• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Korrupsion, shantazh, pengmarrje dhe “miq”: Nga AKSHI te OBP dhe Bashkia Kamzë, institucionet më problematike me tenderët

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Korrupsion, shantazh, pengmarrje dhe “miq”: Nga AKSHI te OBP dhe Bashkia Kamzë, institucionet më problematike me tenderët
Share on FacebookShare on WhatsApp
Korrupsion, shantazh, pengmarrje dhe lidhje klienteliste vijojnë të dominojnë procedurat e tenderimit publik në Shqipëri. Një raport i Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025 nxjerr në pah institucionet më problematike dhe shkallën e lartë të shkeljeve në përdorimin e fondeve publike.

Sipas raportit të publikuar nga VNA, 52% e ankesave të shqyrtuara janë pranuar si të drejta, një tregues i fortë për problematika serioze në mënyrën si zhvillohen tenderat. Në total, gjatë një viti janë depozituar mbi 1,100 ankesa, ndërsa 37% e tyre lidhen që në fazën fillestare me dokumentet e tenderit, duke ngritur dyshime për kritere të hartuara në funksion të operatorëve të paracaktuar.

Lista e institucioneve me numrin më të lartë të ankesave përfshin Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shoqërinë Albpetrol, si dhe një sërë bashkish dhe ndërmarrjesh publike, ndër to Bashkia Kamëz, Bashkia Durrës, Posta Shqiptare, Bashkia Tiranë, Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Spitali Rajonal Durrës.

Raporti evidenton gjithashtu problematika të theksuara në Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, në sektorin energjetik ku përfshihen Korporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe OSHEE, si dhe në infrastrukturë, ku Autoriteti Rrugor Shqiptar shoqërohet me vlera të larta ankesash.

Një nga elementët më shqetësues është moszbatimi i vendimeve të Komisionit të Prokurimit Publik. Sipas raportit, janë dashur dhjetëra kërkesa zyrtare për të detyruar institucionet të zbatojnë vendimet, duke treguar një rezistencë të hapur ndaj ligjit.

Pavarësisht volumit të lartë të shkeljeve të konstatuara, gjatë vitit 2025 vetëm 3 raste janë referuar në Prokurori, një shifër që bie në kontrast të fortë me numrin e ankesave dhe problematikave të evidentuara.

Raporti konfirmon se tenderat publikë vijojnë të mbeten një nga hallkat më të dobëta të administrimit financiar në vend, ku transparenca dhe konkurrenca shpesh zëvendësohen nga praktika që favorizojnë një numër të kufizuar operatorësh. /skyweb.al

Etiketat: akshikorrupsion
Artikulli para

Qeveria miraton dy parqe fotovoltaike me kapacitet total 152 MW, kush i mori

Artikulli pas

Bastet, qeveria nis pas dy vitesh miratimin e akteve nënligjore: Si do të jepen licencat sipas VKM-së së djeshme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit
Ekonomi

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Aktualitet

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
Nvidia humbet afro 2 trilionë dollarë në bursë, sa vlen kompania pa Jensen Huang?
Ekonomi

Nvidia humbet afro 2 trilionë dollarë në bursë, sa vlen kompania pa Jensen Huang?

14 Nëntor, 2026
Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken
Ekonomi

Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken

14 Nëntor, 2026
AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize
Ekonomi

AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”

Bastet, qeveria nis pas dy vitesh miratimin e akteve nënligjore: Si do të jepen licencat sipas VKM-së së djeshme

Të Përzgjedhura

Pse alkooli nuk duhet ndërprerë menjëherë? Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin
Shëndet

Pse alkooli nuk duhet ndërprerë menjëherë? Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin

Nga Editor
13 Janar, 2026
0

Për persona që vuajnë nga varësia ndaj alkoolit, ndërprerja e menjëhershme e konsumimit, siç ndodh shpesh gjatë nismës së njohur...

Lexo të plotë
Të varura nga tregtia, dollari po dobësohet. Çfarë sjell “lufta” mes SHBA dhe BE?”

Të varura nga tregtia, dollari po dobësohet. Çfarë sjell “lufta” mes SHBA dhe BE?”

26 Janar, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
Kompanitë e sigurimeve fitojnë 9 nga 10 lekë të arkëtuara te Sigurimet e Jetës, pse Konkurrenca futi nën hetim të thelluar 11 banka

Tregu i sigurimeve drejt një viti në rritje dyshifrore

25 Dhjetor, 2025
Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar, alarm për shëndetin publik (VIDEO)

Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar, alarm për shëndetin publik (VIDEO)

29 Maj, 2026

Të Fundit

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr