• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Impianti 50 MW në Belsh, KESH pritet të çelë tenderin javën e ardhshme për projektin 41.6 mln euro

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika
Share on FacebookShare on WhatsApp

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) pritet të çelë javën e ardhshme procedurën e prokurimit për impiantin fotovoltaik të Belshit.

Në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u dhanë detaje lidhur me procedurën ku thuhet se me shumë gjasa prokurimi do të nisë në datë 20 nëntor 2025.

Ky është një projekt që mbështetet direkt me një kredi 30 milionë euro të Bankës çka automatikisht e bën atë të detyruar të ndjekë rregullat e prokurimeve që i nënshtrohen procedurat e ngjashme që kanë financimin e BERZH.

“Klienti i përmendur synon të përdorë një pjesë të të ardhurave nga një hua dhe/ose grant të administruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për të financuar koston e projektit. Financim i BERZH 30 mln euro dhe të tjera 11.67 mln euro.

Procedura lidhet me ndërtimin e një impianti fotovoltaik tokësor (“PV”) me kapacitet 50 MËp në Belsh, në Shqipërinë qendrore” detajohet në faqen e BERZH.

Përveç financimit të BERZH të paktën 9.25 milionë euro janë grant nga WBIF për të financuar projektin e KESH-it, Belshi Solar PV Project. Nga kostoja totale prej 41.67 milionë eurosh, do të përballohen shpenzime të tilla si: Projektim, ndërtim dhe operim për impiantin fotovoltaik 50 MW; inxhinier mbikëqyrës, konsulent mbështetës për Njësinë e Zbatimit të Projektit (PIU Support Consultant).

“Prokurimi për kontratat e mësipërme pritet të nisë në tre-mujorin e parë të vitit 2026. Kontratat do t’i nënshtrohen Rregulloreve dhe Politikave të Prokurimit të Bankës dhe janë të hapura për pjesëmarrje për kompani nga çdo vend, përveç rasteve kur dokumentet e prokurimit parashikojnë ndryshe” thuhet në njoftim.

Projektet fotovolatike

KESH prej disa vitesh tashmë ka nisur diversifikimin e burimeve të prodhimit edhe pse Impianti i Belshit është i pari në këtë shkallë pra 50 MW parashikuar nga kompania publike. Më herët një projekt zuri vend mbi digën e Qyrsaqit në Kaskadën e Drinit teksa në projektet e tjera është edhe një impiant lundrues në Vaun e Dejës me kapacitet të instaluar 13.8 MW.

Energjia diellore po përjeton rritje të shpejtë me projekte që po zhvillohen në disa rajone të vendit dhe me kapacitete të konsiderueshme. Vetë Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi në mbledhjen e fundit leje për Impianti me kapacitet mbi 300MË. Por pavarësisht rritjes pesha e prodhimit të fotovolatikëve aktualisht mbetet modeste.

Të dhënat e Bilancit të Energjisë publikuar nga INSTAT tregonin se deri në 6 mujorin e parë të këtij viti, grupi “të tjerë prodhues”, ku përfshihen edhe fotovoltaikët, prodhoi 288 GWh energji elektrike, krahasuar me 125 GWh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prodhimi neto vendas ishte 1757 GWh deri në fund të qershorit./ N.Maho-Monitor.al

Artikulli para

Shqiptarët blenë më shumë se 67 000 autovetura gjatë janar-tetor 2025, por rrugët mbeten të njëjta

Artikulli pas

Pastrimi i parave, qeveria zgjeron kompetencat e Njësisë së Inteligjencës Financiare: Institucionet duhet të raportojnë brenda 72 orëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pastrimi i parave, si kompania me një punonjës dhe pa zyra qarkulloi 10 milion euro për dy vite në Shqipëri

Pastrimi i parave, qeveria zgjeron kompetencat e Njësisë së Inteligjencës Financiare: Institucionet duhet të raportojnë brenda 72 orëve

Të Përzgjedhura

“Journée Mondiale”: Mozaiku i Bazilikës në Lin, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare
Turizëm

“Journée Mondiale”: Mozaiku i Bazilikës në Lin, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare

Nga Editor
13 Dhjetor, 2025
0

Ky gadishull shqiptar fsheh mozaikë bizantinë, nën një mbulesë mbrojtëse për nëntë muaj të vitit, me sipërfaqe 158 metra katrorë,...

Lexo të plotë
Vala e të nxehtit i kushtoi 700 milion euro Francës dhe Gjermanisë

Vala e të nxehtit i kushtoi 700 milion euro Francës dhe Gjermanisë

1 Korrik, 2026
RyanAir njofton mbylljen e bazës në Selanik, fokusi në Tiranë dhe Zagreb

RyanAir njofton mbylljen e bazës në Selanik, fokusi në Tiranë dhe Zagreb

8 Maj, 2026
Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët

Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët

23 Janar, 2026
Qielli nuk “fle”! Në çdo moment të ditës ose natës, rreth 20 000 avionë me 1.3 milionë pasagjerë janë duke fluturuar

Qielli nuk “fle”! Në çdo moment të ditës ose natës, rreth 20 000 avionë me 1.3 milionë pasagjerë janë duke fluturuar

21 Gusht, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr