• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Çfarë ndodh kur prishet njëri motor i avionit në ajër

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Korrik, 2025
në Aviacion
A A
Çfarë ndodh kur prishet njëri motor i avionit në ajër
Share on FacebookShare on WhatsApp

Po të prishet një motor i avionit gjatë fluturimit, shumica e pasagjerëve do të tronditeshin, por e vërteta është se kjo nuk përbën domosdoshmërisht një situatë emergjente apo të rrezikshme.

Avionët modernë të pasagjerëve janë të projektuar për të fluturuar në mënyrë të sigurt edhe vetëm me një motor. Kjo nuk është vetëm një mundësi teorike, është një standard i domosdoshëm që kompanitë prodhuese dhe linjat ajrore duhet të plotësojnë për të marrë certifikimet ndërkombëtare të sigurisë.

Nëse një nga motorët ndalon për shkak të një defekti teknik, konsumimi të tepërt të karburantit ose një goditjeje me trup të huaj, siç janë shpesh rastet me shpendë, piloti ka një sërë protokollesh të qarta që ndjek.

Fillimisht, ai konfirmon situatën përmes sistemeve të kontrollit dhe ndërhyn sipas nevojës për të izoluar problemin.

Më pas, njofton kontrollin e trafikut ajror dhe planifikon devijimin e fluturimit drejt aeroportit më të afërt ku mund të ulet në mënyrë të sigurt. Kjo procedurë zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të koordinuar, duke i dhënë përparësi jetës dhe sigurisë së pasagjerëve.

Një nga arsyet pse një avion me dy motorë lejohet të fluturojë edhe në rrugë të gjata ndërkombëtare është certifikata ETOPS, një standard ndërkombëtar që përcakton se sa kohë një avion mund të vazhdojë të fluturojë me vetëm një motor aktiv, derisa të ulet në një aeroport alternativ.

Për shembull, një certifikim ETOPS-180 i lejon avionit të fluturojë deri në tre orë larg vendit më të afërt të uljes.

Në praktikë, këto raste ndodhin rrallë, por kur ndodhin, zakonisht përfundojnë pa incidente. Pilotët stërviten rregullisht për situata të tilla në simulatorë, dhe vendimmarrja e tyre bazohet në qetësi, përvojë dhe bashkëpunim me ekipin në tokë.

Shumë nga këto fluturime përfundojnë me ulje të zakonshme në një aeroport tjetër dhe pasagjerët shpeshherë nuk e kuptojnë që diçka e pazakontë ka ndodhur.

Shembuj të njohur si ulja mbi lumin Hudson nga kapiteni Sully Sullenberger kanë krijuar perceptimin e rrezikut të madh në publik, por janë përjashtime që konfirmojnë rregullin: avionët janë të sigurt edhe në kushtet më të vështira, dhe protokollet funksionojnë.

Në thelb, ndalja e një motori nuk përbën rrezik katastrofik, ajo është një nga situatat për të cilat teknologjia dhe pilotët janë më së miri të përgatitur.

Kështu që, ne urojmë të mos ju ndodhë kurrë, por nëse ndodh, ruani qetësine dhe besojini pilotëve dhe teknologjisë! /skyweb.al

Etiketat: aviacioniavionetmotoret
Artikulli para

Një familje shqiptare duhet të punojë më shumë se 16 vjet për të blerë një apartament: Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta

Artikulli pas

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror
Aviacion

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

12 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm
Aviacion

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët
Aviacion

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

9 Tetor, 2026
Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve
Aviacion

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Të Përzgjedhura

Italia dhe Greqia nuk preferohet më nga shqiptarët, emigrantët e rinj duan Gjermaninë
Ekonomi

Italia dhe Greqia nuk preferohet më nga shqiptarët, emigrantët e rinj duan Gjermaninë

Nga Editor
9 Shtator, 2025
0

Shumica dërrmuese e emigrantëve shqiptarë vijojnë të jenë të përqendruar në tre vende, Itali, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara të...

Lexo të plotë
Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

10 Tetor, 2026
Britania ndalon produktet kozmetike që përmbajnë TPO

Britania ndalon produktet kozmetike që përmbajnë TPO

18 Gusht, 2026
Çfarë po ndodh me vdekjet prej sëmundjeve kardiovaskulare, disa shifra që nuk përputhen

Çfarë po ndodh me vdekjet prej sëmundjeve kardiovaskulare, disa shifra që nuk përputhen

4 Prill, 2025
Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

29 Nëntor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr