• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Qindra miliona euro të hedhura, “black out” te E-Albania, bie edhe faqja e KPP-së pas mega-skandalit te AKSHI

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Qindra miliona euro të hedhura, “black out” te E-Albania, bie edhe faqja e KPP-së pas mega-skandalit te AKSHI
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas megaskandalit të zbuluar nga SPAK në AKSHI, sistemi digjital i shtetit po shfaq probleme serioze funksionimi.

Prej më shumë se një jave, portali qeveritar e-Albania nuk ofron normalisht shërbimet, ndërsa paralelisht ka rënë edhe faqja zyrtare e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), institucioni që shqyrton ankimimet për tenderat publikë.

Situata vjen pas operacionit të gjerë të SPAK dhe BKH, ku një grup i strukturuar kriminal dyshohet se ka manipuluar tendera publikë me vlerë qindra miliona euro.

Arrestimet dhe shpalljet në kërkim të personave kyç kanë nxjerrë në pah jo vetëm abuzimet me fondet publike, por edhe brishtësinë e sistemeve digjitale shtetërore, për të cilat janë shpenzuar miliona euro.

Në faqen e e-Albania vijon të shfaqet i njëjti njoftim për “mirëmbajtje dhe përmirësim sistemi” nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, por në praktikë shërbimet janë të bllokuara ose funksionojnë me vonesa të mëdha. Bizneset raportojnë se nuk arrijnë të kryejnë aplikime apo pagesa, ndërsa qytetarët hasin vështirësi në shërbime bazë, si regjistrimi i fëmijëve të porsalindur, aplikimet për dokumente identifikimi apo rinovimi i pasaportave.

Problemi është ngritur publikisht edhe nga Aleanca për Profesionistët e Lirë, e cila paralajmëron se ndërprerja e platformave digjitale krijon pasiguri juridike, vonesa procedurale dhe rrezik penalitetesh për bizneset dhe profesionistët që varen pothuajse tërësisht nga shërbimet online të shtetit.

Sipas verifikimeve të skyweb.al, situata rëndohet edhe më tej nga mosfunksionimi i faqes së Komisionit të Prokurimit Publik, në një moment kur ky institucion kishte volum të lartë pune për shkak të përplasjeve të forta mes bizneseve për tenderat e AKSHI-t.

Më herët, skyweb.al raportoi edhe për kontrolle ndaj nënkryetarit të KPP-së, Kreshnik Ternova, i dyshuar për lidhje me grupin Agasi–Beqiri dhe për dhënie informacioni të brendshëm.

Rënia njëkohësisht e e-Albania dhe KPP-së, pas një skandali që përfshin fonde publike me vlerë qindra miliona euro, ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si janë shpenzuar këto para, mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve digjitale dhe mbi varësinë totale të administratës nga platforma që, në momente krize, rezultojnë të pafunksionuara.

Në një periudhë fundviti, kur fluksi i emigrantëve në Shqipëri është i lartë dhe kërkesa për shërbime shtetërore rritet ndjeshëm, “blackout”-i digjital po kthehet në një problem real për mijëra qytetarë dhe biznese, duke ekspozuar pasojat konkrete të një sistemi të ndërtuar me kosto të larta, por me funksionim të brishtë. /skyweb.al

Etiketat: ergys agasiermal beqirimirlinda karcanaj
Artikulli para

Central Lux Apartaments, mashtruesi në mes të Prishtinës! Lë turistët jashtë pasi konfirmon Booking

Artikulli pas

Media izraelite “Ynet news” rekomandon Shqipërinë për pushime kundrejt destinacioneve më të njohura

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë
Aktualitet

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër
Aktualitet

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Media izraelite “Ynet news” rekomandon Shqipërinë për pushime kundrejt destinacioneve më të njohura

Media izraelite “Ynet news” rekomandon Shqipërinë për pushime kundrejt destinacioneve më të njohura

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tenderi 1.3 mln euro i internetit i Posta Shqiptare, dy kompani ankohen në KPP: Kushtet paracaktojnë fituesin
Aktualitet

Sulmi kibernetik ndaj Postës Shqiptare, çfarë dihet zyrtarisht deri më tani

Nga SkyWeb
26 Mars, 2026
0

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj Postës Shqiptare, duke deklaruar se deri në këto...

Lexo të plotë
BE lejon kompanitë ajrore të përdori karburant “amerikan” nëse ka mungesa të Jet A1, cili është ndryshimi

Sauditët po shpëtojnë sezonin turistik në Europë duke rritur ndjeshëm eksportin e kerozenit për avionët

11 Qershor, 2026
Të hënën e 16 shkurtit rikthehet magjia e “Sofrës Tiranase” në kryeqytet

Të hënën e 16 shkurtit rikthehet magjia e “Sofrës Tiranase” në kryeqytet

9 Shkurt, 2026
Shpresë e re për të kuruar Alzhaimerin

Shpresë e re për të kuruar Alzhaimerin

4 Janar, 2026
Turizmi i naftës në Maqedoni, Mickoski flet për shitje rekord te fqinjët

Turizmi i naftës në Maqedoni, Mickoski flet për shitje rekord te fqinjët

24 Prill, 2026

Të Fundit

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

11 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr