Dollari amerikan e ka mbyllur javën në rënie, pas luhatjeve të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit. Sot ai është këmbyer me 82.5 lekë në blerje dhe 83.5 lekë në shitje, duke shënuar një ulje krahasuar me një ditë më parë.
Edhe euro ka ndjekur të njëjtin trend negativ. Sipas kursit të këmbimit, ajo është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë, duke e mbyllur javën me rënie të lehtë.
Franga zvicerane po ashtu ka pësuar rënie gjatë kësaj periudhe 7-ditore. Këtë mëngjes ajo është këmbyer me 103.4 lekë në blerje dhe 104.4 lekë në shitje, më pak se një ditë më parë.
Ndërkohë, paundi britanik ka mbetur relativisht i qëndrueshëm, pa ndryshime të ndjeshme nga dita e djeshme. Ai është blerë sot me 109.1 lekë dhe është shitur me 110.2 lekë. /skyweb.al
















