• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Çernobili në rrezik, OKB: Mburoja kundër rrezatimit humbi funksionin

Editor Nga Editor
8 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
Çernobili në rrezik, OKB: Mburoja kundër rrezatimit humbi funksionin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mburoja mbi reaktorin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë nuk mund të kryejë më funksionin e saj kryesor pas një sulmi me dron që ndodhi më parë këtë vit, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA). Inspektorët vunë re se struktura masive, e vendosur mbi reaktor pas katastrofës së vitit 1986, ka humbur aftësinë kryesore për të izoluar materialin radioaktiv.

Në shkurt, Ukraina akuzoi Rusinë për sulm ndaj centralit, pretendim që Kremlini e ka mohuar. IAEA theksoi se riparimet janë “thelbësore” për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të mburojës. Megjithatë, eksperti i ambientit, Jim Smith, tha për BBC se nuk ka arsye për panik, pasi pluhuri radioaktiv mbetet i bllokuar nga sarkofagu prej betoni, i mbuluar nga mburoja tjetër.

Shpërthimi në Çernobil në vitin 1986 çoi në lirimin e materialit radioaktiv në ajër, duke shkaktuar emergjencë shëndetësore në pjesë të mëdha të Evropës. Për të kufizuar rrjedhjen e radioaktivitetit, Bashkimi Sovjetik ndërtoi një sarkofag mbi reaktor, por kjo strukturë kishte jetëgjatësi vetëm 30 vjet. Për këtë u ndërtua një mburojë e re që synonte mbrojtjen për 100 vitet e ardhshme.

IAEA njoftoi se ekipi i saj vlerësoi infrastrukturën javën e kaluar pas dëmeve nga sulmi me dron, i cili shkaktoi zjarr në pjesën e jashtme të strukturës prej çeliku. Inspektorët thanë se nuk ka dëme të pakthyeshme në strukturë apo sistemet e monitorimit dhe disa riparime janë kryer tashmë. Shefi i agjencisë, Rafael Grossi, theksoi se restaurimi i mburojës mbetet thelbësor për sigurinë bërthamore afatgjatë.

Prej dhjetorit, IAEA po vlerëson edhe infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, ndërsa vendi vazhdon të përballet me pushtimin rus. Gjatë natës, Rusia kreu sulme ajrore në qytetin industrial të Kremençukut. Përveç Çernobilit, agjencia inspektoi edhe nënstacione elektrike të rëndësishme për ftohjen e reaktorëve dhe shpërndarjen e energjisë për familjet dhe industrinë.

Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan konfliktin “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e vendit, ndërsa Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra kundër Rusisë. Lufta ka shkaktuar vdekjen e mijëra personave dhe zhvendosjen e miliona të tjerëve. /skyweb.al

Etiketat: cernobili
Artikulli para

Mund të mos kesh nevojë për 8 orë, si ta gjesh kohën e përsosur të gjumit

Artikulli pas

Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në Rajon

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Aktualitet

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Koçeku mesazh Bajrave të Shkodrës: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, iu shkatërroj
Aktualitet

Kur pushteti përdor statistikat për të justifikuar dhunën ndaj studentëve, Marjana Koçeku: Një numër pa kontekst nuk është argument por spekulim

22 Tetor, 2026
Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet
Aktualitet

Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut
Aktualitet

Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në Rajon

Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në Rajon

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh të Egjiptit me ftesë të homologut Al Sisi
Aktualitet

Presidenti Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh të Egjiptit me ftesë të homologut Al Sisi

Nga SkyWeb
1 Nëntor, 2025
0

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut të Madh të Egjiptit, me ftesë të Presidentit...

Lexo të plotë
Vaksina mRNA e Moderna-s jep rezultate premtuese për trajtimin e kancerit

Vaksina mRNA e Moderna-s jep rezultate premtuese për trajtimin e kancerit

19 Gusht, 2026
DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri

DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri

23 Shkurt, 2026
Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen të prekurit. Prurjet e plastikës në lumenj, krim!

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen të prekurit. Prurjet e plastikës në lumenj, krim!

11 Janar, 2026
Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

15 Korrik, 2026

Të Fundit

Nga 2008-a në 2031-shin, qeveria shtyn sërish afatin për përdorimin e kredisë japoneze për kanalizimet e Tiranës

Nga 2008-a në 2031-shin, qeveria shtyn sërish afatin për përdorimin e kredisë japoneze për kanalizimet e Tiranës

23 Tetor, 2026
S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

23 Tetor, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Avionët do të përdorin më shumë navigimin satelitor, Shqipëria përshtat rregullat me BE-në

23 Tetor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr