• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Konkurrenca u hapi hetim, gazetarja: Fitojnë 4 milion euro në vit, si abuzohet nga bankat me sigurimin e jetës

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2025
në Aktualitet
A A
Konkurrenca u hapi hetim, gazetarja: Fitojnë 4 milion euro në vit, si abuzohet nga bankat me sigurimin e jetës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gazetarja Ola Xama, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, tregoi detaje nga abuzimet e bankave me sigurimet që u ofrohen klientëve të kredive, duke vënë theksin në rolin abuziv që bankat luajnë në këtë treg.

Xama tha se klientët e bankave janë të detyruar të marrin sigurime për jetën dhe pasuritë e tyre, por bankat kanë përfituar një pjesë të konsiderueshme nga këto transaksione. Xama tha se bankat arkëtojnë çdo vit deri në 16 milionë euro nga sigurimi i jetës, ku fitimet e tyre arrijnë në 4 milionë euro, shifër që mund të kishte përfunduar në duar të qytetarëve shqiptarë.

SIGURIMET/ Komisioni i Konkurrencës, hetim të thelluar ndaj 11 bankave në Shqipëri

“Autoriteti i Konkurrencës për të nisur këtë hetim të thelluar në tregun bankar, i cili ka vite që abuzon me pozitën që ka me klientët, të cilët kanë marrë një kredi, nuk e ka nisur për shkak të interesit të qytetarëve, por e ka nisur për shkak të interesit të një kompanie.

Tani, çfarë bëjnë bankat lidhur me trajtimin e klientit me policat e sigurimit?

Çdokush që shkon dhe merr një kredi është i detyruar që të presë siguracionin e jetës dhe siguracionin e pronës. Në momentin që nuk merr kredi konsumatore, po merr një kredi hipotekore, ku dhe lihet kolateral, siç është kredia për shtëpi apo kredia për biznes, çdokush është i detyruar që një herë në vit të presë policën e sigurimit.

Në momentin që vjen data për të prerë policën e sigurimit, banka e pret vetë këtë policë sigurimi dhe i ofron klientit dhe i thotë, kjo është fatura që ju duhet të paguani.

Më ka ndodhur personalisht, por duke qenë se unë e di, unë i kam thënë bankës që unë nuk e paguaj këtë policë sigurimi, por unë do të sjell policën e sigurimit të prerë vetë te një listë kompanish që ju ma vini në dispozicion. Është një tjetër çështje që duhet trajtuar sepse risku nëse vdes unë, larg qoftë, dhe nuk e paguaj unë kredinë shtëpinë time nuk e trashëgon trashëgimtari im dhe e kam unë riskun, kështu që unë duhet ta zgjedh kompaninë, nuk duhet të ma zgjedhë banka.

Banka mban njëzet e pesë për qind dhe siguracioni i jetës varet në bazë të moshës, po një mesatar mund të jetë në nivelin 150% deri në 100 euro për një person.

Tani, i gjithë tregu që arkëton banka përmes sigurimit është 60 milionë euro në vit.

Nga këto bankat si broker sigurimi mbajnë njëzet e pesë për qind, pra 4 milionë euro janë fitimi i bankave. Këto 4 milionë euro duhet të ishin të qytetarëve.

Mbase mund të duket një shifër e vogël nëse thua nëse janë 100 mijë klientë me euro.

Çështja është që banka nuk e tregon këtë gjë te klienti, që ju duhet që ta paguani e ta prisni policën e sigurimit dhe të ma jepni mua po një treg akoma dhe më i madh është siguracioni i pronës dhe me çmimet e pronave që kanë shkuar sot, një siguracion prone shkon 150 deri në 200 euro. Edhe këtu fiton njëzet e pesë për qind banka si agjent dhe broker sigurimi, ndaj unë kam një pyetje edhe për institucionet.

Si ka mundësi që nuk shikojnë abuzimin me pozitën dominuese dhe marrëdhëniet tregtare që banka ka me klientin, por vetëm me shoqëritë e sigurimit dhe Autoriteti i Konkurrencës ka një rol shumë të madh në luftën e monopoleve, oligopoleve, qoftë edhe kontratave koncesionare, Autoriteti i Konkurrencës duhet të pyetet përpara se të jepet një kontratë koncesionare nëse prish rregullat e treta.”- tha Xama. /tpz.al

Etiketat: autoriteti i konkurrencesbankathetim i thelluarhetim thelluarkomisioni konkurrences
Artikulli para

Shoferët problematikë nuk ia dalin në ritestim, nivele të ulta kalueshmërie

Artikulli pas

Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve

Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve

Të Përzgjedhura

Si të gjeni bileta avioni të lira
Aviacion

Si të gjeni bileta avioni të lira

Nga SkyWeb
1 Gusht, 2021
0

Si të gjeni bileta të lira avioni sipas një dhëzuesi të detajuar për udhëtarët që kërkojnë të kursejnë Në një...

Lexo të plotë
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

Amerikanët blejnë përfundimisht EasyJet, kontrata është kolosale

6 Gusht, 2026
Rama: Duhet të korrigjojmë ligjin për arsimin e lartë!

Rama: Duhet të korrigjojmë ligjin për arsimin e lartë!

15 Janar, 2026
Gjobitet restoranti në Golem, fshehu 590 mijë euro të ardhura për 5 vite

Gjobitet restoranti në Golem, fshehu 590 mijë euro të ardhura për 5 vite

21 Shtator, 2025
SPAK bastis tre vilat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit në Green Coast Resort

SPAK bastis tre vilat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit në Green Coast Resort

30 Mars, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr