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se kompania Infosoft Systems shpk ka qenë historikisht në pronësi të Grigor Jotit, por gjatë vitit 2025 struktura e aksioneve ka ndryshuar përmes disa operacioneve, duke kaluar në kontrollin e Armand Sharës dhe Bledar Dhimës, të njohur ndryshe edhe si “çunat” e Jotit.

Nga Ermal Beqiri te Bledar Dhima, Renis Tërshana dhe të tjerë, biznesmenët e regjistruar në parkun fiktiv Durana Tech Park për të mos paguar taksa, SPAK nis verifikimet 

Aktualisht, Armand Shara zotëron aksione direkte në kompani, ndërsa pjesa tjetër kontrollohet përmes shoqërisë Tagg Engineering, duke e vendosur kontrollin faktik të Infosoft Systems te Shara dhe Dhima.

Të dhënat e prokurimeve publike tregojnë se Armand Shara rezulton përfitues i një vlere të konsiderueshme fondesh publike, kryesisht nga tenderët e AKSHI, përmes një rrjeti kompanish ku përfshihen Tag Engineering, ikubINFO, ikubINFO International, Infosoft Business Solutions dhe iNEXT, në disa raste në ortakëri edhe me Bledar Dhimën.

Siç konstaton Skyweb.al, në listën e subjekteve të regjistruara në Durana Tech Park rezulton edhe kompania iNEXT shpk, e regjistruar nga Armand Shara dhe Bledar Dhima, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes përfituesve të këtij tenderi dhe strukturës që është aktualisht nën hetim.

Durana Tech Park është përfshirë në hetimet e SPAK si një strukturë që dyshohet se është përdorur për skema shmangieje tatimore, të planifikuara të hynin në funksion nga janari 2026, por që janë ndërprerë pas nisjes së hetimeve penale.

EKSKLUZIVE / Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park

Në këtë mënyrë, tenderi prej mbi 3.1 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit qeveritar GOVNET përfundon te një kompani që rezulton e lidhur me subjekte dhe individë që janë pjesë e hetimeve aktive të SPAK mbi skandalin e tenderëve të AKSHI dhe aktivitetet e dyshuara në Durana Tech Park, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes së fituesit dhe lidhjet e tij me një rrjet më të gjerë përfituesish fondesh publike.

Etiketat: armand sharabledar dhimainfosoftinfosoft systems
Artikulli para

TTW: Turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

Artikulli pas

Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

Të Përzgjedhura

PËRMBYSJA/ Universitetet private po tërheqin studentët me mesataret më të larta
Aktualitet

Nis sot aplikimi për universitetet, maturantët mund të zgjedhin deri në 10 degë

Nga SkyWeb
27 Korrik, 2026
0

Maturantët në të gjithë vendin nisin sot plotësimin e formularit A2 në portalin U-Albania, duke hapur kështu fazën e aplikimeve...

Lexo të plotë
Kryengritja e “Stalingradit” socialist, si Braçe po e bën fakt të kryer kandidaturën për Tiranën nga Njësia 5

Kryengritja e “Stalingradit” socialist, si Braçe po e bën fakt të kryer kandidaturën për Tiranën nga Njësia 5

31 Mars, 2026
I pari në histori, Elon Musk arrin 500 miliard dollarë pasuri neto

Elon Musk: BE duhet të shpërbëhet, të kthehet sovraniteti i shteteve

6 Dhjetor, 2025
Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

1 Tetor, 2026
DOKUMENTET/ Çfarë di Damian Gjiknuri për sherrin e Ismailajve….edhe për  “pikën e voçkël” në Gjirin e Manastirit?

DOKUMENTET/ Çfarë di Damian Gjiknuri për sherrin e Ismailajve….edhe për “pikën e voçkël” në Gjirin e Manastirit?

30 Maj, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr