• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten të ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET për aksidentet, AMF hesht

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Korrik, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
GRAFIKËT/ Sigurimi i makinave, rriten të ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET për aksidentet, AMF hesht
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, organi rregullator i tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndryshoi faktorët e riskut për caktimin e çmimit të policave të sigurimit motorik, u tha shqiptarëve se kjo bëhej në të mirën e tyre, në mënyrë që secili të paguante atë që i takon me argumentin se shoferët e këqinj duhej të ndëshkoheshin dhe të mirët, të shpërbleheshin.

Në fakt, tani që kanë dalë edhe të dhënat e periudhës janar-maj 2025 mbi tregun e sigurimeve, deklarata e AMF rezulton e pavërtetë.

Skyweb.al ka analizuar treguesit e primeve të arkëtuara nga tregu i sigurimeve dhe dëmeve të paguara duke arritur në përfundimin se të paktën deri më tani, ndryshimi i faktorëve të riskut ka rezultuar mjaft i frytshëm për disa kompani sigurimesh, të cilat kanë rritur të ardhurat nga primet, por kanë ulur pagesat e dëmeve për MTPL-të.

Sipas AMF, përgjatë periudhës janar-maj 2025, kompanitë e sigurimeve arkëtuan rreth 70.5 milionë euro prime për segmentin e sigurimit motorik, i cili përbën edhe pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndërkohë që kanë paguar 25.5 milionë euro dëme. 

Primet nga MTPL dhe demet e paguara nga kompanite e sigurimeve gjate janar-maj 2025. Burimi: AMF. Perpunimi grafik: Skyweb.al
Primet nga MTPL dhe demet e paguara nga kompanite e sigurimeve gjate janar-maj 2025. Burimi: AMF. Perpunimi grafik: Skyweb.al

Rezulton që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kompanitë e sigurimeve në tërësi i rritën të ardhurat nga primet me rreth 12.4 për qind, ndërkohë që pagesat e dëmeve janë rritur me vetëm 2.2 për qind!

Pra, kompanitë kanë arritur të ardhurat, kryesisht për shkak të rregullores së re të AMF-së si edhe faktorëve të tjerë që do ti shtjellojmë më poshtë, por nuk kanë rritur me të njëjtin ritëm edhe pagesat e dëmeve ndaj të siguruarve.

Ecuria ne % e primeve dhe demeve gjate janar-maj 2025. Burimi: AMF. Perpunimi grafik: Skyweb.al
Ecuria ne % e primeve dhe demeve gjate janar-maj 2025. Burimi: AMF. Perpunimi grafik: Skyweb.al

Madje, ka nga ato kompani që kanë rritur ndjeshëm të ardhurat dhe kanë ulur çuditërisht pagesat e dëmeve gjatë kësaj periudhe duke mos mbajtur kështu përgjegjësi edhe pse kanë blerë rrezikun e të siguruarit!

Sa për referencë, gjatë periudhës janar-maj 2024, kompanitë e sigurimeve rriten me më shumë se 25% pagesat e dëmeve ndaj të siguruarve krahasuar me janar-maj 2023, gjë që konfirmon se diçka nuk shkon për periudhën tonë referencë.

Skyweb.al iu drejtua AMF-së me një kërkesë për koment në lidhje me treguesit në fjalë, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk morëm asnjë përgjigje duke shtuar dyshimet se kemi të bëjmë me një skemë të organizuar nga aktorë të fuqishëm të këtij tregu me bekimin e rregullatorit.

Megjithatë, për të marrë një këndvështrim tjetër, redaksia iu drejtua një burimi që e njeh mirë tregun duke kërkuar prej tij një analizë të pavarur të treguesve të mësipërm.

Ky i fundit i shpjegoi redaksisë se si faktor kryesor në rritjen e primeve gjatë periudhave të krahasuara duhet marrë në konsideratë edhe shtimi i numrit të makinave në Shqipëri.

“Bëhet fjalë për rreth 34 mijë makina më shumë, pra janë 34 mijë polica sigurimi MTPL më shumë gjatë janar-maj 2025 krahasuar me janar-maj 2024, të cilat sigurisht që kanë rritur primet për kompanitë. Për të patur një panoramë të qartë duhet bërë një analizë e plotë e profilit të makinave që janë regjistruar për herë të parë, gjë e cila do të na tregonte më shumë mbi peshën që ka secila kategori”, tha ai.

“Duhet të kini parasysh se rritja e primeve për sigurimet motorike lidhet edhe me zgjerimin e përgjithshëm të ekonomisë së vendit. Kjo po ndodh në mënyrë konstante gjatë viteve të fundit, pra nuk është ndonjë risi. Ka edhe mjaft raste ku pagesat e dëmëve mbeten pezull pasi i dëmtuari nuk bie dakord me shumën e ofruar dhe çështja zvarritet duke sjellë edhe treguesit, të cilëve ju i referoheni”.

Skyweb.al bëri analizën e vetë të dhënave pas këtij shpjegimi duke konstatuar se po, ka një rritje të numrit të makinave, rrjedhimisht edhe të policave të sigurimit gjatë periudhave në fjalë, por kjo rritje është rreth 9%, ndërkohë që të ardhurat e kompanive janë rritur me 12.4% dhe për më tepër, pagesat e dëmshpërblimeve janë rritur në tregues minimalë.

Në janar-maj 2024 janë shënuar 378 181 kontrata MTPL, ndërkohë që në janar-maj 2025 u lidhën 412 248 të tilla.

Kompani që blejnë rrezikun, por nuk dëmshpërblejnë

Tregu i sigurimeve të jo-jetës ka njohur ndryshime të forta gjatë dekadës së fundit ku futja e aktorëve të rinj ka rritur edhe ofertën për qytetarët, pavarësisht mungesave të përgjithshme, dhe problemeve me kapjen e segmenteve të caktuar të rinj nga aktorë të caktuar.

Kompania INTERSIG renditet në krye të listës për rritje në përqindje të të ardhurave nga primet po ashtu në krye të listës për rënien drastike të dëmshpërblimeve, në përqindje. Kështu, në janar-maj 2024, INTERSIG arkëtoi rreth 6.2 milionë euro nga primet, kurse në janar-maj 2025, të ardhurat u rriten në rreth 7 milionë euro ose rreth 13.2% më shumë.

Krahasimi Rritja e primeve dhe DEMEVE te paguara nga INTERSIG. Të dhënat: AMF. Përpunimi grafik: Skyweb.al
Krahasimi Rritja e primeve dhe DEMEVE te paguara nga INTERSIG. Të dhënat: AMF. Përpunimi grafik: Skyweb.al

Nga ana tjetër, në periudhën janar-maj 2024 pagoi 3.9 milionë euro dëme, ndërsa në janar-maj 2025, shuma e dëmeve të paguara ra me rreth 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 2.4 milionë euro.  

Më shumë ndëshkim dhe pak shpërblim, çfarë solli rregullorja e re e AMF

Skyweb.al ka raportuar që në nisje të zbatimit të sistemit të ri të sigurimit të detyrueshëm motorik.

Sipas rregullores së miratuar nga Bordi i AMF në shtator 2024, e cila nisi të zbatohej në janar 2025, një shofer që nuk ka shkaktuar asnjë aksident përgjatë vitit, përfiton një ulje modeste të policës nga 2 deri në 5%. Në të kundërt, një shofer që ka shkaktuar një aksident paguan 25% më shumë, ndërsa për dy aksidente rritja arrin në 50%. Në skenarin maksimal, kur kombinohen edhe faktorë të tjerë risku (mosha e mjetit, qarku i regjistrimit, fuqia motorike, etj.), primi i sigurimit mund të rritet deri në 125%.

Nëse çmimi bazë i një police sigurimi është 17,000 lekë, një shofer i penalizuar me një aksident do të paguajë 21,250 lekë, ndërsa me dy aksidente, 25,500 lekë. Nga ana tjetër, një shofer i rregullt në Shqipëri dhe që përmbush të gjitha kushtet e riskut të ulët sipas faktorëve të riskut të miratuar nga bordi i AMF, paguan jo më pak se 13,940 lekë në vit.

Të dhënat tregojnë se 95% e shoferëve të siguruar klasifikohen në kategorinë “bonus”, por përfitimi për ta është pothuaj simbolik: 2 deri në 5% ulje, një shifër e papërfillshme për konsumatorët, sidomos në raport me përqindjen e lartë të rritjes së primit për ata që kanë një rekord negativ.

Rregullorja në fuqi penalizon veçanërisht drejtuesit e automjeteve të vjetra dhe me motorë më të fuqishëm, të cilat janë më të përhapura në Tiranë dhe qytetet e mëdha.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, flota kombëtare ka një moshë mesatare prej 17–18 vitesh dhe shumica e mjeteve janë me motor mbi 1400 kubikë, çka i përjashton automatikisht nga përfitimi i lehtësirave.

Kjo do të thotë se edhe nëse një shofer është i rregullt, në praktikë ai vazhdon të paguajë më shumë për shkak të karakteristikave të mjetit apo vendbanimit, një mekanizëm që më shumë ndëshkon se shpërblen.

Për krahasim, Kosova ka zbatuar po të njëjtin sistem “bonus-malus” që nga viti 2020, por në një mënyrë më të ekuilibruar.

Banka Qendrore e Kosovës ka ndarë 19 shkallë primi, ku shoferët e rregullt mund të përfitojnë ulje deri në 55%, ndërsa shkelësit e rregullt penalizohen deri në 250%. Edhe pse sistemi kosovar ndëshkon më fort, ai shpërblen realisht dhe në mënyrë të ndjeshme ata që respektojnë rregullat, duke rritur ndërgjegjësimin dhe disiplinën rrugore.

Për më tepër, analiza e mësipërme e të dhënave nga Skyweb.al konfirmoi se kjo rregullore po i shërben aktorëve të caktuar në treg që të rrisin të ardhurat duke mos dëmshpërblyer të siguruarit.

Koeficientët e rriskut sipas Rregullores së AMF që solli treguesit e mësipërm

/skyweb.al

Etiketat: amfdemetkompanite e sigurimeveprimetsigurimet
Artikulli para

OECD: Investimet e huaja po orientohen në pasuri të paluajtshme, nuk mbështesin rritjen afatgjatë

Artikulli pas

4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet
Aviacion

Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

28 Nëntor, 2025
Presidenti Begaj uron shqiptarët në 113 vjetorin e Pavarësisë: Kemi bërë japa para, të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit europian
Aktualitet

Presidenti Begaj uron shqiptarët në 113 vjetorin e Pavarësisë: Kemi bërë japa para, të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit europian

28 Nëntor, 2025
Shqiptarët thyejnë rekord, shpenzuan 700 miliardë lekë blerje dhe pagesa online
Ekonomi

Shqiptarët thyejnë rekord, shpenzuan 700 miliardë lekë blerje dhe pagesa online

28 Nëntor, 2025
LISTA/ Këto janë 100 qytetet më të mira në botë për të jetuar ose vizituar
Kryesore

LISTA/ Këto janë 100 qytetet më të mira në botë për të jetuar ose vizituar

28 Nëntor, 2025
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

28 Nëntor, 2025
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Ekonomi

Rritet ndjeshëm importi i karburanteve në vend, shqiptarët “dogjën” 620 mijë ton naftë dhe benzinë deri në tetor

28 Nëntor, 2025
Artikulli pas
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FOTO/ Nga gjigantët e ajrit te ata privatë, me çfarë avionësh zbritën liderët në Tiranë
Aviacion

FOTO/ Nga gjigantët e ajrit te ata privatë, me çfarë avionësh zbritën liderët në Tiranë

Nga SkyWeb
16 Maj, 2025
0

Shqipëria priti për dy ditë 47 liderë nga Europa dhe më gjerë, ndërkohë që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u...

Lexo të plotë
“Nipërit” robotë iu bëjnë shoqëri gjyshërve të vetmuar

“Nipërit” robotë iu bëjnë shoqëri gjyshërve të vetmuar

28 Nëntor, 2025
Tenderët e printerave në institucione, tonerave apo letrës, Grigor Joti dhe InfoSoft i çojnë të gjithë në gjyq: Përsëritet historia e përplasjes me Ceno Klosin te Tatimet

Tenderët e printerave në institucione, tonerave apo letrës, Grigor Joti dhe InfoSoft i çojnë të gjithë në gjyq: Përsëritet historia e përplasjes me Ceno Klosin te Tatimet

25 Qershor, 2025
“Uria” italiane për pyjet shqiptare, nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

“Uria” italiane për pyjet shqiptare, nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

15 Prill, 2025
BQE ul normën e interesit për depozitat, si reflektohet te kreditë në euro dhe kursi i këmbimit në Shqipëri

BQE ul normën e interesit për depozitat, si reflektohet te kreditë në euro dhe kursi i këmbimit në Shqipëri

17 Prill, 2025

Të Fundit

Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

28 Nëntor, 2025
Presidenti Begaj uron shqiptarët në 113 vjetorin e Pavarësisë: Kemi bërë japa para, të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit europian

Presidenti Begaj uron shqiptarët në 113 vjetorin e Pavarësisë: Kemi bërë japa para, të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, bashkë drejt integrimit europian

28 Nëntor, 2025
Për herë të parë në 14 vjet, Apple lë pas Samsung

Për herë të parë në 14 vjet, Apple lë pas Samsung

28 Nëntor, 2025
Kushton 13 mln dollarë, FBI sekuestron një nga super makinat më të rralla në botë

Kushton 13 mln dollarë, FBI sekuestron një nga super makinat më të rralla në botë

28 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr