• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shfryhet mega-skandali Bankers Petroleum, del nga qelia edhe kinezi Hongping Xiao

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Janar, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Tatimet zbulojnë skemën mashtruese të Bankers Petroleum: Fryrje fiktive shpenzimesh për të shmangur taksat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për CEO-n kinez të Bankers Petroleum, Hongping Xiao, duke e liruar nga qelia dhe duke e vendosur në arrest shtëpie. Vendimi është marrë pak ditë pasi, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me tre muaj afatet e hetimit për dosjen e njohur si “Bankers”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, zgjatja e hetimeve është kërkuar për shkak të nevojës për kryerjen e veprimeve të tjera procedurale, të diktuara nga kompleksiteti i çështjes dhe volumi i madh i të dhënave financiare që po analizohen.

Thellohet skandali Bankers, Gent Gazheli mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro, edhe pse u njoftua dy herë nga Dogana e Fierit

Deri në këtë vendim, Hongping Xiao ishte i vetmi i pandehur në këtë dosje që mbahej në masën e arrestit në burg. Të pandehurit e tjerë janë lënë në masa sigurie më të lehta, kryesisht arrest shtëpie.

Hetimet ndaj Bankers Petroleum lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare për një periudhë të gjatë kohore, nga viti 2004 deri në vitin 2024. Sipas SPAK, këto veprime dyshohet se kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit.

Prokuroria pretendon se kompania ka realizuar shitje dhe eksporte nafte me një vlerë totale prej rreth 532 miliardë lekësh, ndërkohë që për çdo vit ka deklaruar humbje financiare, me një total prej rreth 11.7 miliardë lekësh. Sipas akuzës, kjo skemë ka shërbyer për të shmangur tatimin mbi fitimin dhe për të përfituar rimbursime të dyshimta të TVSH-së.

Ndërkohë, ndaj kompanisë ka edhe masa administrative. Pas raportimeve ekskluzive të Skyweb.al për mbajtjen në sirtarë për disa vjet të një gjobe 120 milionë euro, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktivitetin e Bankers Petroleum për shkak të mospagimit të saj.

SPAK “bastis” Ministrinë e Financave: Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

Çështja “Bankers” mbetet nën hetim, ndërsa vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë për drejtuesin e kompanisë ka rikthyer vëmendjen publike te një nga dosjet më të mëdha financiare të trajtuara nga drejtësia e posaçme. /skyweb.al

Artikulli para

Rama: Shishet plastike të hedhura kudo kanë bllokuar kanalet, prandaj ka përmbytje: Shqipërinë e duam vetëm në stadium

Artikulli pas

Mbi 140 mijë të punësuar duhet të plotësojnë DIVA-n për 2026, kur mbaron afati

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nis në mars 2026, si do të aplikohet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim te deklarata DIVA

Mbi 140 mijë të punësuar duhet të plotësojnë DIVA-n për 2026, kur mbaron afati

Të Përzgjedhura

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini
Aviacion

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

Nga SkyWeb
21 Shtator, 2026
0

Gjatë një fluturimi, shumë veprime të ekuipazhit që duken rutinë lidhen drejtpërdrejt me sigurinë. Nga lënia e pajisjeve në vendin...

Lexo të plotë
Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë, policia plan masash për flukset në aeroportin e Rinasit

Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë, policia plan masash për flukset në aeroportin e Rinasit

21 Korrik, 2026
Rregulla të reja për përdorimin e kremit kundër diellit, çfarë duhet të dini këtë verë

Rregulla të reja për përdorimin e kremit kundër diellit, çfarë duhet të dini këtë verë

3 Korrik, 2026
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Rrugët bëhen më të rrezikshme, rritet fatura: 175 mijë lekë dëmi mesatar për automjetet

7 Shtator, 2026
Si shtetet e Europës po gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

Si shtetet e Europës po gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

26 Mars, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr