• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

OBSH paralajmëron probleme serioze në Europë prej super gripit

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
OBSH paralajmëron probleme serioze në Europë prej super gripit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një rritje e ndjeshme e rasteve të gripit, e nxitur nga një nënvariant i ri dominues i virusit, po përfshin Evropën dhe po vë nën presion të konsiderueshëm sistemet e kujdesit shëndetësor në disa vende, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas OBSH-së, të paktën 27 nga 38 vendet e rajonit evropian kanë raportuar aktivitet të lartë ose shumë të lartë të gripit. Në gjashtë shtete, përfshirë Irlandën, Serbinë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se gjysma e pacientëve me simptoma të gripit kanë rezultuar pozitivë.

Organizata thekson se sezoni i gripit ka nisur rreth katër javë më herët se zakonisht, një zhvillim që ka përshpejtuar rritjen e rasteve dhe ka shtuar ngarkesën mbi spitalet. OBSH u bën thirrje qytetarëve të kufizojnë transmetimin përmes vaksinimit, qëndrimit në shtëpi në rast simptomash dhe përdorimit të maskës në ambiente publike kur shfaqen shenja të infeksioneve të frymëmarrjes.

Sipas të dhënave të OBSH-së, shumica e infeksioneve në këtë sezon shkaktohen nga nënvarianti i gripit sezonal A(H3N2) K, i cili përbën deri në 90 për qind të rasteve të konfirmuara në rajonin evropian. Megjithatë, organizata sqaron se deri më tani nuk ka prova që ky nënvariant të shkaktojë forma më të rënda të sëmundjes.

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Henri Kluge, tha se sezoni aktual i gripit po tregon se edhe ndryshime të vogla gjenetike në virus mund të kenë ndikim të madh mbi sistemet shëndetësore. Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e dezinformimit, duke theksuar rëndësinë e informimit nga burime të besueshme si autoritetet kombëtare të shëndetit dhe vetë OBSH-ja.

Sipas OBSH-së, të dhënat paraprake nga Mbretëria e Bashkuar tregojnë se vaksina kundër gripit ka ulur rrezikun e sëmundjeve të rënda nga nënvarianti A(H3N2), edhe pse mund të mos parandalojë plotësisht infektimin. Organizata nënvizon se vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme parandaluese, veçanërisht për të moshuarit, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

OBSH thekson se fëmijët në moshë shkollore janë përhapësit kryesorë të gripit në komunitet, ndërsa shumica e rasteve të rënda që kërkojnë shtrim në spital regjistrohen tek personat mbi 65 vjeç. Sipas parashikimeve, kulmi i sezonit të gripit pritet në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.

Kluge sqaroi se, ndonëse sezoni aktual është i rëndë, ai nuk përfaqëson një emergjencë globale si pandemia e Covid-19. Ai theksoi se sistemet shëndetësore kanë përvojë të gjatë në menaxhimin e gripit dhe se ekzistojnë vaksina të sigurta dhe masa mbrojtëse të provuara.

Ndërkohë, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë ka paralajmëruar se po përgatitet për një nga dimrat më të vështirë të regjistruar ndonjëherë, për shkak të presionit në rritje mbi klinikat, spitalet dhe shërbimet e ambulancës. Edhe Instituti Robert Koch në Gjermani ka njoftuar se sezoni i gripit ka nisur dy deri në tre javë më herët se zakonisht. /skyweb.al

Artikulli para

Legjenda F-16, 50 vjet në qiell dhe ende i pazëvendësueshëm

Artikulli pas

Në 2025 popullsia e Shqipërisë ra me ritmet më të larta në rajon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Në 2025 popullsia e Shqipërisë ra me ritmet më të larta në rajon

Në 2025 popullsia e Shqipërisë ra me ritmet më të larta në rajon

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Të përhershmit Frident Kuqi dhe Dionis Likometa shpallen fitues të ankandit për 101 mijë ton naftë të Albpetrol, çfarë zbuloi KLSH
Ekonomi

Të përhershmit Frident Kuqi dhe Dionis Likometa shpallen fitues të ankandit për 101 mijë ton naftë të Albpetrol, çfarë zbuloi KLSH

Nga SkyWeb
22 Gusht, 2025
0

Bashkimi i operatorëve “Europetrol Durrës Albania” sh.a. dhe “Bitex Refinery” sh.a. është shpallur fitues i ankandit më të fundit të...

Lexo të plotë
Shërbimi Sekret amerikan zbulon një vend të dyshimtë qitje pranë aeroportit, me fushëpamje drejt avionit të Trump

Shërbimi Sekret amerikan zbulon një vend të dyshimtë qitje pranë aeroportit, me fushëpamje drejt avionit të Trump

19 Tetor, 2025
EMRAT/ GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit për Call Centera-t që zhvatën italianët

EMRAT/ GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit për Call Centera-t që zhvatën italianët

19 Janar, 2026

AKU bllokon 24 ton misër me aflatoksinë në Shkodër

10 Mars, 2026
Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

7 Janar, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr