• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

FT: BE pranë ngrirjes së 210 miliardë eurove në asete ruse

Editor Nga Editor
10 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
FT: BE pranë ngrirjes së 210 miliardë eurove në asete ruse
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkimi Europian synon që brenda kësaj jave, para samitit të 18–19 dhjetorit, të miratojë një vendim për të ngrirë deri në 210 miliardë euro asete sovrane ruse deri në afat të pacaktuar, sipas “Financial Times”. Qëllimi është të shmanget rinovimi gjashtëmujor i regjimit të sanksioneve dhe kështu të neutralizohet kërcënimi i kryeministrit hungarez Viktor Orbán për veto.

Sipas gazetës, vendimi pritet të merret duke përdorur Nenin 122 të Traktatit të BE-së, i cili lejon miratimin e masave ekonomike emergjente me shumicë të kualifikuar, në vend të unanimitetit. Kjo lëvizje synon të mbrojë pozicionin negociues të Brukselit në procesin e paqes për Ukrainën, të udhëhequr nga SHBA-të.

Diplomatët thonë se është e rëndësishme që çështja e ngrirjes së aseteve të trajtohet veçmas nga debati i pritshëm për kreditë ndaj Kievit, të cilat do të mbështeten te fondet e ngrira ruse. Kjo çështje do t’i lihet vendimmarrjes së udhëheqësve të BE-së javën e ardhshme.

Megjithatë, vendimi i shpejtë rrezikon të shkaktojë pakënaqësi te Hungaria dhe disa shtete të tjera skeptike. Votimet me shumicë për tema të ndjeshme, si në rastin e politikave të migracionit, kanë tensionuar më parë marrëdhëniet brenda BE-së.

Komisioni Evropian propozoi së fundmi përdorimin e 210 miliardë eurove asete të ngrira ruse për të financuar një kredi prej rreth 90 miliardë eurosh për Ukrainën, që do të disbursohet gjatë dy viteve të ardhshme. Ky mekanizëm kërkon që asetet të mbeten të bllokuara për një periudhë të pacaktuar, duke shmangur nevojën për rinovim çdo gjashtë muaj.

Hungaria – vendi më i afërt me Moskën në BE – kundërshton çdo formë të re mbështetjeje për Ukrainën dhe kërcënon vazhdimisht me veto. Zëdhënësi i qeverisë, Zoltan Kovacs, deklaroi se propozimi i Komisionit “e kalon çdo vijë të kuqe”.

Sipas FT, konsolidimi i sanksioneve do të dërgonte një sinjal politik edhe për Uashingtonin, pasi një draft i hershëm i planit të paqes për Ukrainën parashikonte që pjesa më e madhe e aseteve të shkonin drejt dy fondeve investuese të drejtuara nga SHBA-të.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi këtë mëngjes se Rusia do të reagojë ndaj çdo dislokimi trupash evropiane në Ukrainë. Moska kritikoi edhe deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për mbajtjen e zgjedhjeve nëse sigurohet mbështetje perëndimore, duke i cilësuar ato si “teatër kukullash”. Gjatë natës, ushtria ruse goditi rajonin e Odesës, duke shkaktuar dëme në infrastrukturë.

Etiketat: asete ruse
Artikulli para

Merr fund abuzivizmi i Mimoza Kaçit në krye të AMF, Adela Xhemali në krye të tregut të sigurimeve

Artikulli pas

E para në botë, kuzhina italiane shpallet trashëgimi kulturore nga UNESCO

Editor

Editor

Nga Kategoria

Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Ekonomi

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë
Ekonomi

Financim gjerman në energji, Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri

11 Shtator, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Aktualitet

Nafta prek 110 dollarë, tregjet në alarm për furnizimet

11 Shtator, 2026
Kompania Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin gjigant Automechanika Frankfurt 2026
Ekonomi

Kompania Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin gjigant Automechanika Frankfurt 2026

10 Shtator, 2026
Formula e re që po fikson të rinjtë për kursimet e pensionit
Ekonomi

Formula e re që po fikson të rinjtë për kursimet e pensionit

10 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri pas rritjes galopante të pagave
Ekonomi

Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri pas rritjes galopante të pagave

10 Shtator, 2026
Artikulli pas
E para në botë, kuzhina italiane shpallet trashëgimi kulturore nga UNESCO

E para në botë, kuzhina italiane shpallet trashëgimi kulturore nga UNESCO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dështon zgjedhja e Presidentit, pse Kosova po shkon sërish para kutive të votimit
Aktualitet

Dështon zgjedhja e Presidentit, pse Kosova po shkon sërish para kutive të votimit

Nga SkyWeb
29 Prill, 2026
0

Kosova do t’u drejtohet sërish kutive të votimit, pasi Kuvendi ka dështuar të zgjedhë Presidentin e ri, duke e futur...

Lexo të plotë
“NewsBreak”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin europian me trashëgimi të pasur kulturore

“Travel Radar”: Shqipëria, destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë

26 Maj, 2026
Janë më shumë se sa dinim, ndikimet negative të pagjumësisë në shëndet

Janë më shumë se sa dinim, ndikimet negative të pagjumësisë në shëndet

11 Mars, 2026
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026
Shumë ose pak orë gjumë ndikon në plakjen e shpejtë dhe në disa sëmundje. Sa duhet të flini?

Shumë ose pak orë gjumë ndikon në plakjen e shpejtë dhe në disa sëmundje. Sa duhet të flini?

17 Maj, 2026

Të Fundit

Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës

Nuk kishte ndodhur KURRË! Faktorët lokalë dhe ndërkombëtare “zhysin” Euron nën 92 Lekë

11 Shtator, 2026
Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë

Financim gjerman në energji, Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr