• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Shfaqet pas 40 vitesh merimanga e rrallë

Editor Nga Editor
30 Tetor, 2025
në Uncategorized
A A
Shfaqet pas 40 vitesh merimanga e rrallë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një merimangë e rrezikuar në mënyrë kritike, që nuk ishte parë në Mbretërinë e Bashkuar për gati katër dekada, është zbuluar sërish në një rezervat natyror të largët, të arritshëm vetëm me varkë.

Bëhet fjalë për Aulonia albimana, e cila ishte regjistruar për herë të fundit në vitin 1985. Këtë herë, ajo u gjet në rezervatin natyror të “National Trust” në Newtown, në Ishullin e Wight, rreth dy kilometra larg nga kolonia e saj e dikurshme.

Kjo merimangë e vogël, me këmbë ngjyrë portokalli, është pagëzuar me emrin jozyrtar “merimanga ujku me nyje të bardha” nga studiuesit që e zbuluan.

Mark Telfer, njëri prej entomologëve që mori pjesë në kërkimet së bashku me kolegun e tij Graeme Lyons, e përshkroi zbulimin si “një nga ato momente të paharrueshme”. Ai shtoi se “gjetja e një specieje që mendohej e humbur për 40 vjet është një ndjesi emocionuese dhe dëshmi se menaxhimi i duhur i habitateve, i kombinuar me kureshtje dhe bashkëpunim, mund të sjellë rezultate të jashtëzakonshme”.

Merimangat e grupit të “ujkut” – të cilave u përkasin rreth 38 lloje që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar – njihen për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme në gjueti, duke ndjekur prenë në tokë dhe duke u hedhur mbi të, ngjashëm me mënyrën si vepron një ujk, shkruan BBC.

Megjithatë, “National Trust” njoftoi se teknikat e gjuetisë së Aulonia albimana mbeten ende një mister, pasi kjo specie njihet edhe për faktin se krijon rrjeta të holla, ndryshe nga merimangat e tjera ujk që zakonisht nuk përdorin rrjeta për të kapur prenë.

Ky zbulim jep shpresë për mbrojtjen e biodiversitetit në zonat natyrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe nënvizon rëndësinë e kujdesit ndaj habitateve të izoluara ku specie të rralla mund të mbijetojnë në fshehtësi për dekada. /Skyweb.al

Etiketat: merimange
Artikulli para

SIGURIMET/ Ulja e çmimit të Kartonit Jeshil rriti qarkullimin e shqiptarëve me makina në rajon, shtohen të ardhurat e kompanive

Artikulli pas

Ministria e Shëndetësisë propozon draftin për sigurinë e dhurimit të gjakut dhe qelizave riprodhuese

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm
Uncategorized

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Uncategorized

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Uncategorized

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Nxënësit e shkollave po djegin Francën
Uncategorized

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

29 Shtator, 2026
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë
Uncategorized

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
Ministria e Shëndetësisë propozon draftin për sigurinë e dhurimit të gjakut dhe qelizave riprodhuese

Ministria e Shëndetësisë propozon draftin për sigurinë e dhurimit të gjakut dhe qelizave riprodhuese

Të Përzgjedhura

“Shemben” kriptomonedhat: Bitcoin zbret nën 65 000 USD, tregjet në alarm
Ekonomi

“Shemben” kriptomonedhat: Bitcoin zbret nën 65 000 USD, tregjet në alarm

Nga SkyWeb
6 Shkurt, 2026
0

Bitcoin ka pësuar një rënie të fortë gjatë orëve të fundit, duke zbritur nën nivelin e 65 mijë dollarëve dhe...

Lexo të plotë
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve

Tregjet reagojnë pozitivisht pas anulimit të sulmit të planifikuar ndaj Iranit

19 Maj, 2026
Miliona fëmijë po përballen çdo vit e më shumë me stres termik për shkak të ndryshimeve klimatike

Miliona fëmijë po përballen çdo vit e më shumë me stres termik për shkak të ndryshimeve klimatike

28 Gusht, 2026
Vapa dhe Trump “shkrijnë” Dollarin përballë Lekut, bien dhe Paundi me Euron

Vapa dhe Trump “shkrijnë” Dollarin përballë Lekut, bien dhe Paundi me Euron

12 Qershor, 2025
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

4 Prill, 2025

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr