• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Një makinë për çdo derë, harta e motorizimit në Shqipëri. Durrësi kryeson, Korça ngelet pas

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Gusht, 2025
në Ekonomi
A A
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sipas të dhënave më të fundit të DPSHTRR, deri në qershor të vitit 2025 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej rreth 1 milionë mjete dhe mbi 810 mijë autovetura. Kjo shifër e vendosur përballë numrit të familjeve nxjerr në pah një fakt domethënës, mesatarisht çdo familje shqiptare zotëron të paktën një makinë, me një raport prej 1.07 autovetura çdo për familje.

Ky tregues konfirmon rritjen e ndjeshme të motorizimit në vend, duke reflektuar jo vetëm një nevojë praktike për lëvizshmëri, por edhe një ndryshim të qartë në standardet e konsumit dhe mënyrën e jetesës së shqiptarëve.

Nëse shifrat kombëtare tregojnë një mesatare të përgjithshme, të dhënat sipas qarqeve zbulojnë diferenca të dukshme në përhapjen e autoveturave.

Durrësi rezulton qarku më i motorizuar në vend, me 301 makina për 1,000 banorë, një shifër që lidhet ngushtë me karakterin urban, pozicionin bregdetar dhe nivelin më të lartë ekonomik të zonës.

Pas tij renditet Lezha me 287 makina për 1,000 banorë, ndërsa Gjirokastra shënon gjithashtu një nivel të lartë me 263 makina për 1,000 banorë. Në këto qarqe, raporti i lartë tregon jo vetëm aftësinë e familjeve për të përballuar koston e mbajtjes së një mjeti, por edhe nevojën për transport personal për shkak të mungesave strukturore në transportin publik.

Në krahun tjetër të tabelës qëndrojnë qarqe si Korça, me vetëm 165 makina për 1,000 banorë, dhe Elbasani me 173, duke reflektuar një prapambetje në motorizim krahasuar me pjesën tjetër të vendit.

Këto shifra mund të lidhen me faktorë ekonomikë, traditën më të fortë të përdorimit të transportit publik apo edhe emigracionin, që ka reduktuar pjesën aktive të popullsisë vendase.

Ndërkohë, Tirana, edhe pse kryeqytet dhe qendër ekonomike, paraqitet me një raport prej 241 makinash për 1,000 banorë, duke u renditur në mesataren kombëtare.

Kjo shifër, ndonëse jo më e larta, merr një domethënie të veçantë po të kemi parasysh dendësinë e popullsisë dhe trafikun e rënduar të kryeqytetit, ku numri i mjeteve të regjistruara shpeshherë nuk pasqyron realisht fluksin e makinave që qarkullojnë, pasi një pjesë e mirë e tyre vijnë nga qarqet e tjera për arsye pune dhe shërbimesh.

 

/tvscan

Etiketat: makinashtepi
Artikulli para

Deri në 8 vite burg, Kodi Penal i ri dënon ashpër mashtruesit me skema piramidale si edhe falsifikatorët e parave

Artikulli pas

DOKUMENTI/ Kush po kërkon t’ia marrë Behgjet Pacollit me forcë Aeroportin e Vlorës ?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit
Ekonomi

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Nvidia humbet afro 2 trilionë dollarë në bursë, sa vlen kompania pa Jensen Huang?
Ekonomi

Nvidia humbet afro 2 trilionë dollarë në bursë, sa vlen kompania pa Jensen Huang?

14 Nëntor, 2026
Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken
Ekonomi

Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken

14 Nëntor, 2026
AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize
Ekonomi

AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize

14 Nëntor, 2026
Krizë te Mercedes-Benz, kompania pezullon investimet në Gjermani dhe paralajmëron mbylljen e fabrikave! Punonjësve u kërkohet të punojnë më shumë për të njëjtën pagë
Ekonomi

Krizë te Mercedes-Benz, kompania pezullon investimet në Gjermani dhe paralajmëron mbylljen e fabrikave! Punonjësve u kërkohet të punojnë më shumë për të njëjtën pagë

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
DOKUMENTI/ Kush po kërkon t’ia marrë Behgjet Pacollit me forcë Aeroportin e Vlorës ?

DOKUMENTI/ Kush po kërkon t'ia marrë Behgjet Pacollit me forcë Aeroportin e Vlorës ?

Të Përzgjedhura

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni
Shëndet

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

Nga Editor
7 Tetor, 2026
0

Një enë e vogël gjaku në retinë mund të jetë një sinjal i hershëm i diabetit, ndërsa inflamacioni i syrit...

Lexo të plotë
Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

29 Maj, 2026
ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë

ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë

4 Shtator, 2026
Te gjitha bizneset e lidhura në 6 kv, nga 1 janari do dalin në treg të lirë

ERE nuk prek tarifat e shpërndarjes së energjisë elektrike deri në prill

12 Dhjetor, 2025
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Zhvlerësimi i Euros nuk bën punë, KE thotë se Shqipëria renditet e dyta në listë për Borxhin Publik në rajon

26 Janar, 2026

Të Fundit

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr