• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mbi 140 mijë të punësuar duhet të plotësojnë DIVA-n për 2026, kur mbaron afati

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA
Share on FacebookShare on WhatsApp

Afro 140 mijë të punësuar me të ardhura mujore bruto mbi 100 mijë lekë apo të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë, do të kenë detyrim për plotësimin  Deklaratës Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) brenda datës 31 Mars 2026.

Ky detyrim lind për çdo individ, shtetas shqiptar ose i huaj, kur të ardhurat e tij vjetore bruto kalojnë shumën 1.2 milionë lekë nga të gjitha burimet. Këto burime përfshijnë paga dhe shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit, dividendë, qira, shitje të pasurisë së paluajtshme, interesa bankare, fitime nga lojërat e fatit, të drejta intelektuale si licenca dhe të drejta ekskluzive, si dhe të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Detyrimi për dorëzim ekziston edhe kur individi është në marrëdhënie punësimi me më shumë se një punëdhënës, pavarësisht nga shuma e të ardhurave që merr. Kjo përfshin rastet kur ka ndryshuar punë brenda të njëjtit muaj, edhe nëse nuk ka qenë i punësuar te dy punëdhënësit njëkohësisht.

Gjithashtu, një individ është i detyruar të dorëzojë DIVA kur ka më shumë se 50.000 lekë të ardhura nga burime të tjera që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim. Shembuj të tillë janë të ardhurat dhe pagesat nga platformat e internetit si Google, TikTok, Instagram, Facebook, YouTube, Airbnb, Booking, si dhe nga platformat e tregtisë si Amazon dhe Alibaba.

Individi kryen deklarimin në sistemin e tatimeve dhe më pas pajiset me urdhërpagesën përkatëse për të realizuar pagesën.

Pagesa e tatimit pas dorëzimit të DIVA kryhet përmes urdhërpagesës së gjeneruar në sistemin e administratës tatimore. Ajo mund të realizohet pranë bankave të nivelit të dytë ose nëpërmjet platformave elektronike të pagesave të miratuara nga tatimet.

Në rastet kur individët për një arsye apo tjetër nuk bëjnë deklarimin në afat, penalizohen me gjobë në vlerën 3 mijë-10 mijë lekë.  Këtë vit do të aplikohen edhe zbritje tatimore për kategori të ndryshme, kompensim për fëmijët në ngarkim deri në 48 mijë lekë dhe kompensim për shpenzimet për shkollim të fëmijëve, deri në 100 mijë lekë. /TVSCAN 

Artikulli para

Shfryhet mega-skandali Bankers Petroleum, del nga qelia edhe kinezi Hongping Xiao

Artikulli pas

OKB: Në botë çdo ditë 2 miliardë njerëz konsumojnë ujë të pasigurt

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
OKB: Në botë çdo ditë 2 miliardë njerëz konsumojnë ujë të pasigurt

OKB: Në botë çdo ditë 2 miliardë njerëz konsumojnë ujë të pasigurt

Të Përzgjedhura

Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike
Ekonomi

Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike

Nga SkyWeb
4 Tetor, 2026
0

Duke e vendosur në qendër potencialin e destinacioneve autentike shqiptare dhe rolin që teknologjia mund të luajë në promovimin e...

Lexo të plotë
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit

Fundi i Korrikut po vjen, QKB-bizneseve: Mos i lini bilancet për në fund!

7 Korrik, 2026
Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me “etiketë” indeksimi

Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me “etiketë” indeksimi

3 Maj, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

20 Nëntor, 2025
Braho: SPAK nuk e lufton i vetëm krimin dhe korrupsionin, duam bashkëpunim me policinë

Braho: SPAK nuk e lufton i vetëm krimin dhe korrupsionin, duam bashkëpunim me policinë

2 Qershor, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr