• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 7 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kush do t’i paguajë borxhet e shteteve të pasura?!

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore, OP-ED
A A
0
Kush do t’i paguajë borxhet e shteteve të pasura?!

Debt-to-GDP ratio, a large stone with text DEBT and wooden cubes with GDP letters and bag on seesaw

Share on FacebookShare on WhatsApp

Borxhet publike në vendet më të zhvilluara të botës kanë arritur nivele që nuk janë parë që nga kohët e luftërave napoleonike. Sipas një analize të The Economist, ekonomitë e pasura po hyjnë në një periudhë të pasigurt ku pyetja kryesore është: kush do t’i paguajë të gjitha këto borxhe?

Sot, borxhi publik në shumicën e vendeve të zhvilluara kap më shumë se 110 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), një shifër që reflekton vite me huamarrje të madhe për të përballuar kriza të njëpasnjëshme, nga pandemia e COVID-19, tek lufta në Ukrainë dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike.

Rritja e shpenzimeve për shëndetësi, mbrojtje dhe pensione ka zgjeruar ndjeshëm detyrimet e qeverive. Në shumë vende, plakja e popullsisë po e bën sistemin social gjithnjë e më të kushtueshëm, ndërsa normat e interesit të larta po e përkeqësojnë barrën e borxhit.

Në dekadat e kaluara, qeveritë janë mësuar të huazojnë lirë. Por me kthimin e inflacionit dhe rritjen e interesave, shërbimi i borxhit është bërë më i shtrenjtë dhe më i rrezikshëm për financat publike.

Zakonisht, mënyra më e mirë për të ulur borxhin është rritja e ekonomisë, pra që PBB-ja të rritet më shpejt se borxhi. Por, siç thekson revista britanike, shumica e vendeve të zhvilluara po përballen me ngadalësim të rritjes ekonomike, me produktivitet të ulët dhe tregje pune që plaken. Kjo nënkupton se borxhi nuk do të “shkrihet” natyrshëm, por do të mbetet i rëndë për vite me radhë.

Dilema e madhe është se kush do të mbajë peshën e kësaj fature: qytetarët përmes rritjes së taksave, investitorët përmes humbjes së vlerës së obligacioneve, apo brezat e ardhshëm përmes rritjes së çmimeve dhe uljes së shërbimeve publike.

Një nga rreziqet që ngre “The Economist” është përdorimi i inflacionit si rrugëdalje, pra lehtësimi i borxhit duke ulur vlerën reale të tij. Por ky skenar do të godiste më fort shtresat e mesme dhe kursimtarët, duke thelluar pabarazitë.

Për herë të parë pas dekadash stabiliteti fiskal, vendet e pasura mund të përballen me një krizë të besimit ndaj borxhit sovran, një situatë ku tregjet fillojnë të dyshojnë në aftësinë e qeverive për të shlyer detyrimet. Në këtë skenar, qeveritë do të përballen me zgjedhje të vështira: të rrisin taksat, të shkurtojnë shpenzimet publike, ose të pranojnë ristrukturimin e borxhit.

Në përfundim, “The Economist” paralajmëron se epoka e parasë së lirë ka përfunduar. Borxhet e mëdha që u grumbulluan për të përballuar krizat e fundit tani po kthehen në sfidën më të madhe të ekonomive të zhvilluara dhe pyetja se kush do t’i paguajë, mbetet ende pa përgjigje. /Përshtati: Skyweb.al 

Artikulli para

RREZIKU/ Barrierat që nuk mbrojnë te Rruga e Arbrit: Kush mban përgjegjësi?

Artikulli pas

Shtrëngimi i kushteve të kredisë drejton shqiptarët te të afërmit për marrje borxhi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë
Aktualitet

DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë

7 Dhjetor, 2025
Polonia ndalon prodhimin e veshjeve prej gëzofi
Ekonomi

Polonia ndalon prodhimin e veshjeve prej gëzofi

7 Dhjetor, 2025
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra
Ekonomi

Siguracione më të lira për automjetet elektrike

7 Dhjetor, 2025
BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit
Ekonomi

BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit

7 Dhjetor, 2025
Rama njofton rritje tjetër pagash dhe pensionesh në 2026
Ekonomi

Rama njofton rritje tjetër pagash dhe pensionesh në 2026

7 Dhjetor, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri

7 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

Shtrëngimi i kushteve të kredisë drejton shqiptarët te të afërmit për marrje borxhi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një ekonomi në udhëkryq
Ekonomi

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

Nga SkyWeb
28 Tetor, 2025
0

Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak...

Lexo të plotë
Mungesa e sigurisë ushqimore si etaloni i dështimit të shoqërisë shqiptare

Mungesa e sigurisë ushqimore si etaloni i dështimit të shoqërisë shqiptare

20 Nëntor, 2025
Bankat Qendrore përballë mbinxehjes së ekonomisë

Bankat Qendrore përballë mbinxehjes së ekonomisë

18 Maj, 2025
Zbatimi i së Drejtës për Informim në institucionet publike mbetet problematike

Zbatimi i së Drejtës për Informim në institucionet publike mbetet problematike

22 Tetor, 2025
Tatimet thonë se kapën 585 000 euro evazion fiskal në një biznes në Tiranë, harrohen restorantet e jugut që rrallë lëshojnë kupon

Tatimet thonë se kapën 585 000 euro evazion fiskal në një biznes në Tiranë, harrohen restorantet e jugut që rrallë lëshojnë kupon

4 Gusht, 2025

Të Fundit

DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë

DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë

7 Dhjetor, 2025
Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë

7 Dhjetor, 2025
Mali i Gjallicës mbuluar nga bora, destinacioni që tërheq alpinistët

Mali i Gjallicës mbuluar nga bora, destinacioni që tërheq alpinistët

7 Dhjetor, 2025
Çfarë duhet të dini për hepatitin B dhe vaksinimin?

Çfarë duhet të dini për hepatitin B dhe vaksinimin?

7 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr