• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

MIE mohon “masat ndëshkuese nga Komuniteti i Energjisë”: Dezinformim!

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
Te gjitha bizneset e lidhura në 6 kv, nga 1 janari do dalin në treg të lirë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar ndaj raportimeve mediatike lidhur me vendimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë për mospërmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Përmes një deklarate zyrtare për shtyp, ministria sqaron se nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë vendim ndëshkues i Bashkimit Evropian apo i institucioneve të tij ndaj Shqipërisë, duke i cilësuar raportimet në disa media si të pavërteta dhe të manipuluara.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, diskutimet e zhvilluara së fundmi kanë qenë vetëm në nivelin e Sekretariatit të Energjisë, një strukturë teknike e krijuar për të asistuar vendet jo anëtare të BE dhe për të nxitur përafrimin e sektorit energjetik me standardet evropiane. Gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Energjisë, të mbajtur javën e kaluar, janë identifikuar masa të përgjithshme që duhet të përmbushen nga të gjitha vendet anëtare të Traktatit deri në korrik 2026.

Në rastin e Shqipërisë, kërkesa lidhet me përafrimin e ligjit për sektorin e energjisë me rregulloret e Bashkimit Evropian, një proces i cilësuar si normal dhe i planifikuar. Ministria thekson se projektligji dhe aktet përkatëse janë përfunduar, janë publikuar për konsultim publik dhe një pjesë e tyre janë miratuar.

Në deklaratë theksohet se paraqitja e kësaj procedure si ndëshkim apo përjashtim përbën manipulim të hapur të fakteve dhe një sulm të qëllimshëm ndaj sektorit energjetik shqiptar. Ministria sqaron gjithashtu se në asnjë raport zyrtar të Komunitetit të Energjisë nuk përmenden ndëshkime apo shkelje të lidhura me TEC-in e Roskovecit, termocentralet lundruese, rrjetet e interkonjeksionit apo projekte të tjera energjetike.

Sipas ministrisë, përfshirja e këtyre çështjeve në raportime mediatike pa bazë faktike synon dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në fushën e energjisë dhe në procesin e integrimit evropian.

Ndërkohë, referuar vendimit të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, Shqipëria duhet të ndërmarrë masa për korrigjimin e mangësive të evidentuara deri më 1 korrik 2026, pasi në të kundërt parashikohen masa sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë. /skyweb.al

Artikulli para

Kalendari me festat zyrtare, sa ditë pushime do të kemi gjatë 2026

Artikulli pas

Mjegulla e dendur pushton Rrugën e Kombit, apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut
Ekonomi

Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut

9 Nëntor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Përshpejtohet rritja e çmimeve në Shqipëri, përmbyset tendenca sezonale: Tetori më i shtrenjtë se shtatori, frikë për nëntorin dhe dhjetorin

9 Nëntor, 2026
Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa
Ekonomi

Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa

9 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve, vetëm nga këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Mjegulla e dendur pushton Rrugën e Kombit, apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit

Mjegulla e dendur pushton Rrugën e Kombit, apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit

Të Përzgjedhura

Rregulla të reja për kantiere ndërtimi: Kamera sigurie, GPS në mjete dhe tabela informuese të detyrueshme
Aktualitet

Rregulla të reja për kantiere ndërtimi: Kamera sigurie, GPS në mjete dhe tabela informuese të detyrueshme

Nga SkyWeb
5 Gusht, 2025
0

Në Shqipëri kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për funksionimin e kantierëve të ndërtimit, të publikuara në Fletoren Zyrtare....

Lexo të plotë
Siguria teknike, një në katër makina në Shqipëri nuk e kalon kolaudimin në herën e parë

Siguria teknike, një në katër makina në Shqipëri nuk e kalon kolaudimin në herën e parë

8 Janar, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

NJOFTIMI/ Rregullat që duhen patur parasysh nëse udhëtoni drejt Shqipërisë me para ose bagazhe

26 Gusht, 2026
Shqiptarët po përdorin më shumë makina elektrike, por mungon infrastruktura

Shqiptarët po përdorin më shumë makina elektrike, por mungon infrastruktura

10 Shtator, 2025
5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar

5 miliardë euro për prona, sa i ekspozuar është sistemi bankar

23 Gusht, 2026

Të Fundit

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr