• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Mungon karburanti, qindra avionë mund të mbeten në tokë gjatë sezonit të verës: Pritet shtrenjtim i biletave

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Prill, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një nga cisternat më të mëdha të naftës në botë, “Rong Lin Wan”, po lundron drejt Roterdamit në një moment kur tregu europian i karburantit për avionë po hyn në një fazë të rrezikshme pasigurie.

Anija, e gjatë 250 metra, pritet të mbërrijë në portin holandez pasditen e 9 prillit dhe konsiderohet si ngarkesa e fundit me karburant aviacioni që ka dalë nga Gjiri Persik me destinacion Europën, përpara bllokimit të Ngushticës së Hormuzit nga Irani.

“Rong Lin Wan” ishte nisur që më 26 shkurt nga Mina Al Ahmadi në Kuvajt, fillimisht në drejtim të Maltës, dhe arriti të kalojë ngushticën vetëm pak para mbylljes së saj. Pas kësaj, sipas vlerësimeve të industrisë, nuk priten më furnizime të tjera të këtij lloji nga Lindja e Mesme drejt tregut europian.

Ky zhvillim ka shtuar ndjeshëm shqetësimin në sektorin ajror, pasi drejtues të linjave ajrore paralajmërojnë se nga fundi i prillit ose në fillim të majit, Europa mund të përballet me një përgjysmim të sasisë së karburantit të disponueshëm për avionët.

Përdorimi i rezervave strategjike dhe shtyrja e mirëmbajtjes në rafineri mund ta zbusin përkohësisht situatën, por ekspertët theksojnë se këto janë masa kalimtare dhe jo zgjidhje të qëndrueshme.

Pasojat e konfliktit mes SHBA, Izraelit dhe Iranit po reflektohen gjithnjë e më fort në transportin ajror. Edhe pse Europa nuk varet në masë të madhe nga nafta bruto e Gjirit Persik, rreth gjysma e karburantit për avionë në aeroportet europiane vjen nga rafineritë pranë Ngushticës së Hormuzit.

India mbetet një furnizues i rëndësishëm, por kriza që po prek Azinë Juglindore po shtyn cisternat të devijojnë drejt tregjeve lindore, ku marzhet e fitimit janë më të larta. Kjo po e vështirëson edhe më shumë furnizimin e Europës.

Të dhënat tregojnë se shumë vende të kontinentit varen ndjeshëm nga importet. Italia prodhon rreth 674 mijë fuçi karburant në ditë, por konsumon pothuajse dyfishin. Polonia mbulon me importe rreth 97 për qind të nevojave të saj, Greqia 82 për qind, ndërsa Spanja dhe Portugalia rreth 70 për qind.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo krizë ishte e parashikueshme. Në vitet e fundit, Europa ka parë një rënie të prodhimit vendas për shkak të mbylljes së rafinerive dhe fitueshmërisë më të ulët të karburantit për avionë.

Në të njëjtën kohë, politikat mjedisore që favorizojnë biokarburantet, ende të kufizuara dhe më të kushtueshme, si edhe sanksionet ndaj Rusisë, kanë ngushtuar më tej hapësirën për furnizim.

Sipas kompanive analitike, importet e karburantit për avionë në Europë kanë rënë në nivelet më të ulëta që nga viti 2022. Edhe rezervat në zonën Amsterdam, Roterdam, Antverpë, një nga qendrat kryesore të shpërndarjes, ndodhen tashmë nën mesataren sezonale.

Zëvendësimi i këtyre sasive nuk pritet të jetë i lehtë. Furnizues alternativë si Koreja e Jugut dhe Kina po vendosin kufizime eksporti për të mbrojtur tregjet e tyre të brendshme, duke shtuar tensionin në tregjet ndërkombëtare dhe duke orientuar anijet drejt rajoneve më fitimprurëse.

Për industrinë ajrore, skenari më i keq do të ishte mungesa reale e karburantit në javët e ardhshme. Nëse situata zgjat, linjat ajrore mund të detyrohen të ndalin qindra avionë dhe të anulojnë mijëra fluturime, ndërsa disa kompani po shqyrtojnë edhe uljen e flotës operative.

Përveç mungesës fizike të produktit, presioni po rritet edhe nga çmimet. Karburanti për avionë është shtrenjtuar ndjeshëm brenda pak javësh, ndërsa kostot e përpunimit janë rritur edhe më shumë, duke rënduar mbi bilancet e kompanive ajrore.

Rreziku më i madh lidhet me sezonin veror, kur kërkesa për udhëtime arrin kulmin. Nëse bllokimi vazhdon, linjat ajrore mund të reduktojnë fluturimet sidomos drejt destinacioneve turistike dhe ishujve, ku furnizimi është më i vështirë.

Megjithatë, një pjesë e industrisë mbetet me optimizëm të kujdesshëm. Nëse konflikti zbutet dhe Ngushtica e Hormuzit rihapet brenda prillit, furnizimet mund të stabilizohen. Në të kundërt, rreziku për mungesa serioze gjatë muajve maj dhe qershor mbetet i lartë.

Për momentin, shumica e aeroporteve europiane raportojnë nivele normale ose mbi mesataren të rezervave. Por sinjalet që vijnë nga tregu tregojnë se industria ajrore po hyn në një periudhë prove të fortë, me pasoja të mundshme për çmimet, fluturimet dhe gjithë sezonin turistik veror.

Artikulli para

Trump: NATO të marrë guximin dhe të dërgojnë anije në Ngushticën e Hormuzit

Artikulli pas

Bien euro dhe dollari, si e mbyllin javën valutat e huaja

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!
Ekonomi

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen
Ekonomi

“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen

18 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor
Ekonomi

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

18 Nëntor, 2026
Ndryshime në Kod për monopatinat, jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h, qarkullim vetëm brenda qytetit
Ekonomi

Siguracion edhe për monopatinat! Ligji i ri zgjeron mbrojtjen për përdoruesit e rrugës

18 Nëntor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Aeroporti i Tiranës kryeson në Europë për rritjen e pasagjerëve! Rritje 23.3% në tremujorin e tretë të vitit

18 Nëntor, 2026
Kur në avion pihej duhan dhe shërbehej shampanjë! Si ishte udhëtimi ajror në vitet ’80 dhe çfarë ka ndryshuar sot
Aviacion

Kur në avion pihej duhan dhe shërbehej shampanjë! Si ishte udhëtimi ajror në vitet ’80 dhe çfarë ka ndryshuar sot

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Bien euro dhe dollari, si e mbyllin javën valutat e huaja

Të Përzgjedhura

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Kompensimi për fermerët, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi

Nga SkyWeb
3 Shtator, 2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar një seri sqarimesh për fermerët dhe bizneset lidhur me përfitimin e kompensimit 10% për produktet bujqësore...

Lexo të plotë
DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

21 Korrik, 2025
Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

14 Nëntor, 2025
SHISH-i me ligj të ri, zgjerim kompetencash dhe akses direkt në të dhënat e institucioneve

SHISH-i me ligj të ri, zgjerim kompetencash dhe akses direkt në të dhënat e institucioneve

30 Korrik, 2026
Bashkëshorti i zv/guvernatores në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome

Bashkëshorti i zv/guvernatores në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome

9 Nëntor, 2026

Të Fundit

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr