• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 10 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Turku që bën çajin paguhet më shumë se minatori shqiptar, si po zhvatet pasuria e vendit nga kompanitë e huaja që abuzojnë dhe me punonjësit

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Turku që bën çajin paguhet më shumë se minatori shqiptar, si po zhvatet pasuria e vendit nga kompanitë e huaja që abuzojnë dhe me punonjësit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dokumentet zbulojnë hapur një tjetër formë abuzimi dhe diskriminimi. Nga listpagesa e muajit gusht të vitit 2025 shikohet se pagat për punonjësit e huaj shkojnë deri në 550 mijë lekë të rinj.

“Punojnë edhe shtetas të huaj të cilët me të njëjtin kod dhe me të njëjtin profesion, me të njëjtën punë në të njëjtat galeri paguhen disa herë më shumë se minatorët shqiptarë pra me kombësi shqiptare dhe natyrisht kjo është e pafalshme. Kjo historia që del punëdhënësi i tyre apo del një inspektor shteti dhe thotë shiko se ky inxhinieri apo ky minatori apo ky zjarrmëtari ka marrë 2 milionë  lekë në muaj natyrisht që është një histori banale. Po tu hysh llogarive do të thotë që ato dy milionë janë për 26 ditë pune. Punon sot në Shqipëri përveç bujqve një njeri 26 ditë në muaj?”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

Në listëpagesa vërehet se punohet 26 ditë pune në muaj, çka përbën shkelje të Kodit të Punës, nga ana tjetër vetë minatorët shprehen se për të rritur të ardhurat punojnë nga dy turne nëntokë. I tillë është edhe rasti i Albert Bushprendit, i cili u pushua i pari nga puna, duke sjellë efektin zinxhir drejt grevës dhe shkarkimeve masive.

“Të punosh si skllav, duke i dhënë të ardhura sa të duash me bakër me flori me të gjitha, ai nuk të përfill”, u shpreh sodisti Tonin Përkeqi.

“Ka punëtorë që punon në minierë edhe është me 28 mijë lekë të vjetra”, i shpreh Dritan Lleshi, Kryetar i Sindikatës.

“Unë punoj dyfishin e kohës, ajo nuk është paga ime, është mund i tepruar”, u shpreh minatori, Albert Bushpendi.

“Me këtë pagë që kemi na, 41 mijë lekë të vjetra marr, jam vetë i treti në shtëpi, me shtëpi me kredi”, u shpreh zjarrmëtari Marjo Simoni.

“T’i shfrytëzosh përtej 8 orarëshit nëntokë, në një punë tmerrësisht të vështirë dhe me impakt fizik, mental, e që ka lidhje drejtpërdrejtë me shëndetin të atij punëtori që është atje dhe që mund të ketë pasoja shumë të mëdha edhe për kolegët e tij por edhe për vete minierën është shfrytëzim kriminal dhe barbar i këtyre punëtorëve”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

Minatorët tregojnë se punojnë në kushte të vështira në punë, rrezikshmëri të lartë nga rrëshqitja e gurëve, gazrat dhe shpërthimet që kryejnë.

“Jemi në tymin e minave, jemi në tymin e makinerive të rënda që punojnë aty si bëhet nami nga gazrat, jemi në ujë, në baltë”,  u shpreh zjarrmëtari Lekë Gjergji.

“Kjo rrezikshmëri ka me lëndë plasëse, ne përdorim lëndë plasëse edhe gurët, vendi është i paarmatosur, ka shumë vende pa armatosur, por nuk duan me ditë ata vetëm kërkojnë a u bë plasja, jo, pse nuk e bane, kërkesë llogarie, a do të rrish në punë ose të bëjmë plasjen, edhe ka raste që kanë ra gurë, mua më kanë rënë disa herë”, u shpreh zjarrmëtari Marjo Simoni.

Si u thye greva e minatorëve dhe kush e mban të fshehtë kontratën e shfrytëzimit me kompaninë turke?!

Puna nëntokë, për shkak të vështirësisë dhe rreziqeve që mbart, kërkon trajtime specifike jo vetëm për kushtet në punë, por edhe për kujdesin shëndetësor, kontrollet e vazhdueshme që duhet të kryejnë minatorët. Por kompania “Tete Albania”, që shfrytëzon galerinë, nuk u mundëson asnjë kontroll mjekësor punonjësve.

“Duam kontrolle mjekësore, ne punojmë nëntokë. Kodi i punës e ka që punëtorët e nëntokës do të shkojnë dy herë në vit nga kompania të kontrollohen për mushkëritë, punojmë në tym”, u shpreh minatori Albert Bushprendi.

“Kontrollet shëndetësore i bëjmë vetë me lekët tona. Të futesh në minierë 2 km nën tokë e për çfarë? Që të pasurohet dikush me djersën dhe mundin tonë”, u shpreh Lekë Gjergji, zjarrmëtar.

Nga 76 minatorë që e nisën grevën, 61 prej tyre vijuan. Pjesa tjetër u rikthye në punë duke firmosur një kontratë me kushte shumë më të dëmshme ndaj tyre sesa ishte më parë.

“Ata janë njerëz me shumë përvojë që janë sot në grevë, janë një aset jo vetëm për atë minierë, por janë një aset kombëtar. Në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, pra që ka nevojë ulëritëse për punëtorë, të trajtosh kështu punëtorët dhe punëtorët me përvojë është e tmerrshme. Nuk duhet lejuar që ata minatorë të thyhen. Pse? Sepse janë në të drejtën e tyre kushtetuese ligjore”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

“Inside Story” bashkëbisedoi me protestuesit në fundin e muajit nëntor, në ditët kur greva ishte në pikën kulmore. Ditët në vijim, greva erdhi drejt venitjes, edhe pse nuk u shua totalisht.

Kjo grevë nxori në sipërfaqe jo vetëm trajtimin çnjerëzor të punonjësve, por edhe zhvatjen e pasurisë së shqiptarëve.

Ajo që bie në sy që në krye të historisë është fakti se kontrata e shfrytëzimit mes shtetit dhe kompanisë turke “Tete Albania” mbahet e fshehtë. Ne i jemi drejtuar institucioneve të linjës, por kontrata që duhej të ishte publike nuk gjendet askund. Në këto kushte, detyrimet e kompanisë ndaj shtetit shqiptar apo investimet që duhen kryer mbeten të panjohura. Pasqyrat financiare janë të fshehura dhe në periudhat e mëparshme është deklaruar vazhdimisht humbje. Por çfarë e mban kompaninë turke në Shqipëri, kur aktiviteti është vazhdimisht me humbje?

“Pyetja që kam unë është: është bërë ndonjëherë ndonjë analizë, veçanërisht nga AKBN, për pjesën e investimit dhe zhvillimit të këtyre vendburimeve natyrore që ne kemi lëshuar me kontratë? Jo”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

“Pra, ti nuk mund të trajtosh një minierë në shekullin e 21 sikur po punon në shekullin e 19. Ku ndryshon miniera e shekullit të 19 me shekullin e 21? Nga investimet, pra ti bën investimet plotësuese, ato që duhen për të rritur standardin. Ky është problemi më i madh që kemi”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko./Inside Story

Artikulli para

Në skemë dhe opozita, a ka një përpjekje për të shuar skandalin e AKSHI-t përmes mandatit të Ballukut?

Artikulli pas

STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Aviacion

Kriza e karburantit kërcënon fluturimet në Europë, aeroportet paralajmërojnë mungesa brenda tre javësh

10 Prill, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Kriza e çmimeve, Ibrahimaj: Paketë subvencionimi nëse shtrenjtohen produktet e shportës

10 Prill, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

10 Prill, 2026
INVESTIGIMI/ Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës: Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
Ekonomi

Kujt ia ka caktuar Vangjel Tavo tenderin për çeljen e sezonit turistik? Një ankimim në KPP zbulon pazaret në Bashkinë Himarë

10 Prill, 2026
Kredi me interes 0 dhe fond kombëtar, çfarë përmban plani i Ramës për strehimin
Aktualitet

Kredi me interes 0 dhe fond kombëtar, çfarë përmban plani i Ramës për strehimin

10 Prill, 2026
Dëmtohet qellimisht Ura e Milotit, ARRSH: Lëvizja vijon normalisht
Aktualitet

Dëmtohet qellimisht Ura e Milotit, ARRSH: Lëvizja vijon normalisht

10 Prill, 2026
Artikulli pas
STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme

STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Produktet për shëndetin e zorrëve të foshnjave po pushtojnë tregun, ekspertët kërkojnë kujdes
Shëndet

Produktet për shëndetin e zorrëve të foshnjave po pushtojnë tregun, ekspertët kërkojnë kujdes

Nga Editor
7 Mars, 2026
0

Një industri në rritje po fokusohet te shëndeti i zorrëve të foshnjave, me kompani që po shesin produkte të ndryshme...

Lexo të plotë
Rritja e çmimit të naftës, Rama: E pashmangshme për shkak të luftës, po ndodh në të gjithë botën

Rritja e çmimit të naftës, Rama: E pashmangshme për shkak të luftës, po ndodh në të gjithë botën

15 Mars, 2026
Pas shqiptarëve të Kosovës bie edhe numri i vizitorëve italianë në Shqipëri

Pas shqiptarëve të Kosovës bie edhe numri i vizitorëve italianë në Shqipëri

29 Korrik, 2025
Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

19 Dhjetor, 2025
Noterët e rinj të Ulsiut: Pazari i fundit i një ministri në ikje?

Noteret e rinj, pazari i fundit i një ministri në ikje?!

21 Gusht, 2025

Të Fundit

Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Kriza e karburantit kërcënon fluturimet në Europë, aeroportet paralajmërojnë mungesa brenda tre javësh

10 Prill, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Kriza e çmimeve, Ibrahimaj: Paketë subvencionimi nëse shtrenjtohen produktet e shportës

10 Prill, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

10 Prill, 2026
INVESTIGIMI/ Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës: Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

Kujt ia ka caktuar Vangjel Tavo tenderin për çeljen e sezonit turistik? Një ankimim në KPP zbulon pazaret në Bashkinë Himarë

10 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr