• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ulje drastike e tarifave, çfarë përmban marrëveshja tregtare BE-Indi në kulmin e tensioneve me SHBA-në

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Ulje drastike e tarifave, çfarë përmban marrëveshja tregtare BE-Indi në kulmin e tensioneve me SHBA-në
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkimi Evropian dhe India kanë arritur një marrëveshje tregtare të vonuar prej vitesh, me synimin të ulin tarifat për shumicën dërrmuese të mallrave dhe të rrisin ndjeshëm shkëmbimet dypalëshe.

Marrëveshja vjen në një moment kur tensionet tregtare globale janë rritur dhe kur Brukseli dhe Nju Delhi po kërkojnë të ulin varësinë nga tregu amerikan, në një klimë të ashpërsuar nga tarifat dhe kërcënimet e reja doganore.

Sipas BE, pakti pritet të dyfishojë eksportet europiane drejt Indisë deri në vitin 2032, duke hequr ose ulur tarifat për 96.6 për qind të mallrave të tregtuara sipas vlerës dhe duke kursyer rreth 4 miliardë euro në vit detyrime doganore për kompanitë europiane.

Nga ana tjetër, India dhe BE thonë se disa produkte të ndjeshme bujqësore janë lënë jashtë marrëveshjes, përfshirë sojën, mishin e viçit, sheqerin, orizin dhe produktet e bulmetit.

Ministria indiane e tregtisë ka bërë të ditur se BE do të ulë tarifat për 99.5 për qind të mallrave të importuara nga India brenda shtatë viteve, duke i çuar në zero tarifat për produkte detare, lëkurë dhe tekstile, kimikate, gomë, metale bazë, gurë të çmuar dhe bizhuteri.

Në krahun tjetër, India hap gradualisht sektorë që tradicionalisht i ka mbrojtur fort, me një fokus të veçantë te industria e automobilëve, pijet dhe një listë e gjerë mallrash industriale.

Një nga pikat më të forta të marrëveshjes lidhet me makinat. Sipas deklarimeve nga BE, India do të ulë tarifat për importet e automjeteve europiane në 10 për qind brenda pesë viteve, nga nivele që shkonin deri në 110 për qind.

Lehtësimi do të zbatohet për një kuotë deri në 250 mijë automjete në vit, me vlerë mbi 15 mijë euro, ndërsa ulja fillestare pritet të jetë 30 deri 35 për qind sapo marrëveshja të hyjë në fuqi.

Përfitues pritet të jenë prodhuesit europianë, në një kohë kur konkurrenca nga markat kineze po rrit presionin në tregjet ndërkombëtare.

Marrëveshja përfshin edhe ulje tarifash për produkte të tjera europiane që hyjnë në Indi, si makineri, pajisje elektrike, kimikate, hekur dhe çelik.

Për pijet alkoolike, India pritet të ulë tarifat për verërat në 75 për qind menjëherë, nga 150 për qind, me ulje të mëtejshme graduale deri në 20 për qind. Për pijet e forta, BE thotë se tarifat do të ulen deri në 40 për qind.

Në anën e debatit që pritej të ishte më i ashpër, marrëveshja nuk sjell lehtësim të menjëhershëm për kompanitë indiane të prekura nga taksa e karbonit e BE për importet, e njohur si mekanizmi i rregullimit të karbonit në kufi.

BE ka bërë të qartë se rregulli mbetet në fuqi, ndërsa palët janë pajtuar të diskutojnë teknikalitetet e zbatimit.

BE ka rënë dakord gjithashtu të ofrojë 500 milionë euro mbështetje financiare gjatë dy viteve të ardhshme për të ndihmuar Indinë në uljen e emetimeve, ndërsa India do të ketë një kuotë çeliku pa tarifë deri në 1.6 milionë ton.

Sfondi politik i marrëveshjes lidhet drejtpërdrejt me tensionet me Shtetet e Bashkuara. Bisedimet BE Indi morën hov pasi Uashingtoni vendosi tarifë 50 për qind për disa mallra indiane dhe në një periudhë kur aleatët e SHBA kanë reaguar ndaj kërcënimeve të reja tarifore nga administrata amerikane.

Kjo është edhe arsyeja pse marrëveshja po lexohet si një sinjal strategjik i dy palëve për të forcuar boshtin e tregtisë në një botë me më shumë barriera doganore dhe më pak parashikueshmëri.

Tregtia mes Indisë dhe BE arriti 136.5 miliardë dollarë në vitin fiskal që përfundoi në mars 2025, afërsisht në të njëjtin nivel me tregtinë Indi SHBA, ndërsa nënshkrimi formal i marrëveshjes pritet të vijë pas verifikimit ligjor, proces që sipas një zyrtari indian mund të zgjasë pesë deri në gjashtë muaj.

Zbatimi, sipas të njëjtit burim, synohet brenda një viti, edhe pse në BE procedurat e ratifikimit mund të sjellin debate dhe vonesa, siç ka ndodhur edhe me pakte të tjera të mëdha tregtare. /skyweb.al

Artikulli para

HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE

Artikulli pas

Shqetësim në Vlorë pas transferimit të Kadastrës në Tiranë, reagon ASHK: Procesi ka nisur prej 5 vitesh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri
Kryesore

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri

24 Gusht, 2026
Mbi 100 dyqane dhe 1,400 punonjës, “Neptun” hyn në një fazë të re zhvillimi
Ekonomi

Mbi 100 dyqane dhe 1,400 punonjës, “Neptun” hyn në një fazë të re zhvillimi

24 Gusht, 2026
Behgjet Pacolli, ultimatum Ramës: Ke kohë deri më datë 28 maj
Aviacion

Behgjet Pacolli, presion Ramës për të mos e çuar VIA-n në Arbitrazh: Ke 6 muaj kohë!

24 Gusht, 2026
Shein përballet me probleme përpara daljes në bursë, vlerësohet 70% më pak
Ekonomi

Shein përballet me probleme përpara daljes në bursë, vlerësohet 70% më pak

24 Gusht, 2026
Vajzat shqitare shkëlqejnë  në matematikë
Aktualitet

Ministria e Arsimit njofton rihapjen e regjistrimeve për klasat e para dhe të gjashta, kur mbyllen

24 Gusht, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

PRONAT/ Mos i bëni këto gabime! Kadastra: Çfarë duhrt të keni parasysh para se të vini te ne!

24 Gusht, 2026
Artikulli pas
Shqetësim në Vlorë pas transferimit të Kadastrës në Tiranë, reagon ASHK: Procesi ka nisur prej 5 vitesh

Shqetësim në Vlorë pas transferimit të Kadastrës në Tiranë, reagon ASHK: Procesi ka nisur prej 5 vitesh

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rënia e çmimit trondit industrinë e nxjerrjes së naftës në SHBA
Aktualitet

Rënia e çmimit trondit industrinë e nxjerrjes së naftës në SHBA

Nga SkyWeb
11 Qershor, 2025
0

Për herë të parë që nga periudha e pandemisë së Covid-19, prodhimi i naftës në Shtetet e Bashkuara pritet të...

Lexo të plotë
Shqipëria rikthehet në panairin ndërkombëtar të turizmit në Madrid

Shqipëria rikthehet në panairin ndërkombëtar të turizmit në Madrid

20 Janar, 2026
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Euro kap fundin, kursi i këmbimit si KURRË më parë

3 Dhjetor, 2025
Linjë e re ajrore me Rumaninë, TAROM nis fluturimet në TIA

Linjë e re ajrore me Rumaninë, TAROM nis fluturimet në TIA

17 Qershor, 2026
Shtrenjtohet ndjeshëm kafeja në Europë, rritje edhe në Shqipëri: A do të ngrihet shqiptari nga kafeneja?

Shtrenjtohet ndjeshëm kafeja në Europë, rritje edhe në Shqipëri: A do të ngrihet shqiptari nga kafeneja?

2 Tetor, 2025

Të Fundit

Topi i golit me dorë të Maradonës shitet për 2.9 milionë euro

Topi i golit me dorë të Maradonës shitet për 2.9 milionë euro

24 Gusht, 2026
EMRAT/ Kush do të zëvendësojë Ilir Prodën? Del lista e kandidatëve

Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë: Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit

24 Gusht, 2026
Oqeanet arrijnë temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në gusht

Oqeanet arrijnë temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në gusht

24 Gusht, 2026
Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri

24 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr