Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin 9-mujor për tregun e sigurimeve dhe rezultatet konfirmojnë sërish pozicionin e SIGAL Insurance Group si kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.
Në total, rreth një e katërta e dëmeve të paguara në gjithë tregun shqiptar të sigurimeve mbulohen nga SIGAL.
Vlera e dëmeve të paguara nga SIGAL Insurance Group për klientët e vetë arrin në 1 miliard e 438 milion lekë, ose afro 15 milion euro, në vetëm 9 muajt e parë të vitit.
Sipas të dhënave, SIGAL Insurance Group vijon të kryesojë tregun, duke paguar 23.4% të dëmeve në sigurimet e jetës dhe 44.2% të dëmeve në sigurimet e jojetës.
Në nëntë muajt e parë të vitit 2025, 15 mijë e 251 qytetarë kanë përfituar dëmshpërblime nga kompania, 150 prej tyre në sigurimet e jetës dhe mbi 15 mijë në sigurimet e jojetës.
Sipas AMF, SIGAL zotëron 25.87% të tregut të sigurimeve në vend, ndërsa në sigurimet e jojetës ka shënuar rritje me 6.8% të numrit të klientëve gjatë këtij viti.
Me këto rezultate, SIGAL Insurance Group mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon.
Në sigal.com.al, për vetëm 45 sekonda, mund të blini siguracionin që ju nevojitet, ose mund t’i drejtoheni zyrës më të afërt të .
















