• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, pritet shtrenjtim i çmimeve

Editor Nga Editor
11 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, pritet shtrenjtim i çmimeve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas rreth dy dekadash, Shqipëria do të ndërpresë importin e mishit nga Brazili, një prej furnizuesve kryesorë të tregut vendas dhe industrisë së përpunimit.

Mësohet se Ministria e Bujqësisë i ka përcjellë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit udhëzimet për mënyrën se si duhet të veprojë me operatorët që importojnë mish nga Brazili, pas ndryshimeve të fundit të miratuara në nivel europian.

Vendimi lidhet me shqetësimet për përdorimin e disa medikamenteve veterinare që shërbejnë për rritjen e masës muskulare të kafshëve, çështje për të cilën ekspertët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë mbajtur një qëndrim të përbashkët.

Në shkresën drejtuar AKU-së, Ministria e Bujqësisë sqaron se legjislacioni shqiptar e kushtëzon importin e produkteve me origjinë shtazore me miratimin nga Bashkimi Europian të zonave dhe stabilimenteve të prodhimit.

Për këtë arsye, ndryshimet e bëra me rregulloren e re europiane reflektohen drejtpërdrejt edhe në importet që Shqipëria lejon nga Brazili.

AKU-së i është kërkuar të marrë masat për njoftimin e bizneseve që importojnë mish gjedhi dhe mish shpendësh nga Brazili, ndërsa zbatimi i kufizimeve të reja nis më 3 shtator 2026.

Brazili ka qenë prej vitit 2006 një nga burimet kryesore të mishit të importuar në Shqipëri, veçanërisht për shkak të çmimeve konkurruese dhe sasive të mëdha të disponueshme. Produktet braziliane kanë pasur gjithashtu një peshë të rëndësishme në furnizimin e industrisë së përpunimit të mishit.

Sipas të dhënave të WITS të Bankës Botërore, vetëm gjatë vitit 2024 Shqipëria importoi nga Brazili rreth 28.5 milionë dollarë mish dhe të brendshme, prej të cilave rreth 10.1 milionë dollarë i përkisnin mishit dhe produkteve të kategorisë së shpendëve.

Ndërprerja e importeve pritet të detyrojë importuesit shqiptarë të gjejnë tregje të tjera furnizimi, duke ndryshuar një marrëdhënie tregtare që ka zgjatur për rreth 20 vjet.

Etiketat: mish brazilimishi
Artikulli para

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

Artikulli pas

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët
Aktualitet

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive
Aktualitet

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni
Aktualitet

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!
Aktualitet

“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!

9 Nëntor, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

Bonusi i ri për bebet, Rama zbulon skemën: Sa do të jepet çdo muaj për 5 vitet e para të jetës

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

Të Përzgjedhura

BUXHETI/ BSH shprehet spektike për realizimin e të ardhurave
Ekonomi

BUXHETI/ BSH shprehet spektike për realizimin e të ardhurave

Nga SkyWeb
10 Nëntor, 2025
0

Banka e Shqipërisë ka shprehur skepticizëm për realizimin e të ardhurave në projektbuxhetin e vitit 2026, duke paralajmëruar se rreziqet...

Lexo të plotë
Në mes të krizës, qeveria shton dhe dy taksa të tjera mbi karburantet

Në mes të krizës, qeveria shton dhe dy taksa të tjera mbi karburantet

18 Mars, 2026
Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

13 Janar, 2026
Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë

26 Dhjetor, 2025
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

Skadon afati për sistemin EES, udhëtarët drejt BE-së mund të përballen sërish me radhë të gjata

7 Shtator, 2026

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr