• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 6 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120.000 vende pune

Editor Nga Editor
18 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120.000 vende pune
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka shkurtuar vende pune në shkallë të gjerë vitin e kaluar. Rreth 5.38 milionë njerëz ishin të punësuar në sektor – afërsisht 124.000 më pak se një vit më parë.

Kjo del nga një analizë e firmës konsulente EY, të cilën e citon Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA. Humbjet e vendeve të punës në industri ishin pothuajse dy herë më të larta se në vitin 2024, sipas studimit, i cili bazohet në të dhëna nga Zyra Federale e Statistikave dhe mbulon kompanitë me të paktën 50 punonjës. Më e goditur vitin e kaluar ishte industria e automobilëve e cila përballet me vështirësi. Ky sektor shkurtoi rreth 50.000 vende pune, ndërsa industritë kimike dhe farmaceutike patën një performancë relativisht më të mirë me një humbje prej rreth 2.000 vendesh pune në Gjermani.

“Industria gjermane është në një krizë të thellë”, tha Jan Brorhilker, ekspert menaxhues i EY. Të ardhuat e kësaj industrie janë tkurrur me pothuajse pesë përqind që nga viti 2023. Në kët kontekst humbjet e vendeve të punës ende janë të moderuara. Por një gjë është e qartë: “Një rritje e vërtetë dhe e rëndësishme ekonomike do të ishte e nevojshme për të parandaluar humbjet e mëtejshme të vendeve të punës.”

Priten shkurtime të tjera gjatë vitit 2026
Trendi ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitin 2026. Ekspertët në firmën konsulente EY kanë frikë se industria do të zvogëlojë më tej fuqinë punëtore këtë vit për shkak të porosive të dobëta dhe presionit të fortë konkurrues. Kësaj i shtohet edhe numri në rritje i falimentimeve, veçanërisht midis furnizuesve të automobilëve, thotë Brorhilker. Për më tepër, prodhuesit e makinave po zgjerojnë gjithnjë e më shumë prodhimin, kërkimin dhe zhvillimin jashtë vendit – “në kurriz të vendeve të punës në Gjermani”.

 

Ekonomistët vazhdojnë të mbeten skeptikë. Vërtet ata presin që ekonomia gjermane të rritet me rreth një përqind në vitin 2026, pas viteve të tëra stanjacioni. Megjithatë, do të duhet kohë që kjo të përkthehet në rezultate të prekshme për bizneset. Ekonomistët parashikojnë një rritje me bazë të gjerë vetëm në vitin 2027, kur miliardat në shpenzimet qeveritare për mbrojtjen dhe infrastrukturën do të kenë efektin e tyre të plotë. Kreu i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), Marcel Fratzscher, paraqet një pamje të zymtë për ekonominë gjermane, nëse qeveria gjermane nuk ndërmerr reforma gjithëpërfshirëse. Ai argumenton se thjesht mungon fuqia punëtore për të arritur normat e rritjes në të kaluarën. Fratzscher bën thirrje për rritje të taksave dhe një ulje të ndjeshme të subvencioneve./ DW
Etiketat: gjermaniakriza
Artikulli para

Si gënjeu ministri i Bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD

Artikulli pas

Edhe intervistat për punë po bëhen më inteligjencë artificiale, si t’i kaloni me sukses

Editor

Editor

Nga Kategoria

Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Shteti do të garantojë depozitat e qytetarëve deri në 100 mijë euro

6 Prill, 2026
Taksat e larta të karburanteve, shqiptarët dynden në Maqedoni për të mbushur makinat
Ekonomi

Taksat e larta të karburanteve, shqiptarët dynden në Maqedoni për të mbushur makinat

4 Prill, 2026
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete
Ekonomi

BE-ja i zgjat jetën makinave me naftë dhe benzinë

4 Prill, 2026
Nga 1 Maji shtrenjtohet plastika, përpunuesit e qumështit paralajmërojnë rritje kostosh për bulmetin
Ekonomi

Nga 1 Maji shtrenjtohet plastika, përpunuesit e qumështit paralajmërojnë rritje kostosh për bulmetin

4 Prill, 2026
Pagat më të ulëta, ushqimet më të shtrenjta se Europa: Kostoja e korrupsionit dhe e kapjes së tregut që i paguajmë çdo ditë
Ekonomi

Kriza e naftës po ndiqet nga shtrenjtimi i ushqimeve, FAO jep alarmin

4 Prill, 2026
A mundet që një shtet të jetë super i pasur dhe mbi të gjitha: Cilat janë rreziqet
Ekonomi

A mundet që një shtet të jetë super i pasur dhe mbi të gjitha: Cilat janë rreziqet

4 Prill, 2026
Artikulli pas
Edhe intervistat për punë po bëhen më inteligjencë artificiale, si t’i kaloni me sukses

Edhe intervistat për punë po bëhen më inteligjencë artificiale, si t'i kaloni me sukses

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kush e mbron të vërtetën në epokën e inteligjencës artificiale?
OP-ED

Kush e mbron të vërtetën në epokën e inteligjencës artificiale?

Nga SkyWeb
30 Janar, 2026
0

Nga Erlis Çela Që në fillim të diskutimit duhet të biem dakord se sot nuk jemi më në epokën kur...

Lexo të plotë
Këta janë avionët e veçantë që do të fluturojnë nga Rinasi drejt Zagrebit dhe anasjelltas

Këta janë avionët e veçantë që do të fluturojnë nga Rinasi drejt Zagrebit dhe anasjelltas

20 Maj, 2025
Histeria kolektive pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja/ KODI i ri PENAL: Sa dënohen mbështetësit e KRIMIT në Shqipëri!

Histeria kolektive pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja/ KODI i ri PENAL: Sa dënohen mbështetësit e KRIMIT në Shqipëri!

10 Tetor, 2025
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

12 Mars, 2026
Pse ishulli Kharg është shumë i rendësishëm për Iranin dhe ekonominë botërore

Pse ishulli Kharg është shumë i rendësishëm për Iranin dhe ekonominë botërore

16 Mars, 2026

Të Fundit

Ryanair do të shtojë 20 linja të reja në Shqipëri këtë verë

Kriza e karburanteve kërcënon sezonin veror, CEO i RyanAir paralajmëron çmime të shtrenjta biletash dhe anulime

6 Prill, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Shteti do të garantojë depozitat e qytetarëve deri në 100 mijë euro

6 Prill, 2026
FOTOT/ Artemis II drejt Hënës, NASA publikon imazhet që shihen për herë të parë nga sytë e njeriut

“Artemis II” i afrohet Hënës, hyn në anë e errët të satelitit natyror, ndërpritet komunikimi me Tokën

6 Prill, 2026
Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

Përse shërben kjo vrimë e vogël me rol të madh në dritaren e avionëve ?

6 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr