• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

REKORD/ Rritet informaliteti, 4.7 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Paraja që qarkullon në Shqipëri ka arritur një nivel rekord prej 930.9 miliardë lekësh në muajin gusht, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Në një hark kohor prej tre vitesh, ky tregues është rritur me rreth 16.5 për qind, duke reflektuar prirjen e lartë të përdorimit të parasë fizike në ekonomi.

Paraja në qarkullim përfshin totalin e kartëmonedhave dhe monedhave të emetuara nga Banka e Shqipërisë, të cilat përdoren nga qytetarët për pagesa të përditshme, si dhe një pjesë të fondeve të mbajtura në bankat tregtare, me përjashtim të depozitave.

Sipas agregatit M1, që mat paranë në qarkullim dhe depozitat e menjëhershme, shifra ka pësuar një rritje prej 13.7 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Por ajo që bie më shumë në sy është raporti mes parasë së përgjithshme në qarkullim dhe asaj jashtë bankave.

Nga 930.9 miliardë lekë të agregatit M1, 463.8 miliardë lekë, ose rreth 4.7 miliardë euro, ndodhen jashtë sistemit bankar, që përbën gati 49.8 për qind të totalit.

Vetëm gjatë një viti, sasia e parasë jashtë bankave është rritur me 11.8 për qind, çka tregon një prirje të fortë të ekonomisë drejt përdorimit të cash-it.

Edhe pse në këto përllogaritje nuk përfshihen kursimet që qytetarët mbajnë në depozita, shifrat dëshmojnë qartë se Shqipëria mbetet një ekonomi e varur nga paraja fizike, duke reflektuar nivel të ulët të pagesave elektronike dhe besim të kufizuar në sistemin financiar.

Në tërësi, treguesi më i gjerë i parasë, agregati M3, që përfshin paranë fizike, llogaritë rrjedhëse, depozitat dhe instrumentet e tregtueshme, ka arritur në 1.87 trilionë lekë, ose rreth 18.5 miliardë euro.

Brenda këtij totali, paraja jashtë bankave përbën 24.7 për qind, duke konfirmuar përmasat e mëdha të qarkullimit informal të parasë në ekonominë shqiptare. /skyweb.al

Etiketat: bankateurom1
Artikulli para

DOKUMENTI/ Kontrolli në 4 kompani, Konkurrenca jep alarmin për qumështin: Rrezikohet SHËNDETI i konsumatorëve, AKU të rrisë KONTROLLET!

Artikulli pas

Pijet me “zero sheqer” rrezikojnë mëlçinë, zbulimet e studimit të ri  

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Ekonomi

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet
Ekonomi

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pijet me “zero sheqer” rrezikojnë mëlçinë, zbulimet e studimit të ri  

Pijet me “zero sheqer” rrezikojnë mëlçinë, zbulimet e studimit të ri  

Të Përzgjedhura

Qëndrimi zgjuar natën nuk është i shëndetshëm për zemrën
Shëndet

Qëndrimi zgjuar natën nuk është i shëndetshëm për zemrën

Nga Editor
2 Mars, 2026
0

Nëse je nga ata persona që pas mesnate ndihen më produktivë dhe energjikë, ndoshta është momenti të mendosh më seriozisht...

Lexo të plotë
Paralajmërimi i ekspertëve: Medikamentet për dobësim kanë efekte anësore

Paralajmërimi i ekspertëve: Medikamentet për dobësim kanë efekte anësore

25 Maj, 2026
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera

EKSKLUZIVE/ Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

7 Korrik, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Rritet lehtë euro, si mbyllet java për valutat kryesore

21 Nëntor, 2025
Kapetanović: Ballkani ka sot një shans t’u bërë pjesë e tregut BE

Kapetanović: Start-upet e Ballkanit, potencial i madh që pret të shndërrohet në rritje të vërtetë

20 Tetor, 2025

Të Fundit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

23 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr