• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Projekti i shekullit, Italia miraton ndërtimin e urës që do të lidhë Siçilinë me kontinentin

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
0
Projekti i shekullit, Italia miraton ndërtimin e urës që do të lidhë Siçilinë me kontinentin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria italiane ka dhënë miratimin përfundimtar për ndërtimin e një ure gjigante mbi ngushticën e Mesinës, që do të lidhë Sicilinë me Italinë kontinentale.

Me një gjatësi rreth 3.7 kilometra dhe një hapësirë të vetme, ajo pritet të jetë ura më e gjatë në botë e këtij lloji, duke zëvendësuar kalimin aktual me traget dhe duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet rrugore e hekurudhore.

Projekti, i konceptuar që në fund të viteve 1960 por i shtyrë për dekada për arsye mjedisore, financiare dhe teknike, ka marrë miratimin e Komitetit Ndërministror për Planifikim Ekonomik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (CIPESS).

Kryeministrja Giorgia Meloni e ka cilësuar ndërtimin si një projekt prioritar dhe ka planifikuar një financim prej 13.5 miliardë eurosh në dhjetë vitet e ardhshme për urën dhe infrastrukturën mbështetëse.

Zbatimi i projektit i është besuar konsorciumit ndërkombëtar “Eurolink”, i udhëhequr nga kompania italiane “Webuild”, në bashkëpunim me “Sacyr” të Spanjës dhe “IHI” të Japonisë.

Këto kompani kanë eksperiencë në ndërtimin e veprave madhore si ura “Osman Gazi” në Turqi, ura Akashi në Japoni dhe zgjerimi i Kanalit të Panamasë.

Sipas kompanisë mbikëqyrëse “Messina Strait”, punimet do të përfundojnë në vitin 2032 dhe do të krijojnë mbi 100 mijë vende pune. Faza e parë do të përfshijë studime arkeologjike, gjeologjike dhe procedurat e shpronësimeve.

Megjithëse konsiderohet një projekt historik, ura ka ngjallur reagime të forta nga aktivistët mjedisorë, banorët lokalë dhe organizatat joqeveritare.

Ata shprehin shqetësime për rrezikun sizmik të zonës, ndikimin mjedisor, koston e lartë që mund të tejkalojë parashikimet, si dhe për mundësinë e përfshirjes së mafies në tendera dhe proceset e ndërtimit.

Këtë javë, disa organizata mjedisore dorëzuan një ankesë zyrtare në Bashkimin Evropian, duke kërkuar ndërhyrje për mbrojtjen e biodiversitetit të ngushticës.

Vendimi i CIPESS duhet ende të ratifikohet nga Gjykata Kombëtare e Auditit, një hap procedural që pritet të zgjasë disa javë, përpara nisjes zyrtare të punimeve. /skyweb.al 

Etiketat: italiasiciliaUra
Artikulli para

BSH “fikson” në 2.5% normën bazë të interesit, Sejko thotë se kështu mbahet inflacioni nën kontroll

Artikulli pas

Ikën italianë, francezë dhe grekë, tregu bankar shqiptar josh turqit: BSH miraton futjen e Ziraat Bank

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë
Aktualitet

Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

27 Mars, 2026
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria
Aktualitet

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria

27 Mars, 2026
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm
Aktualitet

Të rinjtë më problematikët në rrugë, shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Ikën italianë, francezë dhe grekë, tregu bankar shqiptar josh turqit: BSH miraton futjen e Ziraat Bank

Ikën italianë, francezë dhe grekë, tregu bankar shqiptar josh turqit: BSH miraton futjen e Ziraat Bank

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BUXHETI/ Makthi i hinkës në hyrje të Elbasanit nuk pritet të mbarojë deri në 2027
Aktualitet

BUXHETI/ Makthi i hinkës në hyrje të Elbasanit nuk pritet të mbarojë deri në 2027

Nga SkyWeb
6 Nëntor, 2025
0

Në draftbuxhetin e vitit 2026 është përfshirë për herë të parë projekti i rrugës lidhëse Tiranë–Elbasan me Korridorin VIII, një...

Lexo të plotë
Gjermania në krizë ekonomike, mbyllen edhe fabrikat e sallamit

Gjermania në krizë ekonomike, mbyllen edhe fabrikat e sallamit

19 Janar, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

KURSI/ Surprizon Paundi Britanik, Euro nuk “ndez” edhe pas festave

6 Janar, 2026
Rama në Elbasan: Dyfishohet buxheti i bujqësisë, kompensim 10% për çdo faturë të fermerëve

Rama në Elbasan: Dyfishohet buxheti i bujqësisë, kompensim 10% për çdo faturë të fermerëve

15 Dhjetor, 2025
Jo vetëm paga e lartë dhe pasioni, kjo është një tjetër arsye e fortë që i mban pilotët në industrinë e aviacionit civil

Jo vetëm paga e lartë dhe pasioni, kjo është një tjetër arsye e fortë që i mban pilotët në industrinë e aviacionit civil

23 Janar, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr