• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Kontrollorin e zuri gjumi, avioni me pasagjerë qëndron 1 orë në ajër

Editor Nga Editor
18 Shtator, 2025
në Aviacion
A A
0
Kontrollorin e zuri gjumi, avioni me pasagjerë qëndron 1 orë në ajër
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në aeroportin Napoleon Bonaparte në Ajaccio, Francë, ku një avion i linjës Air Corsica u detyrua të qëndronte në ajër për afro një orë për një arsye krejt të papritur,  kontrollori i vetëm i fluturimeve ishte në gjumë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës të së martës, kur avioni Airbus A320, që vinte nga Parisi me një orë vonesë, mbërriti mbi aeroport. Në vend që të merrte udhëzime për ulje, pilotët u përballën me një pistë të errët dhe asnjë përgjigje nga kulla e kontrollit. Të shqetësuar nga mungesa e komunikimit, ata nisën të bëjnë lëvizje në ajër mbi Gjirin e Ajaccios dhe kërkuan ndihmë nga qendrat rajonale të kontrollit ajror.

Sipas të përditshmes lokale Corse Matin, rezultoi se në turn ishte vetëm një kontrollor, i cili duhej të priste avionin, por e kishte zënë gjumi. Përpjekjet e ekipit për të kontaktuar me të dështuan, çka çoi në njoftimin e xhandarmërisë. Megjithëse hyrja në kullën e kontrollit u vonua për shkak të protokolleve të sigurisë, më në fund kontrollori u gjet në zyrën e tij, duke fjetur.

Pasi u zgjua, ai ndezi dritat e pistës dhe dha leje për uljen e avionit. Fatmirësisht, situata u menaxhua pa pasoja për pasagjerët, të cilët, sipas kapitenit të fluturimit, e morën ngjarjen me sportivitet.

Kontrollori i turnit iu nënshtrua menjëherë testeve për prani të substancave narkotike apo alkoolit, por rezultoi i pastër. Megjithatë, rasti ka nxitur një debat të nxehtë në Francë, ku sindikatat e kontrollorëve të fluturimeve kanë paralajmëruar prej kohësh për mungesë personeli, orare të gjata pune dhe kushte të vështira që çojnë në lodhje të madhe, faktorë që përbëjnë rrezik serioz për sigurinë ajrore.

Ky incident ka rikthyer vëmendjen mbi nevojën për reforma të thella në sistemin e kontrollit ajror, për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla potencialisht të rrezikshme. /Skyweb.al

Etiketat: avioni
Artikulli para

Qeveria planifikon të shtetëzojë transportin publik, ngrihet shoqëria shtetërore MobAl

Artikulli pas

“Mësime falas për kriptot”, policia zbardh skemën e re të mashtrimeve

Editor

Editor

Nga Kategoria

EUROSTAT thotë se 1 milionë shqiptarë ikën nga vendi gjate 16 viteve të fundit
Aviacion

Më shumë se gjysmë milioni shqiptarë kanë marrë shtetësinë e vendeve të BE-së në 10 vitet e fundit

30 Mars, 2026
Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në, pretendon Kim Jong Un
Aviacion

Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në, pretendon Kim Jong Un

29 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse
Aviacion

Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

26 Mars, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit
Aviacion

Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit

25 Mars, 2026
Gjigantët e Europës zgjasin pezullimin e fluturimeve në Lindjen e Mesme, çfarë duhet të dini që të mos bllokoheni në aeroport
Aviacion

Gjigantët e Europës zgjasin pezullimin e fluturimeve në Lindjen e Mesme, çfarë duhet të dini që të mos bllokoheni në aeroport

25 Mars, 2026
Artikulli pas
“Mësime falas për kriptot”, policia zbardh skemën e re të mashtrimeve

“Mësime falas për kriptot”, policia zbardh skemën e re të mashtrimeve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qytetet zbrazen nga njerëzit dhe mbushen me pallate e kulla, për kë ndërtohet në Shqipëri?
Ekonomi

Qytetet zbrazen nga njerëzit dhe mbushen me pallate e kulla, për kë ndërtohet në Shqipëri?

Nga SkyWeb
23 Shtator, 2025
0

Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në Europë. Nga rreth 3.2 milionë banorë në fillim të...

Lexo të plotë
OBSH paralajmëron probleme serioze në Europë prej super gripit

OBSH paralajmëron probleme serioze në Europë prej super gripit

18 Dhjetor, 2025
Turizmi dhe kredia rrisin nevojën për likuiditet, BSH injektoi mbi 34 mld lekë gjatë tremujorit të dytë

Rishikohet buxheti, paratë e pashpenzuara deri në 31 dhjetor do t’u jepen 148 mijë shqiptarëve, sa përfitojnë

22 Dhjetor, 2025
Piloti u ul në pistën e gabuar, si u shmang përplasja e dy avionëve në Francë

Piloti u ul në pistën e gabuar, si u shmang përplasja e dy avionëve në Francë

23 Shtator, 2025
Suedia planifikon burgje për 13-vjeçarët që kryejnë krime

Suedia planifikon burgje për 13-vjeçarët që kryejnë krime

27 Tetor, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr