• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

PROJEKSIONI/ Më shumë se 21 milionë pasagjerë nga ajri në Shqipëri deri në 2040

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Shtator, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aviacioni civil në Shqipëri po përjeton një zgjerim të pandërprerë, duke u shndërruar në një nga motorët kryesorë të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë. Rritja e numrit të pasagjerëve po e kthen transportin ajror në hyrjen kryesore të vendit, duke rivalizuar dhe tejkaluar fqinjët në rajon.

Sipas parashikimeve të Autoritetit të Aviacionit Civil Ndërkombëtar (ICAO), deri në vitin 2040 fluksi i udhëtarëve që do të kalojnë nëpër aeroportet shqiptare do të arrijë në mbi 21.6 milionë pasagjerë, një trefishim i konsiderueshëm krahasuar me shifrat aktuale.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi se rrjeti i aeroporteve ndërkombëtare po e pozicionon Shqipërinë në një nivel të ri në hartën e transportit ajror. “Me funksionimin e Tiranës, Vlorës, Kukësit dhe së shpejti Gjirokastrës, vendi ynë po kthehet në një nyje rajonale të turizmit dhe lidhjeve ajrore, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë ndërkombëtarë,” deklaroi ajo.

Vetëm gjatë periudhës janar–gusht 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënoi mbi 7.8 milionë pasagjerë, me një rritje prej 9% krahasuar me një vit më parë. Në këtë periudhë u regjistruan 42,462 fluturime, 2% më shumë se në vitin 2024, ndërsa kryeqyteti u lidh me 137 destinacione ndërkombëtare, duke zgjeruar ndjeshëm hartën e fluturimeve direkte.

Kjo rritje e fuqishme e ka vendosur Tiranën në krye të listës së aeroporteve të Ballkanit Perëndimor, duke tejkaluar për herë të parë qendrat tradicionale të fluturimeve si Prishtina, Beogradi, Shkupi, Podgorica apo Sarajeva. Për pasojë, Tirana nuk është vetëm porta kryesore e turizmit për Shqipërinë, por po kthehet edhe në një alternativë të preferuar për udhëtarët e rajonit që kërkojnë lidhje më të shpejta me Europën dhe me destinacionet ndërkontinentale.

Kombinimi i projekteve të reja aeroportuale me flukset në rritje e vendos Shqipërinë përballë një perspektive të re zhvillimore, ku turizmi dhe aviacioni civil shihen si binarë të së njëjtës strategji kombëtare. /skyweb.al

Artikulli para

Lufta te dera, Danimarka gati të blejë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore: Godasim armikun pa i nisur ende raketat

Artikulli pas

Mercedes-Benz zhvendos prodhimin nga Berlini në Poloni, për shkak të kostove të larta dhe konkurrencës kineze

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse
Ekonomi

Behgjet Pacolli del në “temë”, kërcënon shtetin shqiptar me Arbitrazh nëse nuk zgjidhet “larja e hesapeve” me Valon Ademin te Aeroporti i Vlorës

11 Shkurt, 2026
PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD
Ekonomi

PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD

11 Shkurt, 2026
Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare
Ekonomi

DIVA 2025/ Kompensimi për fëmijët mes premtimit dhe realitetit, një flluskë PR më shumë se sa funksionale

11 Shkurt, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

230 automjete të reja shtohen çdo ditë në rrugët shqiptare, kryesojnë importet nga Koreja e Jugut

11 Shkurt, 2026
Euro në rënie, eksportet në rrezik. Shqipëria përballë një deindustrializimi të heshtur
Ekonomi

Euro në rënie, eksportet në rrezik. Shqipëria përballë një deindustrializimi të heshtur

11 Shkurt, 2026
Avioni i Wizz Air Tiranë-Londër, ulje EMERGJENTE në Basel, çfarë tregon radari
Aviacion

Avioni i Wizz Air Tiranë-Londër, ulje EMERGJENTE në Basel, çfarë tregon radari

11 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Mercedes-Benz zhvendos prodhimin nga Berlini në Poloni, për shkak të kostove të larta dhe konkurrencës kineze

Mercedes-Benz zhvendos prodhimin nga Berlini në Poloni, për shkak të kostove të larta dhe konkurrencës kineze

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro
Aktualitet

Agjentët imobiliarë kërkojnë uljen nga 15% në 3% të taksës së shitjes së pronës: Është ngurtësuar tregu

Nga SkyWeb
20 Gusht, 2025
0

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA), që përfaqëson mbi 115 zyra të real estate, i...

Lexo të plotë
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Rritet lehtë euro, si nis java për valutat kryesore

19 Janar, 2026

Si u shfry operacioni i bujshëm në Sarandë, Mariel Murati reklamon hotelin pa leje, Kozeta Statha, Andri Dhima dhe të tjerët vijojnë biznesin dhe plazhin

10 Qershor, 2025
Në Shqipëri do të prodhohen municione të lehta, qeveria miraton kushtet për kompanitë

Në Shqipëri do të prodhohen municione të lehta, qeveria miraton kushtet për kompanitë

11 Korrik, 2025
New York Times: Shqipëria, destinacioni i ri i Evropës me plazhe, histori dhe çmime ende të ulëta

New York Times: Shqipëria, destinacioni i ri i Evropës me plazhe, histori dhe çmime ende të ulëta

26 Gusht, 2025

Të Fundit

BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti

BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti

11 Shkurt, 2026
Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

Behgjet Pacolli del në “temë”, kërcënon shtetin shqiptar me Arbitrazh nëse nuk zgjidhet “larja e hesapeve” me Valon Ademin te Aeroporti i Vlorës

11 Shkurt, 2026
SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor

SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor

11 Shkurt, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Dollari nuk ndal rënien, sa shiten e blihen euro dhe valutat e tjera të huaja

11 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr