• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin detar të udhëtarëve në Durrës dhe Vlorë

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin detar të udhëtarëve në Durrës dhe Vlorë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e një hetimi paraprak në tregun e transportit detar ndërkombëtar të udhëtarëve që operon përmes porteve të Durrësit dhe Vlorës, pas dyshimeve për mungesë konkurrence dhe aplikim të çmimeve abuzive.

Shkak për nisjen e procedurës është bërë një ankesë e depozituar në qershor të këtij viti, sipas së cilës në portin e Vlorës nga tre tragete që kanë operuar më herët, aktualisht është aktiv vetëm një operator. Sipas ankimuesit, kjo situatë ka sjellë vendosjen e çmimeve të larta për biletat e udhëtarëve.

Fillimisht, Autoriteti i Konkurrencës ka zhvilluar një procedurë monitorimi të tregut në portet e Durrësit dhe Vlorës. Monitorimi është shtrirë në terren pranë ndërmarrjeve Ventouris Ferries SHPK, përmes agjencisë Duni Port Agency, Adria Ferries SHPK dhe Euro Ferries SHPK. Paralelisht, janë kërkuar të dhëna nga Autoriteti Portual Durrës, Autoriteti Portual Vlorë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga analiza e tregut ka rezultuar se në linjën Durrës – Ankona – Durrës operon vetëm ndërmarrja Adria Ferries SHPK me një traget të vetëm, duke zotëruar 100 për qind të tregut në këtë linjë dhe pa konkurrentë të drejtpërdrejtë. Një situatë e ngjashme konstatohet edhe në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, ku operon vetëm një operator, sërish me kontroll të plotë të tregut.

Ndërkohë, në linjën Durrës – Bari – Durrës, Autoriteti i Konkurrencës ka vërejtur se operatorët aplikojnë tarifa shumë pranë çmimit tavan gjatë sezonit të lartë, me diferenca minimale mes tyre. Po ashtu, rritja dhe ulja e çmimeve nga operatorët ndodh me të njëjtin ritëm dhe në të njëjtën kohë, çka përforcon dyshimet për një sjellje të bashkërenduar.

Duke marrë në konsideratë përqendrimin e lartë të tregut në linjat Durrës – Ankona – Durrës dhe Vlorë – Brindisi – Vlorë, si dhe sjelljen e operatorëve që veprojnë në linjën Durrës – Bari – Durrës, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se ekziston një dyshim i arsyeshëm se veprimet e ndërmarrjeve mund të përbëjnë pengim, kufizim apo shtrembërim të konkurrencës.

Sipas Autoritetit, sjellja e operatorëve dhe agjencive detare Adria Ferries, përfaqësues i AF Agency S.P.A, Duni SHPK si përfaqësuese e Ventouris Ferries dhe Ionnian Island SHPK si përfaqësuese e European Seaways, të cilat tregtojnë bileta drejt porteve italiane me çmime thuajse identike dhe pranë kufirit maksimal të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, mund të përbëjë një sjellje të koordinuar në kundërshtim me ligjin.

Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën nga 1 janar 2022 deri më 30 qershor 2025 dhe do të synojë verifikimin nëse operatorët kanë shkelur nenet 4 dhe 9 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2013 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. /skyweb.al

Artikulli para

Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

Artikulli pas

Berisha “arratis” Ballukun në mëngjes dhe e kthen në darkë “për të prishur provat”!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka
Ekonomi

Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka

26 Shtator, 2026
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura
Ekonomi

Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

26 Shtator, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet
Ekonomi

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

26 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Berisha “arratis” Ballukun në mëngjes dhe e kthen në darkë “për të prishur provat”!

Berisha “arratis” Ballukun në mëngjes dhe e kthen në darkë “për të prishur provat”!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ngërçi me pagat, punonjësit e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës bojkotojnë punën
Aktualitet

Ngërçi me pagat, punonjësit e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës bojkotojnë punën

Nga Editor
8 Shtator, 2026
0

Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë edhe bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit dhe sekretarët e Dhomës...

Lexo të plotë
5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar

5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar

23 Gusht, 2026
60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

26 Gusht, 2026
Çfarë duhet të dini para se të merrni ilaçe për humbje peshe

Çfarë duhet të dini para se të merrni ilaçe për humbje peshe

2 Prill, 2026
Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh

“Dreka e gabuar”, ish-deputeti: Ju tregoj pse e shkarkoi Rama-Spiropalin

13 Mars, 2026

Të Fundit

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr