• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 7 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
0
Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit
Share on FacebookShare on WhatsApp
Vetëm pak javë më parë, Dubai konsiderohej destinacioni kryesor për të pasurit britanikë që kërkonin një vendbanim të ri, falë të ardhurave pa taksa dhe stilit luksoz të jetesës. Por zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme po ndryshojnë këtë panoramë.

Tensionet dhe sulmet nga Irani ndaj Emiratet e Bashkuara Arabe kanë tronditur perceptimin e sigurisë, duke shtyrë një pjesë të elitës financiare të kërkojë alternativa në Europë. Në krye të listës po ngjitet Milano, që po shihet gjithnjë e më shumë si një zëvendësim i qëndrueshëm për Dubain.

Italia po tërheq interes falë një skeme fiskale konkurruese, që u lejon rezidentëve të huaj të paguajnë një taksë fikse prej 300 mijë eurosh në vit për të ardhurat e realizuara jashtë vendit. Për individët me pasuri shumë të lartë, kjo konsiderohet një kosto e ulët krahasuar me përfitimet që ofron vendi.

Qytete si Milano dhe Roma po përfitojnë drejtpërdrejt nga kjo prirje, duke u kthyer në qendra të reja për investitorët dhe profesionistët e pasur. Karakteri ndërkombëtar, infrastruktura urbane dhe cilësia e jetesës po i bëjnë këto qytete gjithnjë e më tërheqëse për zhvendosje afatgjatë.

Rritja e interesit po reflektohet edhe në tregun e pasurive të paluajtshme. Në Milano, çmimet janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke e kthyer qytetin në më të shtrenjtin në Itali. Zonat pranë qendrës historike dhe Duomos janë ndër më të kërkuarat nga blerësit ndërkombëtarë.

Kjo lëvizje lidhet edhe me ndryshimet fiskale në vende të tjera, përfshirë Mbretëria e Bashkuar, ku heqja e statusit “non-dom” ka ulur ndjeshëm tërheqjen për të pasurit. Në Milano, kjo valë është quajtur edhe “zbraz Londrën”, duke reflektuar zhvendosjen e kapitalit dhe individëve drejt Italisë.

Paralelisht, qytetet italiane po transformohen. Galeri arti, hotele luksoze dhe klube private po shtohen, ndërsa zona si Via Monte Napoleone janë kthyer në pika referimi globale për blerjet luksoze.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Milano do të arrijë të zëvendësojë plotësisht Dubain. Pavarësisht goditjes së fundit, Dubai vazhdon të ofrojë një kombinim unik të taksave të ulëta dhe mundësive financiare, që pritet ta mbajnë në hartën globale të elitës.

Në këtë fazë, duket se gara për tërheqjen e super të pasurve po zhvendoset drejt Europës, me Italinë që po pozicionohet si përfituesja kryesore e kësaj lëvizjeje.

Artikulli para

Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?

Artikulli pas

Çfarë do të ndodhë me fluturimet në Europë pas kësaj fundjave?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Falen 30 mln euro gjoba për bizneset, afati kur duhen paguar detyrimet e akumuluara për sigurimet
Ekonomi

Ligji i ri i kontabilitetit, më shumë transparencë për korporatat dhe lehtësira për bizneset e vogla

7 Prill, 2026
Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri
Ekonomi

Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri

7 Prill, 2026
LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë
Ekonomi

LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë

7 Prill, 2026
Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano
Ekonomi

Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano

7 Prill, 2026
Blegtorët prodhues të qumështit, nisin protestat pas heqjes së subvencioneve të naftës
Ekonomi

Blegtorët prodhues të qumështit, nisin protestat pas heqjes së subvencioneve të naftës

7 Prill, 2026
Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri
Ekonomi

Maqedonia ul sërish akcizën për karburantet

7 Prill, 2026
Artikulli pas
Çfarë do të ndodhë me fluturimet në Europë pas kësaj fundjave?

Çfarë do të ndodhë me fluturimet në Europë pas kësaj fundjave?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e Melonit dalin në ankand
Aktualitet

Nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e Melonit dalin në ankand

Nga Editor
11 Dhjetor, 2025
0

Dhuratat zyrtare të marra nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të dalin në ankand, dhe të ardhurat nga shitja e...

Lexo të plotë
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Euro e nis javën me rritje, si këmbëhen sot valutat kryesore

26 Janar, 2026

Delja e parë në botë e modifikuar gjenetikisht mbush 1 vjeç

27 Dhjetor, 2025
Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

Fëmijët “pushtojnë” Aeroportin e Ndërkombëtar të Tiranës për 1 Qershor

5 Qershor, 2025
Studim: Pasagjerët e avionëve ekspozohen ndaj niveleve të larta të grimcave ultrafine

Studim: Pasagjerët e avionëve ekspozohen ndaj niveleve të larta të grimcave ultrafine

12 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Çfarë do të ndodhë me fluturimet në Europë pas kësaj fundjave?

Çfarë do të ndodhë me fluturimet në Europë pas kësaj fundjave?

7 Prill, 2026
Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

7 Prill, 2026
Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?

Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?

7 Prill, 2026
Sa e rëndë do të jetë kriza e karburanteve për aviacionin civil në Europë

Sa e rëndë do të jetë kriza e karburanteve për aviacionin civil në Europë

7 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr