• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kur heshtja bëhet normë: Një histori që flet më shumë se një Samit

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
në Aktualitet, OP-ED
A A
Kur heshtja bëhet normë: Një histori që flet më shumë se një Samit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vilant Xhori

Samitet për diasporën synojnë të japin një mesazh të qartë: Shqipëria i do dhe i pret profesionistët e saj kudo në botë.

Pra, Samiti i Diasporës po tentohet të na shfaqet si një vitrinë optimizmi me fjalime për bashkëpunim, për ura lidhëse dhe për një Shqipëri që i hap dyert bijve të saj.

Por, përtej këtij dekori institucional, historia e rrëfyer nga ish-drejtuesja e lartë e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi (https://www.facebook.com/share/p/1EHfTphKCX/ ) hedh një hije të fortë dyshimi mbi realitetin që përjetojnë ata që realisht duan të kontribuojnë.

Bëhet fjalë për djalin e saj, një profesionist i formuar jashtë vendit në fushën e sigurisë kibernetike, i cili, i motivuar nga dëshira për të kontribuar, i propozoi disa institucioneve shqiptare një bashkëpunim konkret për të adresuar rreziqe reale.

Përgjigjja?

Heshtje totale. Asnjë reagim, as edhe një përgjigje formale. Për më keq, edhe përpjekja e zj. Meksi rezultoi pa sukses.

Ky nuk është thjesht një rast komunikimi të dështuar. Është shumë më tepër se kaq. Është një simptomë e një problemi shumë më të thellë, atë të degradimit të funksionimit institucional.

Kur një profesionist i ri, i formuar jashtë vendit, me ekspertizë konkrete në një fushë kritike si siguria kibernetike, përballet me heshtje nga institucionet e vendit të tij, atëherë problemi nuk është më individual, është sistemik.

Akoma më domethënës bëhet ky rast kur ngjarja tregohet nga një figurë që ka qenë në hirarkinë më të lartë të strukturave politike të Partisë Socialiste.

Nëse edhe një ish-eksponente e lartë e mazhorancës nuk arrin të sigurojë një përgjigje minimale institucionale, atëherë lind natyrshëm një pyetje thelbësore: Çfarë ndodh me qytetarin e zakonshëm?

Kjo nuk është më çështje protokolli apo vonese burokratike.

Kjo nuk është një heshtje aksidentale, por një kulturë refuzimi funksionale. Themi kështu sepse në një sistem të shëndetshëm, iniciativa dhe profesionalizmi mirëpriten.

Por në një realitet të deformuar, ato shpesh refuzohen. Sepse aty ku forca lëvizëse e administratës nuk është ligji, por korrupsioni, çdo standard i ri nuk shihet si mundësi, por si kërcënim.

Artikulli para

Nga anonim në miliarder, si ktheu lufta 33-vjeçarin çek njeriun më të pasur në vend

Artikulli pas

Menopauza kthehet në treg fitimprurës, mjekët ngrenë alarmin për medikamentet në shitje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Kryesore

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Aksidentet, dita dhe fasha orare më e rrezikshme: Të dhënat e tre viteve japin një tablo të qartë

14 Tetor, 2026
A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave
Aktualitet

A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave

14 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Aktualitet

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Artikulli pas
Menopauza kthehet në treg fitimprurës, mjekët ngrenë alarmin për medikamentet në shitje

Menopauza kthehet në treg fitimprurës, mjekët ngrenë alarmin për medikamentet në shitje

Të Përzgjedhura

“Lonely Planet” zbulon për të të huajt kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë
Uncategorized

“Lonely Planet” zbulon për të të huajt kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë

Nga Editor
15 Shkurt, 2026
0

Revista e udhëtimeve "Lonely Planet" ka publikuar një analizë të re për kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë,...

Lexo të plotë
Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë

Nëse makina juaj rri përherë pis, ju prish shumë punë

17 Korrik, 2026
Anija “Silver Whisper” ankorohet në portin e Vlorës, sjell turistë amerikanë e kanadezë

Anija “Silver Whisper” ankorohet në portin e Vlorës, sjell turistë amerikanë e kanadezë

21 Shtator, 2025
“Metro” rendit Shqipërinë mes destinacioneve ideale për t’u vizituar në tetor

“Metro” rendit Shqipërinë mes destinacioneve ideale për t’u vizituar në tetor

2 Tetor, 2026
Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve

Misteri i anulimit të tenderit për ndërtimin e burgut në Kukës pasi Salillari u shpall fitues

14 Korrik, 2025

Të Fundit

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Studimi i ri: Gratë me sëmundje autoimune presin më gjatë dhe diagnostikohen sepse mjekët nuk i marrin seriozisht simptomat e tyre

Studimi i ri: Gratë me sëmundje autoimune presin më gjatë dhe diagnostikohen sepse mjekët nuk i marrin seriozisht simptomat e tyre

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr