• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E hënë, 3 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kur Pacollit i fluturuan kokës pjatat e Nazarbayevit

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Nëntor, 2025
in Ekonomi, Kryesore
A A
0
Kur Pacollit i fluturuan kokës pjatat e Nazarbayevit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Behgjet Pacolli, biznesmeni kontrovers nga Kosova, nuk ka patur një rrugë të lehtë drejt pasurimit. Pas emigrimit të tij jashtë vendit në kohën e ish Jugosllavisë, Pacolli e përfshiu veten në jo pak aventura. Fillimisht ishte ajo që njihet si Kremlingate, ku Pacolli u akuzua për korruptimin e familjes së Boris Yieltsin në këmbim të tenderave në Moskë.

Pasi mbylli çështjen Kremlingate, Pacolli u zhvendos në një tjetër shtet kleptokratik për të bërë biznes. Ky ishte Kazakistani. Falë lidhjeve të afërta që krijoi me ish udhëheqësin Nursultan Nazarbayev, Pacolli ja arriti të shtinte në dorë kontrata të majme publike në këtë shtet. Por qënia afër sulltanëve kleptokratë nuk është gjithmonë e lehtë. Dhe shpesh duhet të durosh edhe pjatat që fluturojnë kokës.

Një ngjarje e tillë është dokumentuar nga shkrimtari dhe gazetari i njohur britanik Tom Burgis në librin e tij “Kleptopia, Si paratë e pista po pushtojnë botën”.

ADVERTISEMENT

Kur Pacollit i fluturuan kokës pjatat e Nazarbayevit

Në librin e publikuar pesë vjet më parë, Burgis rrëfen një histori të ndodhur 30 vite më parë, mes Pacollit dhe Nazarbayevit në restorantit La Pirate, teksa presidenti kazak ishte i ftuar nga Pacolli në Monaco, bashkë me familjen e tij.

Fragment nga libri i Burgis:

“Patokh Chodiev një fisnik nga Uzbekistani dhe një produkt i shkollës prestigjioze të marrëdhënieve ndërkombëtare në Moskë, që ndiqej nga fëmijët e elitës komuniste, kishte shërbyer si diplomat para se të kalonte në biznes. Ai afrua aq shumë me Nazarbayev sa u ftua të kalojë pushimet me familjen e tij në bregdetin francez në vitin 1995. Mikpritësi i tyre ishte Behgjet Pacolli, biznesmen kosovar që peshkonte kontrata kazake. Një ditë, Pacolli kishte organizuar një darkë në një restorant afër Monakos. Kur arritën në La Pirate grupi po shikonte me plot shqetësim. Ulëse druri, blozë nga zjarri i hapur, pa kristale. Kjo nuk ishte mënyra si darkonte Kani i ditëve tona, Nazarbayev. Chodiev ishte ulur në skaj të grupit, afër derës. Kamarierët e veshur si piratë shtruan pjatat, të cilat u ngjanin enëve të burgut. “Ku dreqin na sollët?”, i bërtiti me inat Nazarbayev Pacollit. Pacolli u zverdh. Nazarbayev e kapi pjatën dhe e përplasi për tokë. Një heshtje e tmerrshme. Nazarbayev rrëmbeu edhe një pjatë tjetër dhe e hodhi. “Kjo nuk është ajo që unë e quaj pushim, ta hajë dreqi”, tha me britmë ai. Bashkëshortja e tij, Sara, ishte afër lotëve. ‘Nursultan, Nursultan qetësohu, iu lut ajo. Nëse nuk të pëlqen këtu, mund të shkojmë diku tjetër. Ndalo, të lutem dhe qetësohu. Nazarbayev nuk do të qetësohej.”

Kur Pacollit i fluturuan kokës pjatat e Nazarbayevit

Pjese nga libri i Burgis

Pas publikimit, Pacolli nxitoi ta mohojë historinë. Sipas tij, ajo është sajuar nga një person i hidhëruar, që nuk jeton më. Por pavarësisht përgënjështrimeve të Pacollit, episodi i darkës së gabuar me pjatat që fluturuan kokës, mbetet i dokumentuar në libër.

Ky episod tregon jo pak për mënyrën se si biznesmeni kosovar e ka ngritur perandorinë e tij të biznesit. Ndërkohë bizneset e tij po rezultojnë problematike edhe në Shqipëri, teksa sherri mes Pacollit dhe ortakut të tij Valon Ademi ka futur në ngërç total aeroportin e Vlorës. /kapitali.al 

Etiketat: behgjet pacollinazarbayev
ADVERTISEMENT
Artikulli para

Udhëtoi 1 vit e 3 muaj me biçikletë për t’i propozuar vajzës që dashuronte, indonezianët nuk pranojnë shqiptarin për dhëndër

Artikulli pas

Ushqimet që ju bëjnë të keni një aromë më tërheqëse

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Gazetarja nxjerr dokumentet: Fryrja e punimeve në Tunelin e Llogarasë ishte planifikuar që në nisje të procedurës!
Ekonomi

Gazetarja nxjerr dokumentet: Fryrja e punimeve në Tunelin e Llogarasë ishte planifikuar që në nisje të procedurës!

2 Nëntor, 2025
Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët
Ekonomi

Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët

2 Nëntor, 2025
Një histori mashtrimesh, FSDKSH i heq licencën kompanisë CFO Pharma të Nadir Çaushollit
Ekonomi

Një histori mashtrimesh, FSDKSH i heq licencën kompanisë CFO Pharma të Nadir Çaushollit

2 Nëntor, 2025
Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin
Ekonomi

Bitcoin shënon humbjen e parë mujore që nga viti 2018

2 Nëntor, 2025
‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës
Aktualitet

‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

1 Nëntor, 2025
Kuvendi i tërheq vëmendjen BSH-së për ndërhyrjet në kursin e këmbimit: Qeveria të ndalojë zhvatjen e qytetarëve nga grabitqarët e kredive!
Ekonomi

Kuvendi i tërheq vëmendjen BSH-së për ndërhyrjet në kursin e këmbimit: Qeveria të ndalojë zhvatjen e qytetarëve nga grabitqarët e kredive!

2 Nëntor, 2025
Artikulli pas
Ushqimet që ju bëjnë të keni një aromë më tërheqëse

Ushqimet që ju bëjnë të keni një aromë më tërheqëse

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Avioni i “Turkish Airlines” bën ulje emergjente në Brindisi pas një krize epileptike të një 17-vjeçari, por autoritetet zbulojnë se ai ishte shpallur i zhdukur prej vitesh në Itali
Aviacion

Avioni i “Turkish Airlines” bën ulje emergjente në Brindisi pas një krize epileptike të një 17-vjeçari, por autoritetet zbulojnë se ai ishte shpallur i zhdukur prej vitesh në Itali

Nga SkyWeb
26 Korrik, 2025
0

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur natën mes 25 dhe 26 korrikut në aeroportin e Brindisit, ku një avion i...

Lexo të plotë
E gjithë qyteza del në shitje për 350 mijë dollarë

E gjithë qyteza del në shitje për 350 mijë dollarë

25 Shtator, 2025
DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

21 Korrik, 2025
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura

Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura

14 Tetor, 2025
Policia, tender 6.6 milion euro për pajisje, kushtet teknike dhe tregu specifik minimizojnë garën

Policia, tender 6.6 milion euro për pajisje, kushtet teknike dhe tregu specifik minimizojnë garën

7 Prill, 2025

Të Fundit

Ushqimet që ju bëjnë të keni një aromë më tërheqëse

Ushqimet që ju bëjnë të keni një aromë më tërheqëse

2 Nëntor, 2025
Kur Pacollit i fluturuan kokës pjatat e Nazarbayevit

Kur Pacollit i fluturuan kokës pjatat e Nazarbayevit

2 Nëntor, 2025
Udhëtoi 1 vit e 3 muaj me biçikletë për t’i propozuar vajzës që dashuronte, indonezianët nuk pranojnë shqiptarin për dhëndër

Udhëtoi 1 vit e 3 muaj me biçikletë për t’i propozuar vajzës që dashuronte, indonezianët nuk pranojnë shqiptarin për dhëndër

2 Nëntor, 2025
Gazetarja nxjerr dokumentet: Fryrja e punimeve në Tunelin e Llogarasë ishte planifikuar që në nisje të procedurës!

Gazetarja nxjerr dokumentet: Fryrja e punimeve në Tunelin e Llogarasë ishte planifikuar që në nisje të procedurës!

2 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr