• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Çfarë na tregon Supermani mbi politikën e jashtme të SHBA-së

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Korrik, 2025
në Kryesore, OP-ED
A A
Çfarë na tregon Supermani mbi politikën e jashtme të SHBA-së
Share on FacebookShare on WhatsApp

Është e vështirë të marrësh seriozisht një burrë me tuta blu dhe mbathje të kuqe. Por në një film të ri që del më 11 korrik, Superman merr përsipër një mision jashtëzakonisht ambicioz: të bëhet polici i botës.

Njeriu prej Çeliku (David Corenswet, në rolin e tij të parë si Superman) ndalon një shtet të pushtojë një tjetër. Ai beson se ka bërë një vepër të mirë dhe ka shpëtuar jetë. Megjithatë, Lois Lane (Rachel Brosnahan, që i jep rolit një ton të mprehtë dhe të mirëpritur) tregohet skeptike ndaj ndërhyrjeve të njëanshme: a ndalet ndonjëherë Superman të mendojë për pasojat e përfshirjes në konfliktet e vendeve të tjera?

Mendime të tilla gjeopolitike mund të duken jashtë vendit në një film me superheronj, zakonisht të mbushur me muskuj të fryrë dhe skena spektakolare. Por shumë prej tyre kanë qenë edhe metafora për mënyrën si Amerika e percepton rolin e saj në botë.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për historitë e Supermanit, i cili ka si mision të mbrojë “të vërtetën, drejtësinë dhe mënyrën amerikane të jetesës”. Personazhi ka mbijetuar për gati nëntë dekada sepse është tërheqës, i përmbajtur dhe i përshtatshëm, në gjendje të reflektojë gjithmonë atë që përfaqëson “mënyra amerikane” në çdo kohë.

Rick Bowers, autor i një libri për Supermanin, e ka përshkruar atë si “shëmbëlltyrën e amerikanit tipik”. Edhe pse heroi mbërriti në Tokë si foshnjë nga planeti Krypton, ai u rrit në pjesën qendrore të Amerikës dhe mësoi të çmonte punën e ndershme.

Superman u krijua nga Jerry Siegel, djali i emigrantëve hebrenj nga Lituania. Siegel, një fëmijë i ndrojtur, kaloi vitet e para duke trilluar histori. Ishte i lidhur fort me të atin, që drejtonte një dyqan rrobash të përdorura në një zonë të vështirë të Cleveland-it. Pasi i ati vdiq gjatë një grabitjeje, imagjinata e tij u përqendrua në një personazh me forcë të mbinatyrshme.

Në tregimin e parë, heroi i tij shpëton një burrë të moshuar nga një sulmues.

Publiku e takoi për herë të parë Supermanin në qershor të vitit 1938, në kopertinën e “Action Comics 1”, ku ai ngre mbi kokë një makinë. Në faqen e parë, ai kupton se “duhet të përdorë forcën e tij të jashtëzakonshme për të mirën e njerëzimit”, dhe që prej asaj kohe ai është mishërim i virtytit dhe përkushtimit.

Fillimisht, përqendrimi i tij ishte brenda vendit, në tregimin e parë ai shpëton një grua të pafajshme nga dënimi me vdekje, dhe jo ndërkombëtar. Në atë kohë, Amerika kishte një qëndrim izolacionist, pavarësisht shqetësimeve në rritje të Franklin Roosevelt për Gjermaninë naziste.

Siegel dhe Joe Shuster, ilustratori, u përballën me një dilemë kur Amerika hyri në luftë. Ndjenja e drejtësisë e personazhit do ta shtynte pa dyshim të ndërhynte në krah të Aleatëve. Por as forcat e frikshme të Luftwaffe nuk do të kishin asnjë shans ndaj heroit me mantel. Ata kishin frikë se ushtarët do të demoralizoheshin nga tregimet me fitore të lehta të Supermanit. Rreth 80% e materialeve për lexim në ushtrinë amerikane përbëheshin nga komikët, dhe Superman ishte më i lexuari.

Për këtë arsye, alter ego-ja e tij civile, Clark Kent, u refuzua nga ushtria pas një testi për sytë që dështoi. Gjatë luftës, Superman luftoi kundër armiqve në vende të tjera, disa prej tyre gjermanë dhe japonezë. Megjithatë, ai mbeti simbol i trimërisë dhe drejtësisë amerikane. Në një kopertinë komiku të korrikut 1944, Lane shfaqet krah për krah me ushtarët duke thënë: “Ju jeni Supermenët e mi!”

Më vonë, Superman përballet me pyetjen nëse duhet apo jo të ndërhyjë në çështjet e botës. Në “Superman II” (1980), ai heq dorë nga fuqitë për të jetuar një jetë normale me Lane, duke e lënë Amerikën dhe botën të pambrojtur ndaj ambicieve të gjeneralit Zod, një ekspansionist luftënxitës. (Nuk është e vështirë të kuptohet mesazhi i kësaj historie të periudhës së Luftës së Ftohtë.) Filmi përfundon natyrisht me rikthimin e fuqive të Supermanit, kthimin në detyrën e tij si mbrojtës global dhe ngritjen e flamurit amerikan mbi Shtëpinë e Bardhë.

Komikët dhe filmat e fundit të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI paraqesin Supermanin gjithnjë e më të përmbajtur për sa i përket ndërhyrjeve të huaja dhe çështjeve të sovranitetit. “Çfarë të drejte kam,” pyet ai në një moment, “t’u imponoj të tjerëve vlerat e mia?” Ai synon të arrijë sa më shumë me sa më pak forcë, duke përdorur goditje të sakta për të eliminuar qeliza terroriste,  një pasqyrim i politikës amerikane që nga viti 2002 për eliminimin e objektivave me dronë.

Tani, Njeriu prej Çeliku është rindërtuar për të reflektuar politikën e sotme. Filmi i ri “Superman” ka dialogët tipikë dhe kërcënimin planetar, por, pa zbuluar shumë, tregon se konflikti në të cilin ai ndërhyn me nxitim është një kurth.

Kjo përkon, më së shumti, me pikëpamjet e disa prej anëtarëve të ekipit të politikës së jashtme të Donald Trumpit, të cilët besojnë se Amerika humbet kur përfshihet në konflikte të huaja.

Mund të duket e çuditshme që një njeri që mund të bëjë gjithçka të mendojë të mos bëjë asgjë, por kjo e bën filmin shumë të përshtatshëm për kohën që jetojmë. /TheEconomist 

Etiketat: amerikasupermanusa
Artikulli para

Shqipëria ka ritmet e plakjes më të larta në rajon, grup-mosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë më 2024

Artikulli pas

Interesat e larta dhe praktikat agresive të mbledhjes së pagesave të pashlyerja, institucionet financiare jobanka fituan 58 milionë euro gjatë 2024

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!
Aktualitet

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Ekonomi

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

24 Tetor, 2026
Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!
OP-ED

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Interesat e larta dhe praktikat agresive të mbledhjes së pagesave të pashlyerja, institucionet financiare jobanka fituan 58 milionë euro gjatë 2024

Të Përzgjedhura

Kriza e strehimit rrëzon qeverinë spanjolle
Ekonomi

Kriza e strehimit rrëzon qeverinë spanjolle

Nga SkyWeb
5 Tetor, 2026
0

Kriza e strehimit në Spanjë është kthyer në një krizë politike që vë në rrezik pushtetin e kryeministrit Pedro Sánchez....

Lexo të plotë
Presidenti Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqiptarët, mirënjohës SHBA-së dhe aleatëve

Presidenti Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqiptarët, mirënjohës SHBA-së dhe aleatëve

24 Mars, 2026
Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, pritet shtrenjtim i çmimeve

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, pritet shtrenjtim i çmimeve

11 Gusht, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

18 Shtator, 2026
Si të dalloni një faturë të fiskalizuar nga ajo e pafiskalizuar

Si të dalloni një faturë të fiskalizuar nga ajo e pafiskalizuar

29 Shtator, 2025

Të Fundit

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr