• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, la të hapur mundësinë për një ulje të çmimit të energjisë elektrike, në varësi të performancës financiare të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Gjatë shqyrtimit të Raportit Vjetor 2024 në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Ahmeti tha se dinamika e sektorit energjetik po ndikohet nga disa faktorë, përfshirë rritjen e kapaciteteve të reja prodhuese dhe përpjekjet për uljen e humbjeve në rrjet.

Ai theksoi se ulja e kostove operative dhe përmirësimi i performancës financiare të OSHEE-së janë elementë që do të përcaktojnë nëse do të ketë hapësirë për rishikim të tarifave në vitin e ardhshëm.

Në seancë u diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me zhvillimet në sektorin e gazit natyror, përfshirë ecurinë e projektit të gazifikimit të Korçës dhe funksionalizimin e TEC-it të Vlorës, të cilat konsiderohen hapa të rëndësishëm për diversifikimin e burimeve të energjisë në vend.

Krahas analizës financiare, deputetët vunë në dukje se Raporti i Veprimtarisë Vjetore të ERE për vitin 2024 është paraqitur me vonesë, përtej afatit ligjor prej gjashtë muajsh nga mbyllja e vitit, çka pritet të sjellë edhe shtyrje në miratimin e Rezolutës për vitin 2025.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe propozimet për përmirësimin e rregulloreve që lidhen me çmimin e energjisë për vetëprodhuesit, hartimin e një strategjie afatmesme për eficiencën energjetike dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e konsumatorëve.

Megjithatë, të dhënat e raportit tregojnë se OSHEE nuk po arrin të përmbushë objektivat për uljen e humbjeve teknike në rrjet, një problem që vijon të rëndojë performancën e sektorit dhe të kufizojë mundësitë për një ulje të qëndrueshme të çmimit të energjisë. /skyweb.al

Artikulli para

Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet

Artikulli pas

“Rrezikojnë sigurinë e fëmijëve”, prindërit italianë padisin Facebook, Instagram dhe TikTok

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Ekonomi

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet
Ekonomi

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Rrezikojnë sigurinë e fëmijëve”, prindërit italianë padisin Facebook, Instagram dhe TikTok

“Rrezikojnë sigurinë e fëmijëve”, prindërit italianë padisin Facebook, Instagram dhe TikTok

Të Përzgjedhura

Ka tre super avionë si Airbus A321XLR, por pa motorë: Historia e pazakontë e flotës së Wizz Air
Aviacion

Ka tre super avionë si Airbus A321XLR, por pa motorë: Historia e pazakontë e flotës së Wizz Air

Nga SkyWeb
16 Shtator, 2026
0

Tre Airbus A321XLR të Wizz Air, avionë të projektuar për të fluturuar më larg se versionet standarde të familjes A321,...

Lexo të plotë
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ushqimet ultra të përpunuara krijojnë varësi si cigaret

Ushqimet ultra të përpunuara krijojnë varësi si cigaret

7 Shkurt, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
Inspektorati i Përgjithshëm ikën nga varësia e Ramës dhe shkon te Ekonomia

Inspektorati i Përgjithshëm ikën nga varësia e Ramës dhe shkon te Ekonomia

11 Shkurt, 2026

Të Fundit

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr