
Sipas Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për këtë proces duhet të bëhet aplikim për fshirjen e hipotekës përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Fshirje e hipotekës (kontraktore, gjyqësore ose ligjore)”.

Gjatë aplikimit elektronik kërkohet të ngarkohet në format PDF akti noterial për fshirjen e hipotekës, dokument në të cilin përcaktohet pasuria që ka qenë e vendosur si kolateral për kredinë bankare.

Pagesa e këtij shërbimi mund të kryhet online, pranë pikave të Postës Shqiptare ose në një bankë të nivelit të dytë.

Pas aplikimit në portal, dokumentacioni origjinal duhet të dorëzohet pranë Drejtorisë Vendore të Kadastrës që administron zonën kadastrale ku ndodhet prona.

Sipas Kadastrës, përfundimi i kësaj procedure siguron që pasuria të rezultojë e lirë nga çdo barrë hipotekore në regjistrin zyrtar të pasurive. /skyweb.al
















