• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 11 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pse Inteligjenca Artificiale nuk jua ka marrë ende vendin e punës?

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pse Inteligjenca Artificiale nuk jua ka marrë ende vendin e punës?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çdo javë bota duket se afrohet gjithnjë e më shumë me një realitet të ri teknologjik, atë të inteligjencës artificiale të përgjithshme.

Modelet më të fuqishme të AI-së sot janë të afta të kryejnë një sërë detyrash që dikur kërkonin përfshirjen e njerëzve, duke nisur nga raportet analitike deri te videot me porosi.

Edhe fenomeni i gabimeve të njohura si “halucinacione të AI” është në rënie të ndjeshme.

Kjo risi ka shtuar frikën se shumë njerëz do të humbin punën e tyre. Kërkimet në Google për termin “ai unemployment” arritën kulmin më herët këtë vit.

Në qytete si Londra apo San Francisko është bërë e zakonshme të pyetet: “Sa kohë mendon se të ka mbetur në punë?”

A po ndikon vërtet AI në tregun e punës?

Shumë analistë kanë paralajmëruar një krizë punësimi të afërt.

Një studim i fundit nga Universiteti i Oksfordit sugjeron se automatizimi mund të ketë ulur kërkesën për përkthyes.

Por të dhënat zyrtare në SHBA tregojnë të kundërtën.

Numri i të punësuarve në këtë sektor është rritur me 7 për qind krahasuar me një vit më parë.

Kompania suedeze Klarna, që promovoi përdorimin e AI në shërbimin ndaj klientit, ka ndryshuar kurs.

Drejtori i saj Sebastian Siemiatkowski ka deklaruar se “gjithmonë do të ketë një njeri në dispozicion nëse klienti e dëshiron këtë”.

Një tjetër tregues që përdoret për të matur ndikimin e AI është shkalla e papunësisë tek të diplomuarit e rinj.

Sot, ata kanë pak më shumë gjasa të jenë të papunë krahasuar me mesataren kombëtare. Megjithatë, ky ndryshim ka nisur që në vitin 2009, shumë kohë përpara shfaqjes së teknologjisë gjeneruese të AI.

Papunësia në këtë grup mbetet rreth 6 për qind.

Edhe në sektorët që konsiderohen të ndjeshëm ndaj ndikimit të AI, si zyrat mbështetëse, financat apo shitjet, përqindja e të punësuarve ka shënuar një rritje të lehtë gjatë vitit të fundit.

Në SHBA, papunësia qëndron në nivelin 4.2 për qind. Rritja e pagave vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Kjo bie ndesh me idenë se AI po ul kërkesën për punë njerëzore. Tendenca të ngjashme shihen edhe në vende të tjera të zhvilluara si Britania, eurozona apo Japonia.

Në fakt, përqindja e të punësuarve në vendet anëtare të OECD-së ka arritur nivelin më të lartë historik.

Dy shpjegime të mundshme

Sipas të dhënave, ekzistojnë dy mundësi për të shpjeguar këtë mospërputhje midis frikës dhe realitetit.

Së pari, shumë kompani ende nuk përdorin realisht AI për prodhimin e mallrave apo ofrimin e shërbimeve.

Vetëm rreth 10 për qind e bizneseve amerikane e zbatojnë në mënyrë funksionale. Së dyti, edhe kur teknologjia adoptohet, ajo nuk sjell domosdoshmërisht largime nga puna.

Në shumicën e rasteve, AI ndihmon punonjësit të jenë më efikasë, pa e humbur vendin e tyre.

Për momentin, frika për një krizë punësimi të shkaktuar nga inteligjenca artificiale nuk përputhet me realitetin e tregut.

Të dhënat sugjerojnë se teknologjia po avancon, por roli i njeriut në vendin e punës mbetet thelbësor.

Dhe për shumë profesione, kjo pritet të vazhdojë për një kohë të gjatë./skyweb.al

Etiketat: AIInteligjenca artificialepuneVend pune
Artikulli para

Propozohet kulla e re në mes të Tiranës, arkitekti holandez: Duhen aventura të reja

Artikulli pas

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sipas Iranit, çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për fuçi
Ekonomi

Sipas Iranit, çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për fuçi

11 Mars, 2026
Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut
Ekonomi

Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut

11 Mars, 2026
Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet
Ekonomi

Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

11 Mars, 2026
EMRAT/ Kush do të zëvendësojë Ilir Prodën? Del lista e kandidatëve
Aktualitet

EMRAT/ Kush do të zëvendësojë Ilir Prodën? Del lista e kandidatëve

11 Mars, 2026
Gjykata Kushtetuese thotë se qeveria cenoi lirinë e shprehjes duke mbyllur TikTok-un
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese thotë se qeveria cenoi lirinë e shprehjes duke mbyllur TikTok-un

11 Mars, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja
Ekonomi

Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

11 Mars, 2026
Artikulli pas
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turizmi dhe kredia rrisin nevojën për likuiditet, BSH injektoi mbi 34 mld lekë gjatë tremujorit të dytë
Ekonomi

Rishikohet buxheti, paratë e pashpenzuara deri në 31 dhjetor do t’u jepen 148 mijë shqiptarëve, sa përfitojnë

Nga SkyWeb
22 Dhjetor, 2025
0

Qeveria ka miratuar rishikimin e katërt të buxhetit të shtetit për këtë vit, duke përfshirë për herë të parë shpërblimin...

Lexo të plotë
“Patatinat po vrasin”, industria e ushqimit kundër shëndetit publik

“Patatinat po vrasin”, industria e ushqimit kundër shëndetit publik

20 Nëntor, 2025
Europa, në kërkim të “Airbus-eve” të saj

Europa, në kërkim të “Airbus-eve” të saj

31 Maj, 2025
EUROSTAT thotë se 1 milionë shqiptarë ikën nga vendi gjate 16 viteve të fundit

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

29 Janar, 2026
Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Rritet importi i kafesë, produkti më i dashur i shqiptarëve kap shifra rekord

19 Nëntor, 2025

Të Fundit

Sipas Iranit, çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për fuçi

Sipas Iranit, çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për fuçi

11 Mars, 2026
“Associated Press”: Bunkeri sekret i Luftës së Ftohtë në Shqipëri shndërrohet në atraksion turistik

“Associated Press”: Bunkeri sekret i Luftës së Ftohtë në Shqipëri shndërrohet në atraksion turistik

11 Mars, 2026
Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut

Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut

11 Mars, 2026
Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

11 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr