• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Siguracione më të lira për automjetet elektrike

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në fillim të vitit 2025, nisi aplikimi i tarifave të reja të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta, mbështetur mbi disa faktorë rreziku.

Kjo solli diferencim të çmimit të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, në varësi të fuqisë motorike, vjetërsisë, moshës së drejtuesit të mjetit, qarkut ku mjeti është regjistruar.

Duke filluar nga viti 2026, do të nisë edhe aplikimi i parimit bonus-malus, që parashikon çmime më të larta për ata që shkaktojnë dëme (malus) dhe më të ulëta për drejtuesit që nuk shkaktojnë dëme (bonus).

Sistemi i ri që aplikohet prej vitit 2025 parashikon prime më avantazhuese për automjetet elektrike, pavarësisht fuqisë së tyre,sipas monitor.al. 

Në rastin e mjeteve elektrike, nuk ekziston treguesi i kubikazhit ose madhësisë së motorit, që aplikohet për motorët me djegie të brendshme.

Në llogaritjen e primit të sigurimit TPL, mjetet elektrike klasifikohen me koeficientin më të ulët që parashikon sistemi, ai që aplikohet për automjetet me madhësi motorike më të vogël se 1300 cm3. Kjo bën që çmimi i siguracionit të jetë më i ulët, pavarësisht se sa mund të jetë fuqia efektive e motorit elektrik të mjeteve.

Fuqia mund të jetë e ndryshme në varësi të mjetit, por në përgjithësi mjetet elektrike kanë fuqi më të lartë (të shprehur në kuaj fuqi) krahasuar me mjetet që përdorin motorë me djegie të brendshme. Në këtë kuptim, aplikimi i një koeficienti minimal mund të konsiderohet një incentivim që u bëhet mjeteve elektrike.

Faktor tjetër që përcakton çmime më të ulëta për mjetet elektrike është edhe fakti që ato kanë një moshë mesatare më të re. Në përgjithësi, makinat elektrike janë prodhim i viteve të fundit dhe mosha e mjetit është faktor që diferencohet në llogaritjen e primit të sigurimit. Sa më e re makina, aq më i ulët është primi.

Për shembull, për një automjet elektrik që sigurohet me parametrat minimalë të riskut (përdorim nga një individ, me moshë mbi 21 vjeç, me moshë mjeti deri në pesë vjet dhe i regjistruar në një nga qarqet me frekuencën më të ulët të aksidenteve), primi vjetor i sigurimit kushton më pak se 15,500 lekë.

Për të njëjtin mjet, të regjistruar në Tiranë, primi i sigurimit është afërsisht 16 mijë lekë.

Megjithëse sistemi i llogaritjes së tarifave të TPL-ve nuk përmban incentiva të posaçme për faktin që ato janë elektrike dhe kanë një ndikim më të vogël negativ mjedisor, sërish koeficienti i madhësisë motorike bën që primi i sigurimit të jetë më i ulët krahasuar me një mjet që përdor një motor tradicional me djegie të brendshme.

Artikulli para

BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit

Artikulli pas

Polonia ndalon prodhimin e veshjeve prej gëzofi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Polonia ndalon prodhimin e veshjeve prej gëzofi

Polonia ndalon prodhimin e veshjeve prej gëzofi

Të Përzgjedhura

Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës, sektorët që përfitojnë më shumë

Nga Editor
26 Qershor, 2026
0

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme VKM e 300 kuotave për kreditë e buta për punonjësit e administratës. Morëm...

Lexo të plotë
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

SKEMA/ Zgjatet mosha e pensionit për gratë, ndryshime dhe për burrat në 2026

3 Janar, 2026
Murtaja e bagëtive, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë bën thirrje për dëmshpërblim të blegtorëve: Pa mbështetje, çdo veprim është i kotë

Murtaja e bagëtive, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë bën thirrje për dëmshpërblim të blegtorëve: Pa mbështetje, çdo veprim është i kotë

14 Qershor, 2025
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
Salvini qetëson italianët dhe rajonin: Kemi karburant avionësh, por kriza mbetet ende kërcënim

Salvini qetëson italianët dhe rajonin: Kemi karburant avionësh, por kriza mbetet ende kërcënim

30 Prill, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr