• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Mbi 3.2 milionë euro pagesa publike për ujësjellësin e Gjoricës, por banorët thonë se uji mbetet i papërdorshëm

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
0
Mbi 3.2 milionë euro pagesa publike për ujësjellësin e Gjoricës, por banorët thonë se uji mbetet i papërdorshëm
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pavarësisht se për ujësjellësin e Gjoricës janë shpenzuar mbi 312 milionë lekë, ose rreth 3.25 milionë euro me kursin e sotëm, banorët e fshatrave të kësaj njësie administrative vijojnë të përballen me ujë të pasigurt për tu konsumuar dhe raste të përsëritura ndotjeje.

Dokumentet e pagesave të thesarit tregojnë se vetëm për fazën e dytë të projektit, që përfshinte rrjetin shpërndarës dhe depozitën kryesore, janë likuiduar 229,230,094 lekë në favor të kompanisë “EGLAND”, me pagesa të shtrira nga viti 2020 deri në tetor 2025.

Kur kësaj shume i shtohet edhe faza e parë prej rreth 83 milionë lekësh, investimi total kap vlerën e mbi 3.25 milionë eurove, ndërsa në terren qytetarët thonë se uji vazhdon të mos përdoret.

Pak javë përpara se Bashkia Bulqizë të niste procedurat për transferimin e aseteve të rrjetit të ujësjellësit tek Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Dibër (UKD), administrata aktuale e drejtuar nga Festime Mjeshtri kishte vijuar me likuidimet për këtë investim.

Dokumentet e thesarit tregojnë se në tetor 2025 është kryer pagesa e fundit prej 11.4 milionë lekësh, që përfaqësonte shlyerjen e garancisë 5% të punimeve për objektin “Ndërtim rrjeti shpërndarës i fshatrave Gjoricë dhe ndërtim depo uji faza II”. Kjo pagesë u realizua vetëm pak javë para se në mbledhjen e nëntorit 2025 të Këshillit Bashkiak të hidhej për miratim kalimi i aktiveve të ujësjellësit me një vlerë totale prej 1.59 miliardë lekësh tek UKD.

Pra, ndërsa bashkia po përgatitej të transferonte rrjetin dhe përgjegjësinë për mirëmbajtjen tek shoqëria rajonale, thesari vijonte të kryente transferta për një investim që banorët e konsiderojnë ende jashtë funksionit dhe të papërdorshëm për shkak të problemeve me ndotjen e ujit.

Grafikë ilustruese e pagesave

Në dëgjesën publike të zhvilluara për projektbuxhetin 2026, problemi i ujit të pijshëm në Gjoricë është renditur ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve. Banorët treguan se kanë mungesë të furnizimit të rregullt, probleme me cilësinë e ujit dhe frikën për ta përdorur atë për konsum, duke kujtuar edhe rastet e përsëritura të helmimeve në vitet e fundit.

Në dëgjesën e 22 tetorit 2025 në Njësinë Administrative Gjoricë, ata thanë se situata nuk është thjesht mungesë shërbimi, por një problem që prek drejtpërdrejt shëndetin publik dhe jetën e përditshme të familjeve. Shumë prej tyre theksuan se, megjithëse janë shpenzuar miliona lekë për ujësjellësin, vazhdojnë të mbushin ujë në burime mali, puse private apo çezma të vjetra të fshatit, pasi nuk kanë besim te rrjeti ekzistues.

Në këtë takim mori pjesë edhe përgjegjësi i Njësisë së Shërbimit të Ujësjellësit Bulqizë, i dërguar nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Dibër (UKD), i cili sqaroi se ujësjellësi i Gjoricës ende nuk ishte marrë zyrtarisht në dorëzim nga kompania dhe se, që prej vitit 2024, ishte hequr nga sistemi i faturimit, çka nënkupton se banorët nuk faturohen më për këtë shërbim. Megjithatë, kjo deklaratë u kundërshtua nga qytetarët, të cilët theksuan se heqja nga faturimi nuk zgjidh problemin, pasi familjet vijojnë të mos kenë ujë të sigurt për të pirë.

Dëshmi të shumta të banorëve të Gjoricës dhe fshatrave përreth, të mbledhura nga Bulqizaime.al, tregojnë se situata me furnizimin me ujë të pijshëm mbetet e pandryshuar. Ata thonë se uji vazhdon të jetë i papërdorshëm për konsum, ndërsa në shumë raste furnizimi është i kufizuar ose me ndërprerje, duke i detyruar familjet të sigurojnë ujë nga burime alternative.

Përveç ndotjes, ujësjellësi përballet edhe me probleme të shumta në tubacionin kryesor, i cili është dëmtuar vazhdimisht. Në një pjesë të konsiderueshme të gjatësisë së tij, tubacioni ndodhet në sipërfaqe, duke mbetur i ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm dhe duke rritur rrezikun për dëmtime të tjera, ndërprerje të furnizimit dhe ndotje të ujit.

Edhe pse kanë kaluar afro 11 vite nga nisja e punimeve për këtë ujësjellës, furnizimi normal me ujë të pijshëm në Gjoricë mbetet ende një objektiv i largët.

Që nga momenti kur Festime Mjeshtri mori drejtimin e Bashkisë Bulqizë në shtator 2023, për fazën e dytë të ujësjellësit të Gjoricës janë kryer katër pagesa të rëndësishme nga thesari, me një vlerë totale prej 71,446,815 lekësh.

Kjo shumë përfshin likuidimin e 23,535,397 lekëve në dhjetor 2023, më pas 1,862,409 lekë në prill 2024, pagesën e situacionit përfundimtar prej 34,587,660 lekësh në gusht 2024, si dhe në fund 11,461,349 lekë në tetor 2025, që përfaqëson pagesën e garancisë 5% të punimeve. Në praktikë, afro 31% e gjithë vlerës së fazës së dytë prej 229.2 milionë lekësh është likuiduar gjatë administrimit të saj, në një periudhë kur qytetarët vijonin të ankoheshin se rrjeti nuk përdorej për shkak të ndotjes dhe mungesës së sigurisë për konsum.

Pagesa e garancisë 5% zakonisht mbahet pezull nga autoriteti kontraktor pas situacionit përfundimtar për të mbuluar defektet që mund të shfaqen, e cila nis nga data e aktit të kolaudimit dhe zgjat sipas kontratës, shpesh 12 ose 24 muaj.

Vetëm pasi kjo periudhë kalon dhe nuk janë konstatuar ose nuk mbeten të pazgjidhura defekte, bëhet pagesa e saj në favor të sipërmarrësit. Dokumentet standarde të prokurimit publik parashikojnë shprehimisht se nga çdo pagesë mbahet 5% si garanci difektesh dhe kjo periudhë fillon me aktin e kolaudimit. Kjo do të thotë se në planin financiar kontrata konsiderohet e mbyllur, sepse bashkia ka likuiduar edhe shumën e fundit të mbajtur si garanci. /bulqizaime.al

Etiketat: bulqizafestime mjeshtrigjoricauji
Artikulli para

Pse ndryshojnë dritat në kabinën e avionit gjatë ngritjeve apo uljeve?

Artikulli pas

Kredi me interes 0 dhe fond kombëtar, çfarë përmban plani i Ramës për strehimin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit
Aktualitet

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

9 Tetor, 2026
Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët
Aktualitet

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari
Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

8 Tetor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron përmbytje në disa qytete

8 Tetor, 2026
Kreu i AMP, Klevis Qose merr pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore të EPAC/EACN
Aktualitet

Kreu i AMP, Klevis Qose merr pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore të EPAC/EACN

8 Tetor, 2026
Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet
Aktualitet

Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kredi me interes 0 dhe fond kombëtar, çfarë përmban plani i Ramës për strehimin

Kredi me interes 0 dhe fond kombëtar, çfarë përmban plani i Ramës për strehimin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit
Aktualitet

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit

Nga SkyWeb
8 Shtator, 2026
0

Nga një histori e reklamuar si sukses i padiskutueshëm, AKSHI është kthyer papritur në një “eksperiencë negative” për Edi Ramën....

Lexo të plotë
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Një makinë me hidrogjen vendos rekordin e ri për shpejtësinë e automjeteve

Një makinë me hidrogjen vendos rekordin e ri për shpejtësinë e automjeteve

12 Gusht, 2026
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

EKSKLUZIVE/ Apeli i GJKKO nuk liron asnjë pronë të Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt dhe Ermal Beqirit. Ky i fundit dorëzoi qindra faqe dokumente, por gjykata tha JO

2 Qershor, 2026
Çokollata mund të zhduket deri në vitin 2050, si mund t’a shpëtojnë shkencëtarët?

Çokollata mund të zhduket deri në vitin 2050, si mund t’a shpëtojnë shkencëtarët?

25 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

9 Tetor, 2026
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

9 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr